Dilemat e Atjon Zhitit

22 Dhjetor 2014, 11:33Politika TEMA

Lajmi i vdekjes në një aksident të djalit të vetëm të Visar Zhitit ka trazuar shumëkënd. 19- vjeçari Atjon Zhiti ishte kthyer për festa në Shqipëri, pasi studionte në Itali. Në një shkrim të publikuar te Mapo në shkurt të këtij viti, ai tregonte dilemat e tij për Shqipërinë. Më poshtë teksti.

A është vërtet vendi im i gatshëm për atë çka aspiron dhe, a e ka kokën midis shpatullave të veta, të cilat duhet të mbajnë peshën e përgjegjësisë së ambicies dhe të veprimit të duhur, apo e ka zhytur mes reve në një qiell ëndrrash? Një përgjigje e njëanshme nuk do të duhej, sepse o do ishte disfatiste, ose optimiste në mënyrë trashanike, se ashtu siç ka faktorë pozitivë ka dhe negativë. Unë kam një si kumt, të marrë herët. Po e tregoj si.

Kur isha fëmijë, një ditë vere do të më ndodhte diçka, e cila do ngelej gjithmonë e gërvishtur në kujtesën time. Isha “mysafir” në shtëpinë e një miku të tim eti dhe papritshmërisht na ndodhi që një harabel a diçka e ngjashme të përplasej në dritaren, nga e cila po vështronim mendimet tona. Zogut të vogël i ishte thyer krahu dhe, po prapë papritshmërisht zbulova se një nga pasionet e tashmë mikut tim e jo vetëm të tim eti, ishte ornitologjia dhe detyrimisht dinte gjithçka mbi zogjtë e se si të kuronte krahun e atij. Si çilimi më dukej pabesi e madhe ndaj natyrës që një krijesë kaq e brishte të mos lihej e lirë mbas kurave dhe me insistimin e kokëfortit ngulmoja në çrobërimin e tij, aty në çast dhe pa e ditur mora mësimin e parë mbi vendin tim.

Me një çiltërsi e thjeshtësi të hatashme m’u shpjegua se do të ishte mizori t’i jepej liria në atë gjendje atij zogu të pambrojtur dhe i pamundur për t’i përmbushur nevojat vetes. Më përpara se liria, duhej ndihma, kurimi dhe kujdesi, mbështetja e plotë si para liri ose si pjesë e lirisë utilitare. Këtë po e ndjeja si fëmijë, por si më i rritur, e kam të qartë se liria e vendit tim është e para dhe më e çmuara. Por, a jemi gati për atë që duam?

Faktorët pozitivë i njohim e i kemi dëgjuar shumë herë, si pozita gjeografike, pasuria natyrore, klima, fakti që jemi popull i ri e energjik dhe që ka plot hapësira për investime etj., etj. Por përsëri më lind një pyetje tjetër që, a jemi ne ata, të cilët kanë krijuar këtë pozitivitet apo thjesht është një dhuratë, të cilën o e kemi shfrytëzuar shumë pak, ose e kemi shfrytëzuar keqazi? Ndërsa faktorët negativë kërkojnë një listim më të gjatë, por do të zgjedh për t’i diskutuar e që më duken më të dhembshmit, sipas meje. Jemi një popull që na duhet më shumë kujtesë dhe si rrjedhojë edhe më shumë ndërgjegje që vjen prej saj, që të jemi më të ndërgjegjësuar mbi atë çka na ndodh rreth e rrotull e ky nuk është një proces i jashtëm, të cilin ne duhet ta kërkojmë tek e nga të tjerët gjithmonë, por është një udhëtim i brendshëm. Mua më duket e habitshme si populli im është i gatshëm për të pranuar ofendime, shtypje e padrejtësi. Vendi ynë që nga rënia e perandorisë romake perëndimore, e cila ndërtoi teatro, amfiteatro, rrugë, tempuj e shkolla ku kanë studiuar “ars militaris” emra si Cezari e Augusti, vazhdon deri më sot, në 2014, të jetë pre e depredimeve të barbarëve, pre e nepotizmit, pre e korrupsionit, pre e inkompetencës së burokracisë dhe administratës, është dhe pre e një demokracie fiktive, shpesh të munguar. Por ajo çka do të ishte më e dhimbshme, do të ishte nëse shqiptari nuk do të bënte asgjë për të ndryshuar. Duket sikur premtimi i pambajtur e abuzimi i vazhdimtë ndër vite ndaj vetes dhe vendit, i pozitës janë kthyer në rutinë dhe ajo çka është fatale është fakti se si mirësia e integriteti intelektual të duken si risi. Sot globalizimi na ka kthyer në një “mega-qytet”, dhe ne hidhmërisht duhet të kuptojmë se jemi një rrethinë e errët e saj, që ka plot mundësi përmirësimi, që ka bërë hapa përpara e nuk është më geto, por është ende rrethinë e largët, gjithsesi.

Gjatë viteve të fundit, po t’i hidhet një sy qendrës e rrethinës botërore, shohim se si ka tentativa të vazhdimta për përmirësim, e cila është gjë tipike e egoizmit pozitiv të njeriut, ndërkaq shohim liderë që arrestohen, p.sh kryeministri në Kroaci për korrupsion, në Gjermaninë-liderë të Europës ministra dorëhiqen nga politika për skandale që u kanë ndodhur me diplomat, etj., etj, ndërsa ne bëjmë sikur jemi shumë engjëllorë për të reaguar denjësisht mbi imazhe, video, shantazhe, kriminalitet e vjedhje, jo vetëm në bankën e Shqipërisë sonë dhe mëkatarët gjithashtu janë tepër naivë për të ditur se ç’bënin e ç’bëjnë e jo më për të pranuar fajet e tyre.

Shohim qeveri diktatoriale në vendet e Magrebit që rrëzohen, shohim një popull të tërë të ngrihet që të mos eci me ritmet e korrupsionit e padrejtësive në Kiev, në kryeqytetin e një vendi të ish-“URSS”, ku problemet dhe vuajtjet janë disi të ngjashme me tonat. Duket sikur në atdheun tonë rregullat e natyrës dhe ato primordiale të njeriut nuk funksionojnë si kudo, sepse ne si qenie njerëzore jemi të aftë të prodhojmë histori dhe ky është një proces shumë i rëndësishëm në evoluimin e vetë njeriut dhe të prodhosh histori, do të thotë të kesh kujtesë.

Ne kujtesën kolektive e kemi të mangët, të dëmtuar keqazi, në disa fraksione mungon totalisht dhe nuk kemi bërë më të rëndësishmet për ta rikuperuar dhe nuk bëjmë atë që duhet për të tashmen. Një mungesë e tillë sjell pengesa të tjera dhe ngadalëson procesin tonë evolutiv si popull.

Shqipërisë, e po flas për atë realen, nuk duhet t’i mjaftojë kryengritja e Skënderbeut e dalim tek Lidhja e Prizrenit, tek Ismail Qemali e zbresim te dhjetori i ’90-ës dhe pavarësia e Dardanisë. Duhet të ndërgjegjësohemi e së bashku duhet të bëjmë një kryengritje morale, të vazhdimtë. E ardhmja është e sigurt, po po, është e sigurt që do vijë, ajo nuk vonon, por duhet t’i shtrëngojmë më fort frerët e fatit në duart tona me përvojën e asaj çka kemi mësuar këto njëmijë vitet e fundit. Po, fati është i shkruar e nuk ndryshohet, besojnë, por manipulohet.

Dhe së fundmi kam një pyetje torturuese. Filozofi antik Plotini thoshte se që të duash të mirën, do të thotë ta njohësh të mirën (intelektualizmi etik). Po ne, a e njohim?

42 komente në “Dilemat e Atjon Zhitit”

  1. timeta says:

    Ah fjale shpirti, fjale qe burojne nga nje shpirt i paster qe nuk ndodhet me mes nesh, ky eshte fati i njeriut te mire ne nje vend ku korrupsioni e ndyresia nuk lejojne me as frymemarrjen. Artikull qe te le pafryme, artikull qe e ben me tragjik humbjen. U prehsh ne paqe engjell, per familjen e Visarin skemi fjale, ne kete dite fjalet nuk ngushellojne askend.RIP

    1. elda says:

      Nuk me duket normale idiotesirat qe shkruen me ulerima. Dhe ky i ndjeri bir nene eshte si shume e shume te tjere qe kane ngrene koken ne kete vend te poshter. Kete pse e trajtojne si hero ?

      1. sepse eshte nji popull kot qe sdi cfar ben e ku shkon ,
        nji popull turmash histerike ,qe i kap ne cdo raste histerizmi ,sepse ashtu kalojne ne organze .
        Eshte per te ardhur keq per cdo familje te iki femija ne lule te rinise ,por denglat jane te teperta .marrezia shqiptare ne ritme dum dumi

        1. Arba says:

          Kenaqesia e shqiptarit per fatkeqsine e tjetrit eshte dukuri qe ekziston dhe fakt i njohur nga te gjithe dhe nder shekuj.
          Kjo e ka shpjegimin tek DUM BABA (ose dumbabizmi shqiptar). Cfare rendesie ka se kush eshte, i biri kujt ishte, kush ja shkruajti, kryesore eshte:
          – BIR NENE dhe nje shqiptar qe po te kishte pasur fatin te jetonte me gjate do te kishte bere perpjekjet maksimale per te ndryshuar kete batak ku jemi dhe qe nuk e meritojme, te krijuar nga etrit, bijte e eterve dhe ky lloj new age style (ku futen te gjithe ata truthare e mendjeshkurter, te pallogjikshem, llafazan dhe mediokerr komentues te tipit DUMBABA- kjo per ata qe njohin historine e Shqiperise dhe qe kane pasur fatin ta mesojne dhe dijne te kujtojne e nuk e harrojne kollaj DUM BABEN.

          – ENDRRIMTAR, sic eshte vet rinia te cilen Atjon perfaqsonte, qe aspironte nje te ardhme te ndritur e te begate per vendin e vet.

          – VIZIONAR, per argumentet qe paraqet ne shkrim dhe ata qe kane pasur fatin ta njohin nga afer.

          – GUXIMTAR, pasi kalon pertej kufijve te interesave vetjake dhe te cdo ngjyre. Sikur te kishin kete vizion e guxim politikanet tane do te kishite vetem nje parti – SHQIPERI.

          – DJALE I MIRE, per prinderit e tij, familjaret dhe shoket qe e donin.

          – FILOZOF… nuk mund ta them pasi Zoti zgjodhi ta kete prane si ENGJELL

      2. Argita_B says:

        elda,
        nuk mendoj se po trajtohet si hero, thjesht gazeta sjelle nje tekst te tij ku ky djalosh tregon se fizolofikisht dhe intelektualisht eshte shume me larte jo vetem se nje p^jese e mire e moshatareve te tij, po se dhe nje pjese e mire e shqiptareve. Nese ne Shqiperi do te jetonin me shume njerez si ky djalosh qe u nda nga jeta, mendoj se jeta do te ishte shume me e kendeshme se sot.

        1. arben says:

          jam plotesisht dakort..

    2. Tironsi "ZZ" says:

      Pyes veten;
      Perse jemi te denuar qe per bij te tille nenash e eterish mesojme nga mediat vetem kur i humbasim,
      ndersa per bij bucesh e zagaresh si Zeni, Marmita, Argita, Fevzi, mesojme perdite:
      Ca veshin, ca idiotlleqesh thone e shkruajne ne FB
      ku i bejne pushimet verore e dimerore…?

      A ka ndonjeri ndonje pergjigje te sakte?

  2. male osdrimi says:

    Atjoni eshte nje nga djemte tek te cilet Shqiperia shpreson te rikthehet ne gjirin e kombeve te civilizuara. Humbja aksidentale e tij, duhet te jete nje kushtrim me shume per brezin e ri, per te mbajtur te gjalle andren e tij.

  3. Ezopi says:

    Zoti paste meshire per prinderit e tu. Ndonese i ri kishe tipare te qarta qe dallojne nje lider. Dhe mbi te gjitha nje fiber morale te mbrujtur fort nga familja. Me ze trishtimi sa here rilexoj lajmet per ty ne portale te ndryshme. T’u befte shpirti drite.

    1. raimond vlonjati says:

      Ajo fjala e Plotinit besoj se i eshte drejtuar tipave si autori i shkrimit

      Ne fakt nga ky shkrim kuptohet edhe njehere se te rinjte nuk jane per te drejtuar apo per te kuvenduar per politike
      se nuk e e kuptojne aspak ate ,

      Dhe kjo eshte e kuptueshme sepse eshte mosha e tyre qe nuk i lejon te kuptojne mire politiken , ndaj edhe ne Greqine e lashte , po te mos ishe mbi 40 vjec nuk te lejonin te zgjidheshe ne drejtime politke , porse ke te drejte te ankohesh kur shikon se dicka nuk ecen , por nuk mund te flisje dot per politike nqs ishe mosh e re ….

      Ky djal i ri nderoi jete aksidentalisht , nga shoku i tij, se ky duket qe eshte cun i mire dhe I permbajtur ne jete , por e mori ne qafe shoku qe drejtonte motorin.
      Femijet duhet te kene kujdes kur zgjedhin shoket , qe te gjejne shoke qe tu pergjigjet natyres se tyre intelektuale , sepse ndryshe me shoke tipa esktremiste ata te gjen belaja se te marin ne qafe me veprimet e tyre

      Ndjese paste dhe ngushellime familjareve !

      Kam vene re dicka interesante :

      Dihet qe populli shqiptar nuk beson ne Zot, edhe me pare nuk ka besuar fare –Edhe Lord Byron e thekson kete fakt, po ashtu edhe Edit Durham .
      Mirpo, megjithate Zoti ( nqs ai me te vertet ekziston) e mbron kete popull, ndaj ky popull nuk duhet ofenduar, sepse kjo jete po tregon se Zoti ja merr haken ketij populli….
      Ndoshta ngaqe ky popull nuk e merr dot haken e tij, sepse eshte shume i hallakatur ne urejtjen brenda llojit, brenda njeri tjetrit, duke share e duke vrare njeri tjetrin per cdo gje …,
      sic duket zoti e shikon kete defekt qe ka ky popull i papjekur dhe mundohet ta mbroje duke perdorur mesa duket ligjin e tij te :…”Domosdoshmerise qe e can rugen nepermjet rastesise “

      1. Cim says:

        Atjoni nuk po shan popullin por qeverite komuniste barbare nga 1944 e deri me sot.

        Le te mesojne te pakten sa Atjoni i paster ish komunistet qe i moren e po i marrin frymen Shqiperise.

  4. mira 10 says:

    Sa keq që vdesin gjithmonë më të mirët e më të mençurit!
    Ngushëllime të sinqerta familjes, ndonëse s’ka gjë në botë që i ngushëllon prindërit e tij.

  5. Mentor says:

    Nuk keni cka te flisni per inteligjencen apo filozofine e nje djaloshi qe nuk deshte vetveten ..perderisa hypi ne nje motor pa kasko (ne itali ku jetonte nuk do te guxonte)..dhe e nisen si te cmendur ne autostrade,ndoshta nen ndikimin e alkolit apo droges!!Fat ka qene ..qe moren vetem kokat e tyre dhe jo te ndonje te pafajshmi tjeter,qe kalonte aty pari!!

    1. male osdrimi says:

      Mentor, analiza te tilla, leri per me vone. Nuk ka nevoje njeri te lexoje komente te tilla, qe nxine me shume se kjo sketerre dhe humbetire ku po jetojme

    2. MENTORES says:

      Mentor
      me shume pershtypje komenti yt. e gjej te pavend ne kete moment. une lexova shkrimin dhe me le shume te habitur forca e te shprehurit te disa mendimeve shume te thjeshta ne nje menyre kaq te bukur! jane tema qe te gjithe i kemi ne mendje, por qe nje 19 vjecar mund ti trajtonte kaq goditur, nuk ma merrte mendja. pas ketij shkrimi mendoj se dje nuk ka humbur vetem familja Zhiti, por kemi humbur te gjithe ne si shqiptare!
      kur e lexova shkrimin me erdhi nje pyetje ne mendje…a ka patur konflikt me zgjedhjen e te atit te tij per tu perfshire ne politike aktive krah nje njeriu qe aq shume i personifikon te gjitha te keqijat per te cilat ai flet??? mendoj se duhet te kete patur, dhe per mua e shpreh edhe ne kete shkrim! dhe kjo e ben akoma me te vleresueshem dhe me tragjike humbjen e tij! shpresoj te kemi te tjere djem e vajza ne lartesine e tij!
      sa per komentin tend….

      1. tirona says:

        Kete shkrim nuk e ka bo Atjoni…..,se po ta kishte bere Atjoni, nuk do e kish lene pa e botuar. Ngushellime familjes.

  6. Aleksander says:

    Ngushellime familjes e miqve.Sa per shkrimin ,mendoj qe nje 18-19 vjeçar me kete pjekuri e thellesi mendimi eshte (do te ishte) nje fenomen boteror !

  7. vlora says:

    Atjoni paska qene djale i zjuar, por vetem se ne motor duhej te ishte me skafander.

    Kete familja duhet t’ja kishte mesuar perpara cdo gjeje tjeter.

  8. juljan says:

    plagjatura me copy-paste. 18 ky tipi, AS medemek. thjesht nje statistike ne aksidente. po vdiq vetem, apo mori ndonje dashnore ne qafe…. na hapet barkun…..gjeni dicka tjeter te mbushni faqen web

    1. Nora says:

      Ti Juljan je tipiku i nje te riu te pagdhendur qe ndoshta Atjoni kishte ne mendje kur shkroi per Shqiperine me te rinjete qe bejne qejfe dhe nuk kane etiken qytetare per tu ngritur mbi kete indiferentizem fshatar dhe per ngritur dinjitetin tone si komb. O Juljan .,si ty eshte 80% e miletit ne Shqiperi prandaj nuk behet ky komb.

    2. Pixelnation says:

      O Juljan normal qe do te hapet barku ty daku se ti je mesuar 2-sh, x, 1-sh te llotoja lagjes. Kokerr kari

  9. fshatari says:

    Te lumte mendja more djale…Shqiperia ka nevoje per me shume njerez si Ty
    Tu prehte shpirti ne Paqe

  10. Shkodrani says:

    Ngushellime familjes!
    Te vjen keq qe ky djale me shume energji,vizual,
    ndjeshmeri e dashuri,per c’do gje qe e rrethon,
    te jete engjell prane te madhit Zot.
    Na mungon, te gjitheve,ne qe vazhdojm jeten,
    e mos ta kishim prane dhe ta kishim te prekshem kete engjell.

  11. kirurg says:

    Eshte e sigurt qe ishte shoku i mbeses malltezi te berishes ky?… sikur duket tjeter brume…

  12. ARUSHA says:

    Tani po me mbushem me vaj per kete Diell Shqipetar qe u shua ne Agimin e Jetes se tij .

    ZOT PREHE NE PAQE KETE SHPIRT TE VECANTE SHQIPTAR !

  13. semi says:

    Me te vertete qe te vjen keq kur nje i ri ndahet nga jeta ne menyre tragjike, shkrimi i tij tregon se sa i pergatitur dhe cfare te ardhme te ndritur do te kishte pasur, intelektual qe cdo familje do te krenohej.. ngushellime familjes..Zoti ju forcoft

  14. Peshkatari says:

    Visar…mbahu…..une qe po te shkruaj kam te njejten dhembje me ty….dhe tani me eshte mbushur mendja katercipterisht qe zoti merr me te miret…i don per vete o Visar….kam degjuar qe e don shume detin….pas kesaj gjeme qe te ndodhi,mos u ligeshto….yt bir te veshtron…eja ne Durres dhe ndoshta duke peshkuar buze detit se bashku bisedojm e bisedojm…..kemi te njejten dhembje qe askush nuk e kupton….te pres o Visar….

  15. shp says:

    Shum kuptim plot dhe me vizjon e nje djaloshi jo ma shum se 18 vjec. Shumica e rinis shqiptare asht shum larg mendimeve vizjonare te ketij djaloshi,duhet te marrin shembull edhe politikanet e intelektualet sharlotan qe firmosin peticione pa i lexu hic per njenen apo tjetren pal. Ngushllime familjes. .

  16. Shoku says:

    Ta lexije Rama kete shkrim the ta fuse ne tekstet shkollore. Njerzit e mencur nil duhet te vdesin

    1. @shoku komunist says:

      Po ta fuse ne tekste, do te duhet te futen ne Spac, Ramllaret dhe Salillaret e Shqiperise, sepse ne shkrim kjo kerkohet prej Atjonit, njesoj si gjithe shqiptaret.

  17. goxilla says:

    ka “harru” me shkrujt se pse shqiptart nuk e njofin te miren
    dhe dihet
    sepse jan gjysem kafsh. dhe kjo esht vertetu nga laboratoret shkencore amerikane,si pasoj e analizave me te fundit qe u jan bere geneve shqiptare.
    doli perfundimi se shqiptart e veriut kan nji konstante kafshore genesh mbi 58 peqind,kurse jugoret shkojn me zbritje ke 51 perqind kafsh.
    haaa haaa.
    fantastike kjo informate sekrete e marr nga burime te sigurta te CIAs.
    esht studju ADNja e shqiptarve
    ndersa ne amerik eshte 99 perqin njeres e vetem 1 perqind kafsh,ne shqipni rezultatet jan fatale.
    kjo gje e ka ber edhe brukselin qe ti mbaj te izolu jasht europe shqiptart,te cilet po shifen si njers me bisht mas bythe
    eshte nje mutacjon gjenetik qe i ka shpen shqiptaret ne rrugen e kundert ,ne drejtim te riberjes majmun.
    kjo ka ndodh para rreth 1500 vjetesh kur ra edhe ndikimi perndimor ne shqipni dhe msyn majmunet e lindjes.
    dhe mori kulmin e regresit kjo kafsheri majmunore ne vitet e osmanllis. 500 vjet duke rrojt me majmuna. si thon shaka.
    dhe gjurmet shifen tash.
    majmuna shqiptare gjithanej
    dhe te gjth kan shum te zhvillu talentin e maskimit te bishtit.(e fusin ne byth qe mos tu duket)

    1. Pelasgian says:

      a ka kale jeshil ? Jo ! Aq ka edhe serb ( mongoluralian ) te mencur . Kshtu thoshte dikur 1 Talion i famshem !

  18. Fatimja says:

    Ngushellimet me te sinqerta familjes,humbje shume e madhe per prinderit.Zoti tu jape force per ta perballuar.Prinder te mrekullueshem ,se meritonin kte fat.Zot djali te prehet ne paqe.

  19. Sabri says:

    Sa me trishtoi vdekja e ketij djali. Ngushellimet e thella dhe te sinqerta per prinderit e tij. E veshtire eshte per prinderit qe te perballen me kete fatkeqesi qe nuk ka shoqe, por eshte disi me e lehte kur At,joni la kujtime te bukura me te cilat gjallohet Ai.

  20. X says:

    KISHA NJE TJETER MENDIM SE KUSH MUNDE TE ISHTE DJALI QE I NDODHI AKSIDENTI,POR TANI THEM SE ISHA I GABUAR DHE VERETETOVA EDHE NJEHERE SE NE SHUME RASTE ME TE VERTETE QE ZOTI MER ME TE MIRET …………VALL ME TE VERTETE KY SHKRIM ME KETE LLOJ INTELIGJENCE ESHTE SHKRUAR NJE NJE I RI NE KETE MOSHE ….CFAR PASKEMI HUMNBUR……??!!!!

  21. besnik baraj says:

    Pa fjalë lë çdokend humbja e jetës në këtë moshë! Pa fjalë na ka lënë sinqeriteti, thellësia e mendimit, shqetesimi dhe kultura ne shkrimin e mësipërm! Të duket sikur është shkruar nga një Plak i mençur dhe jo nga një 19 vjeçar. ” Duhet të bëjmë një kryengritje morale, të vazhdimtë…” Ngjan me nje thirrje të tipit Migjenian.
    Të tillë njerez nuk janë të zakonshëm në një brez!

    I ndriçoftë Shpirti!!
    Ngushëllime prindërve të afërmëve dhe miqve!

  22. bekim says:

    besoje se shumica e komentuseve nuk e njohin fare (si puna ime)por meqenese na qenka cun i nje shkrimtari apo opininisti(me duket se del dhe jep mend ky babai i tij neper TV ne mos gabohem)na paska botuar dhe nje artikull ne kjo MAPO dhe na doli fenomen .nejse R I P

  23. shqiptar says:

    O zot ku do e cojn shpirtin disa komentues qe as kafsh nuk ju thua dot se dhe kafshet jane shume me te mire se keto mostra ,nje jete nje femij nje bire nene humbi jeten ,nje djale qe cdo prind do donte ta kishte.le te prehet ne paqe shpirti jot Atjon per moshen qe kishe bere shume me shume se disa nga keto mostra qe komentojn ketu,keta bastard ne ferr e kane vendin .RIP

  24. Ilirjan says:

    E lexova shkrimin e djaloshit, eshte mbreselenes teper pozitiv. Eshte nje humbje teper e rende, per prinderit dhe te dashurit, por pertej ketij shkrimi rezulton nje humbje edhe per shumicen e te rrinjve qe kerkojne me te miren, me te bukuren, idealen nga kjo Bote, prej Ne Prinderve te tyre.
    Ngushellime, per kete humbje teper te madhe, te rende !

  25. shp says:

    O i bekumi Bekim.Ne Gjermani kur shqiptaret jepnin intervisten per me fitu ndoj cop azil, cfar nuk sajoshin me i mbush mendjen juristit, dhe juristit pamvarsisht se i shkonte mendja se mund te genjejn,e para gja qe ai mendonte ishte, po sikur te jet keshtu si thot ky.

  26. Arba says:

    Kenaqesia e shqiptarit per fatkeqsine e tjetrit eshte dukuri qe ekziston dhe fakt i njohur nga te gjithe dhe nder shekuj.
    Kjo e ka shpjegimin tek DUM BABA (ose dumbabizmi shqiptar). Cfare rendesie ka se kush eshte, i biri kujt ishte, kush ja shkruajti, kryesore eshte:
    – BIR NENE dhe nje shqiptar qe po te kishte pasur fatin te jetonte me gjate do te kishte bere perpjekjet maksimale per te ndryshuar kete batak ku jemi dhe qe nuk e meritojme, te krijuar nga etrit, bijte e eterve dhe ky lloj new age style (ku futen te gjithe ata truthare e mendjeshkurter, te pallogjikshem, llafazan dhe mediokerr komentues te tipit DUMBABA- kjo per ata qe njohin historine e Shqiperise dhe qe kane pasur fatin ta mesojne dhe dijne te kujtojne e nuk e harrojne kollaj DUM BABEN.

    – ENDRRIMTAR, sic eshte vet rinia te cilen Atjon perfaqsonte, qe aspironte nje te ardhme te ndritur e te begate per vendin e vet.

    – VIZIONAR, per argumentet qe paraqet ne shkrim dhe ata qe kane pasur fatin ta njohin nga afer.

    – GUXIMTAR, pasi kalon pertej kufijve te interesave vetjake dhe te cdo ngjyre. Sikur te kishin kete vizion e guxim politikanet tane do te kishite vetem nje parti – SHQIPERI.

    – DJALE I MIRE, per prinderit e tij, familjaret dhe shoket qe e donin.

    – FILOZOF… nuk mund ta them pasi Zoti shume shpejt zgjodhi ta kete prane si ENGJELL

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje