Nishani kujtohet tani që të kërkojë dënimin e atyre që kanë kryer krime në komunizëm

6 Dhjetor 2014, 17:51Politika TEMA

Presidenti Bujar Nishani ka kërkuar që bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit, të përballen me ligjin dhe të dënohen.

Deklarata e Nishanit është bërë gjatë ceremonisë së hapjes nën kujdesin e tij të ekspozitës “Muzeu i Memories”, konceptuar si një muze virtual në prag të përkujtimit të Lëvizjes Studentore të Dhjetorit.

Krimet e kryera nga ish-Sigurimi i Shtetit janë konkrete, janë madje edhe në shkelje të rëndë të legjislacionit të kohës, të lirive themelore të njeriut dhe në dhunim të parimeve të humanizmit njerëzor. Unë besoj që përtej mekanizmit ideologjik që meriton gjykimin publik të shoqërisë, mekanizmat represivë, të cilët kanë kryer akte kriminale duhet të njohin përballje ligjore.

Ky nuk është revansh. Kjo nuk është hakmarrje. Përkundrazi kjo përbën distancim dhe klasifikim të angazhimeve për të realizuar jo vetëm një platformë, por edhe një realitet të dhunshëm dhe kriminal”, tha Nishani.

Unë mbetem me bindjen që përvoja e deritanishme e këtyre njëzet e pesë viteve të fundit, kur sistemi në Shqipëri ndryshoi, është prova më e fortë dhe më e drejtpërdrejtë për të treguar që shqiptarët, jo vetëm që nuk e kanë pjesë të karakterit dhe të natyrës së tyre, por edhe nuk kanë bërë përpjekje për të ndërtuar një sistemi hakmarrjeje dhe revanshi.

Dhe unë i besoj kësaj si vlerë, pasi hakmarrja dhe revanshi, individual apo kolektiv qoftë ai, nuk sjell pajtimin e shpirtrave dhe kthjellimin e mendjeve. Por kjo asesi nuk duhet marrë si dobësi, apo si pamundësi për të reaguar apo për të toleruar provokime, të cilat fare pak kohë pas mbylljes së kësaj periudhe të tmerrshme, tentojnë dhe provokojnë të shfaqen jo vetëm përmes fotove të diktatorit, sepse ai mund të jetë akti kulminant i një platforme provokimi në tërësi ndaj lirive, ndaj hapësirës – s’ka gjë më të tmerrshme për një njeri se sa t’i kufizosh hapësirën.

Të provokosh sot qytetarët me teori, teza apo praktika për të justifikuar një platformë, një ideologji dhe veprimtari të mekanizmave për të testuar që a e pranon sot shqiptari konceptin e kufizimit të hapësirës, kjo është e papranueshme dhe shumë e rëndë”, tha më tej ai.

Deklarata e tij bëhet në një kohë që në publik është hapur sërish debati për hapjen e dosjeve të Sigurimit të Shtetit.

Gjë që PD, ku bënte pjesë edhe Nishani deri pak kohë më parë, nuk e ka bërë, pavarësisht se ishte tetë vite në pushtet./b.l

6 komente në “Nishani kujtohet tani që të kërkojë dënimin e atyre që kanë kryer krime në komunizëm”

  1. cerciz says:

    Ik more AraboTurk

  2. loni says:

    po ti mor plere president nuk po denon kriminelet e 21 janarit po na kujton te denohen kriminelet e komunizmit te viteve 1950 ku shumica e tyre ka vdekur dhe pakoca e tyre jan me pushtet,si saliu pershembull apo ti mustaqe_mi,pa te permendur gerdecin qe ju te pd duheni te vareni prej gjyhe,plere burre servil,si ne komunizem ashtu edhe ne shkerdhademokracia berishjane,plere president.

  3. Treviso says:

    Zoti President, a je menduar mire per ato qe thua? A nuk bjen ne kundershtim me me ate qe te terheq prej hunde? Tani duhet te shpresojme qe te denohen edhe vrasesit e te ndjerit Remzi Hoxha dhe dy deputeteeve socjalist.
    Zoti President, nese deglaraten e shpreh me zemer, edhe une do te falenderoj me zemer.

  4. Kendveshtrim tjeter says:

    Me vones,po i “erdhi” me ne fund mendja !

  5. human says:

    Me te gjitha veprimet dhe mos veprimet e tua (te diktuara nga padroni yt), duke shperdoruar detyren, ti nuk ben asgje tjeter perveç se provokon çdo dite.

    Do mbahesh mend ne histori, vetem per keq.

  6. daku says:

    Dakort jam me kte sakatin presidentin e te persekutumve,por me nji kusht qe ata qe jan denuar ne ate koh te dalin deshmitar o k…r me fal o jar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje