Rama para nisjes për në Beograd: Nëse kërkon të bësh ndryshimin, mendo vlerat e qeverisjes dhe shoqërisë civile

15 Dhjetor 2014, 13:15Politika TEMA

Kur bëhet fjalë për çështjet ekonomike i referohem fjalimit të mbajtur nga ish-presidenti çek, Vaklav Havel në Forumin Botëror të Ekonomisë në Davos në vitin 1992.

Ajo që Havel theksoi në fjalimin e tij brilant ishte se nëse ti si lider, kërkon të bësh një ndryshim të vërtetë, duhet të mendosh vlerat e qeverisjes dhe shoqërinë civile.

Mbi këto vlera është bazuar edhe programi për rilindjen e Shqipërisë, që solli në pushtet koalicionin tonë në zgjedhjet e qershorit të vitit 2013 me një rezultat historik”.

Kështu shprehet Kryeministri Edi Rama në një prononcim  për “Blic”, përpara nisjes për në Beograd ku do të marrë pjesë në forumin e Kinës me vendet e Europës Lindore dhe Qendrore.

Themelimi i Këshillit Ekonomik Kombëtar si dhe vendosmëria për të zgjidhur borxhet ekonomike të qeverisë së mëparshme, sipas kryeministrit shqiptar, kanë ndryshuar mjedisin e biznesit në Shqipëri.

Rama ka vënë në pah edhe frytet e punës së qeverisë duke thënë se gjatë vitit të fundit Shqipëria është përmirësuar në renditjen e raportit “Doing Business”, kurse “Standart&Poor’s” ka ndryshuar dy herë parashikimin për Shqipërinë, nga negative në fillim, në neutrale dhe më pas pozitive. /gj.k/

1 komente në “Rama para nisjes për në Beograd: Nëse kërkon të bësh ndryshimin, mendo vlerat e qeverisjes dhe shoqërisë civile”

  1. Po ku je o lider... says:

    Mirepo Haveli sugjerimin e tij e kushtezon me deshiren e “liderit” per te ndryshuar dicka, duke u bazuar ne njohjen e kerkesave te shoqerise civile.

    Nje lider, por prej verteti ama, jo vetem qe do i kishte kuptuar thelle nevojat dhe kerkesat e tyre, por do bente cmos qe te realizonte te pakten ato me akutet, ato me esencialet, ato me te pritshmet.

    Kjo nuk po vihet re te ndodhe. Nuk po ndodh se paku aty ku pritet te ndodhe. Dhe per kete fajtore nuk eshte mungesa e njohjes se kerkesave, por mosdeshira e njohjes se tyre.

    Eshte e thjeshte t’a quash veten lider… Te te quajne te tjeret te tille, eshte teper e veshtire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje