Pagesat për energjinë/ Duma: Të falen kamatvonesat, të pezullohen faturat abuzive

3 Dhjetor 2014, 13:27Politika TEMA

Partia Demokratike ka ripërsëritur propozimet e saj drejtuar Qeverisë për faljen e kamatvonesave, pezullimin e faturave abusive dhe shqyrtimin e ankesave të abonentëve përsa i takon energjisë elektrike.

Sekretarja për Marrëdhëniet Publike në PD Grida Duma theksoi se Edi Rama po provon çdo ditë se nuk e njeh realitetin dhe vështirësitë ekstreme ku jetojnë shqiptarët.

“Kryeministri që po e zhyt në varfëri çdo vatër, çdo familje të vendit, del dhe thotë se shqiptarët i paskan paratë për të paguar energjinë, por nuk duan ta paguajnë atë.

Paguajeni në dorë, thotë dhe ai do tregohet bujar, do u falë 80 përqind të kamatës.

Kjo është skema e tij për pagesat, një skemë hiç më pak se sa kriminale.

Kryeministri i akuzon qytetarët, të cilët mbijetojnë çdo ditë, se i paskan paratë të fshehura diku, po thjesht nuk duan të paguajnë energjinë.

Shqiptarët, Rama nuk kanë me çfarë ta paguajnë energjinë!

Nuk kanë me se të paguajnë, sepse ke mbyllur dhe nuk ke krijuar asnjë vend të ri pune!

Shqiptarët nuk kanë mese të paguajnë, sepse faturat që kanë vendosur xhelatët e tu të OSHEE-së, janë abuzive, janë kriminale. Dhe dhjetë herë më shumë janë abuzive dhe kriminale kamatvonesat mbi to”, tha Duma.

Në vijim ajo shtoi se shqiptarët, falë këtij kryeministri kanë humbur 22 mijë vende pune, falë këtij kryeministri hasen sot me çmime të rritura, me taksa të rritura, dhe me të njëjtën pagë e pension, pavarësisht se jetesa është shtrenjtuar.

“Nëse kryeministri i ka sytë e zënë, nga qeverisja me klientët e për klientët e tij, mbarë opinioni publik e sheh qartë se ky është një marifet i papranueshëm, për të kaluar radhën.

Kjo është një lojë e paturpshme që ky kryeministër luan me popullin e tij. T’u marrësh kacidhen e fundit qytetarëve, t’u marrësh dhe lirinë duke i arrestuar e burgosur, kur nuk u ka mbetur asgjë pos shpirtit, është thjesht sjellje prej gangsteri.

Hajdutëria e energjisë,  afera më korruptive e kohëve moderne, më e madhja në gjithë rajonin, ndarja e 600 milionë eurove me kompaninë CEZ, nuk mbulohet duke zhvatur nga xhepat e shqiptarit të thjeshtë.  Një ndarje ku me siguri ka hisen e tij dhe kryeministri, si autor i gropës më të madhe financiare që i është krijuar vendit dhe pasurisë publike.

Ka vetëm një zgjidhje, falje të kamatvonesave, pezullim të faturave abuzive, shqyrtim të shpejtë të ankesave të abonentëve”, theksoi Duma. /gj.k/

9 komente në “Pagesat për energjinë/ Duma: Të falen kamatvonesat, të pezullohen faturat abuzive”

  1. Mallakastrioti says:

    @@@ E Nderuara zonja Duma!…Nuk na thua moj “Demokrate” pse u dashkan Falur???dhe ne Emer te Kujt??Apo ne Emer te Vjedhjes….po ne te tjeret pse i Paguajme???Dhe shume pensjoniste te tjere pse i paguajne Dritat??
    @@Degjo ti zonja Duma, dhe gjithe Banda juaj e Ashtuquajtur PD:Gjithcka e keqe qe ndodhi ne Shqiperi, dhe qe po ndodh akoma ka EMRIN PD-qe, eshte nje Bande Hajdute -Anarkiste,qe i mesoj Njerzit ,te mos njohin Ekzistencen e Shtetit.Nuk po zgjatem:Nese dikush nuk Paguan te blej Qirinje…apo Kandil me Vajguri ect..ka menyra sa te duash, por qe njerezit e thjesht te paguajne per Hajdutet kjo eshte e pa tolerushme..keshtu ti “Zogu” qe na del dhe flet ne Emer te PD_se.

    1. Mu-ka-ngref says:

      Grindja Dru-me me pre! Vazhdo kurve se i bije mire mandolines. Merri me radhe te gjithe sekretariatin, dhe mbaji kembet lart, se keshtu bejne soji jot.

      1. ca bo says:

        Ej ti,me thone te drejten mu ka ngref ene muve
        dhe nuk ka faj askush se ky Basha si i LGBD e ka bo
        PD si te jete salone pasarelash.Ti po thue kurva por jo.
        sepse Basha e boni per te konkuruar Bunkerin Art me
        SHQUPI-n qe te prezantoi vetem Grate!Fundja te dy muzete
        tregojne luften e vertete.E mer Lulo mos vdeksh kurre jarabilalemin
        na hoqe plakat”per te qene si don tine.Eh sa origjinale qe je:vecse
        nuk qahen hallet e popullit duke ndenjur ne Harrem!O Derdimen!

    2. vasilika says:

      e po eshkreta mendon per popullin. gjoja. me vjen keq moj zonje po mos e ule kaq poshte PD se do kerkoje qe te fitoje prap dhe populli nuk eshte budalla me ben ndonje miting here tjeter si te eci shqiperia perpara josi te falen keto qe thua ty. rregulli eshte njesoj per te tere. cdonjeri te jete i barabarte para ligjit

  2. Po kjo lavirja i jep te drejten vehtes te bej Pushtetaren sot ne opozite ?
    kto duhen qit te jashtligshen si parti .
    Partia e abuzuseve ne mase me gjithcka e kudo ,partia antiligje qe synon kthimin e shtetit ligjor ne nji shtet sherihati shtet islamik kalifat

  3. orges says:

    kamatvonesat duhet te falen me patjt se nuk ka kuptim kjo pune

    http://bit.do/falen-kamatvonesat

  4. sherifi says:

    Perse te falem moj z.duma,a i kane harxhuar ato keta qytetare dhe sa perqind jane keta qe nuk paguain energjin, simbas jush edhe sa do vazhdoi shqiperia te mos ket shtet,nese ti zonj do te ishe pronare e energjise,qe ta blije dhe ta shisje,a do pranoje ta shisje me humbje.

  5. Majmuni says:

    Motre mileti zgjodhi Ramen me i maru kto pune. Po te dote kishte zgjidh ty.. Meqense ste ka votu ty, mylle hallen e mos u qaravit!

  6. loli says:

    Vetem per nje gje me vjen keq per ty petagoge per ty qe jeP edukate gjithe atij brezi dhe nuk e di se si i meson dhe i edukon por njekohesisht behesh nje mbeshtese e te keqes duke mos vene asnjehere lapsin per te bere llogari shteti i Sali BERISHES falimentoi vetem nga faljet per energji per uje per droge per krime e kupton ti zonje qe ne dem te kujt vijne keto falje qe per 24 vjet 60 perqin e popullsise nuk paguante energjine fatura fiktive abuzime dhe ti del edhe ngre zerin bile edhe gishtin sikur do derigjosh ne emer te ligjit ,ska populli pune ska buke ska drite ,qeverine qe mbeshtet ti e katandisi kete popull te roje vetem me vjedhje ,droge e krime PER JU DUHET TE JEPNI LLOGARI DHE JO TE KERKONI LLOGARI se faji u be qyrk dhe nuk e vesh asnjeri TURP DO TJU MBULOJE GJITHE JETEN .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje