Bosnja-Hercegovina bllokon anëtarësimin e Kosovës në A5, ambasadori serb braktis takimin

15 Dhjetor 2014, 12:50Politika TEMA

Bosnje-Hercegovina kundërshton anëtarësimin e Kosovës në Kartën e Adriatikut, e cila zhvilloi punimet në Tiranë. Mbledhja e komisionit të partneritetit të SHBA-së me Kartën e Adriatikut u kryesua nga ministri i Jashtëm Ditmir Bushati dhe në të morrën pjesë zyrtarë nga SHBA, Shipëria, Kroacia, Mali i Zi Maqedonia dhe si vende vëzhguese Serbia dhe Kosova.

Mali i Zi përfaqësohet në nivel të lartë nga zv.kryeministri dhe Ministri i Jashtëm, Igor Lukshiç ndërkaq në këtë takim merr pjesë një zyrtarë i lartë i Departamentit të Shtetit, Tom Yazgëerdi.

Kroacia, Bosnja dhe Maqedonia përfaqësohen nga zv.ministrat  e Jashtëm ndërsa Serbia dhe Kosova nga Ambasadorët në Tiranë.

Kosova kishte paraqitur një kërkesë formale për ‘u anëtarësuar në A5, ndërkohë që ajo dhe Srbia kanë statusin e vëzhguesit. Por kërkesa e paraqitur nuk ka gjetur mbështetjen e Bosnje-Hercegovinës, e cila ka kundërshtuar anëtarësimin e Kosovës.

Gjithsesi shumica e vendeve anëtare të Kartës së Adriatikut kanë mbështetur anëtarësimin e Kosovës. Ndërkohë ambasadori serb në Tiranë, i cili ka përfaqësuar Serbinë në këtë takim, ka braktisur punimet e mbledhjes pas mbështetjes që ministri i Jashtëm  i ka dhënë anëtarësimit të Kosovës në Kartën e Adriatikut.

Në një konferencë për mediat, Bushati ka sqaruar se është mandatuar për të përfaqësuar dhe mbrojtur interesat e Shqipërisë, ndërsa e konsideroi largimin nga takimi të përfaqësuesit serb si një çështje që i takon Serbisë.

“Sikurse e dini Karta e Adriatikut paqyron praktikën e mirë të SHBA-ve. Përveç 5 vendeve që janë anëtare, Kosova dhe Serbia kanë statusin e vendeve vezhguese.

 Diskutuam mënyrën se si mund të përdoret më mirë Karta e Adriatikut. Të gjitha vendet që janë pjesë e Kartës së Adriatikut kanë një bashkëpunim kundër terrorizimit.

Kërkesa për anëtarësimin e Kosovës u mbështet nga të gjitha vendet e “Kartës” me përjashtim të Bosnjë Hercegovinës, ç’ka nuk ia plotëson kërkesën që të jetë pjesëmarrëse”, deklaroi Bushati .

Përsa i përket largimit të përfaqësuesit serb nga takimi, Bushati theksoi se ky është qëndrim i palës serbe dhe nuk mund të marrë përsipër ta shpjegojë.

“Jam i mandatar për të artikuluar interesat e Shqipërisë, jo të Serbisë. Secili vend e di se si i sheh marrëdhëniet në raport me NATO-n dhe vendet e tjera. Ne si vend do të donim gjithëpërfshirje. Sa më shpejt ta ndajnë mendjen të gjitha vendet e rajonit se kjo është rruga e duhur dhe e vetme, aq më mirë do të jetë, pasi është e lidhur me sigurinë”, tha ministri i Jashtëm.

Megjithatë sipas tij, vota kundër e Bosnjes, nuk e pengon Kosovën të jetë e ulur në tryezën e A5.

“Besoj se Kosova do të vijojë me reformat në fushën e sigurisë, në fushën e së drejtës. Edhe në rastin e Kosovës, është në interes të rajonit dhe aleatëve tanë, për të pasur një bashkëpunim të mirëstrukturuar”, u shpreh Bushati.

Ai i është përgjigjur edhe interesit të gazetarëve për vizitën e kryeministrit Edi Ramanë Serbi në Samitin e Beogradit mes vendeve të Europës Juglindore dhe Kinës, për të cilën tha se është një vizitë normale.

“Kryeministri i Shqipërisë do të marrë pjesë natyrisht ashtu siç ka marrë pjesë edhe vjet në Bukuresht, për të diskutuar për projekte që mund të jenë të zbatueshme edhe në Shqipëri”, tha Bushati.

Ministri i Jashtëm bëri gjithashtu një përmbledhje të diskutimeve në samitin e Kartës së Adriatikut.

“Diskutuam për çështjet e sigurisë. Karta e Adriatikut është një instrument lehtësues. Diskutuam për për mënyrën se si mund të përdoret më me eficencë, kjo Kartë.

Në këtë samit ishin të pranishme vendet që kanë qenë pjesëmarrëse dhe në takimin në Bruksel, ku është diskutuar për masat në luftën kundër terrorizmit.

Takimi i sotëm është edhe një mundësi e mirë sot, për të shtrirë bashkëpuimin në fusha të tjera, në emergjencat civile. Vitin tjetër, kryesinë e Kartës së Adriatikut e merr Bosnja”, tha Bushati. /gj.k/

 

2 komente në “Bosnja-Hercegovina bllokon anëtarësimin e Kosovës në A5, ambasadori serb braktis takimin”

  1. Hik mer islamisti peshtir
    S’ke faj ti ka ai shuli gjat , ai idioti qe te mban ty ne qeverri .
    Ti duhesh cu ne siri me gjithe islamistat e tjer te asaj bote putanash islamike . Ju jeni mallkimi Shqiperise.

    1. frank says:

      Islamist dhe pjelle kamuniste te dy me te keqijat e botes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje