Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj i është përgjigjur për herë të parë publikisht akuzave të deputetes të PS-së, Mesila Doda se nisma e dikasterit që ai drejton për hapjen e dojseve ka probleme nga ana e përmbajtjes dhe ajo preoceduriale.
I ftuar në emisionin “Njerëz në fokus”, në televizionin ‘News 24’, Veliaj kërkoi që e majta dhe e djathtë të bëhen bashkë në procesin e hapjes së dosjeve, ndërsa theksoi se ky proces nuk mund të realizohet përmes lustracionit masiv, por vetëm përmes atij individual.
Po ashtu, ai nuk përjashtoi mundësinë që nisma e MMSR dhe ajo e Grupimit për të Drejtat e Njeriut, ‘të shkrihen’ në një të vetme.
Si i përgjigjeni znj. Mesial Doda, z.Veliaj?
Unë nuk besoj te kultura e replikave, por për efekt të kronoligjisë është mirë të theksojmë se ishte kryeministri Edi Rama, që në ceremoninë e hapjes të Bunkart anonçoi këtë nismë. Qeveria tregoi qëllimin e vet për të qenë transparent disa ditë përpara kësaj iniciative. Ajo që kërkuam ishte të kishim një tryezë, ku pjesë ishte edhe Petra Blas, një nga persoant kyç në hapjen e dosjeve në Gjermani.
Kur ka filluar projekti për hapjen e dosjeve?
Ka filluar që kur morëm mandatin, në muajin tetor.
A keni bashkëpunuar me Grupimin për të Drejtat e Njeriut?
Nuk ka asnjë sekret, Grupimi Shqiptar për të Drejtat e Njeriut dhe deputetët e nderuar Doda dhe Idrizi kanë qenë në djeni se MMSR ka pajtuar një ekip gjerman që po merret me këtë çështje. Ndaj këtu po flasim vetëm për taktikë: kryeministri anonçoi i pari dhe me ta dëgjuar, grupet e tjerë nxituan për këtë, por s’ka asnjë problem.
Nisma jonë është kryekëput modeli gjerman, i cili bën një transparencë totale të hapjes së dosjeve për personat e prekur, për institucionet mediatike, për institucionet që merren me shkrimin e historisë dhe sigurisht për institucione që merren me çështje të drejtësisë. Nisma jonë ndryshon nga nisma tjetër. Së pari ne kemi disa vendime të Gjykatës Kushtetuese, që thonë se nuk mund të bëjmë përjashtim masiv nga puna të njerëzve.
Çdo njeri duhet gjykuar mbi gjërat individuale. Kjo do të thotë se nëse në ish-Sigurimin e Shtetit ka punuar një pastruese, fakti që ajo ka marrë rrogën në këtë institucion, ligji nuk e bën ‘mëkatar’. Një ligj që propozon përgjegjësi kolektive, dhe jo individuale është automatikisht antikushtetues. Ligji i Grupimit për të Drejtat e Njeriut është antikushtetues dhe për sa kohë ka diçka të tillë automatikisht nuk kalon.
Nëse duan që dosjet të mos hapen, mënyra më e sigurt është të kalojnë një ligj antikushtetues, që rrëzohet nga Gjykata Kushtetuese dhe dosjet nuk do hapen kurrë. Pra, apeli im për kolegët Doda dhe Idrizi dhe mikeshën time Ballauri është ky: doni t’i hapim dosjet? Nuk i hapim dot në mënyrë antikushtetuese, pasi kështu nuk do të hapen kurrë. Mënyra e vetme për t’u hapur dosjet është që ne të respektojmë vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe të Komisionit të Venecias për t’i hapur sipas modelit gjerman.
Atë kërkojnë hapjen e dojeve, por duan dhe një ligj lustracioni . . .
Sigurisht që ka një hapësirë shumë të madhe të kërkesave fillestare, por mendoj që mendjet e arsyeshme do bëhen bashkë në atë që është ligjore, por që plotëson dhe arsyen pse kjo iniciativë ka nisur dhe ajo që është ligjore është që ne nuk mund të bëjmë lustracion masiv, por individual dhe për këtë gjykata ka qenë shumë e qartë. Por, përtej qëndrimeve të Dodës, Idrizit dhe Ballaurit nuk kuptoj qëndrimine PD-së, që si parti e djathtë duhet të mbështesë hapjen e dosjeve.
Por fakti që ata që kundështjnë janë lidershipi aktual i PD, është pak diskretitues për të kuptuar që kush do realisht që të hapen dosjet. Unë them që e vetmja mënyrë për ta bërë këtë është që të ketë një shumicë, ashtu siç mendon dhe znj. Doda, përtej të majtës e djathtës për të gjetur një konsensus. Për të realizuar përfundimisht këtë proces ne kemi propozuar një institucion që varet nga Parlamenti, një komision me 5 anëtarë, kemi propozuar të ketë një sekretariat teknik dhe disa dhjetra arkivistë, sigurisht edhe me financa. Vërtet politika duhet të rrijë larg, po a duhet të kalojë ky ligj në Parlament?! A duhen financa për ta realizuar?!
A janë dosjet sepse zv. ministri i Brendshëm ka deklaruar që shumë dosje mungojnë?
Zv. ministri i Brendshëm tha që për kopjet e një pjese të dosjeve, për shkak të 1997-ës, mungonte fashikulli i Tiranës, ndërkohë që janë rreth 90% e dosjeve, por regjistri është i plotë i atyre që kanë qenë agjentë sigurimi. Ndërkohë që institucioni i SHISH sapo na konfirmoi se kopja e plotë e tyre është atje.
Do të ketë tryeza të tjera sepse kam përshtypjen do t’ju duhet punë për të bindur studentët e dhjetorit që janë aktivë në ditët e sotme për këtë analizë që bëtë për situatën dhe e dyta pse nuk ishte znj. Doda apo z.Idrizi pjesë e tryezës që u bë në 16 dhjetor?
Të gjitha kanë marrë një ftesë. Unë e kuptoj që shpesh të kap pjesa e egos personale, por politika është art kompromisi, nuk është art ‘jo dua timen’. Të duash tënden, të jetë antikushtetuese, të rrëzohet, për çfarë të vlejti egoja tënde?! Prandaj besoj se do kenë pjekurinë dhe të shohin përtej ndasive.
Unë i dëgjova dhe argumentet: PD i thoshte deputetes së vet, që kishte një nismë dinjitoze për të djathën, ‘marionetë e Edi Ramës’. Nga ana tjetër, i thoshte kryetarit të grupit të vet ‘marjonetë’ e Erion Veliajt dhe ti thua ‘vaj medet e djathta’. E djathta nuk bie dakord as me mënyrën si sheh komunizmin, që duhet të jetë baza për të qenë i djathtë.
Po ky minister ca pune ka me dosjet????
E lexova pergjigjen tuaj zoti Veliaj megjithese je lakuar shume nga e djathta por ndoshta nuk jane te verteta Por nejse nuk ka rendesi persa i perket problemit dhe pergjigjeve te pyetjeve nga ana juaj me duken korekte dhe te argumentuara mire Edhe une jam per modelin Gjerman te hapjes se dosjeve Shpresoj qe kjo radhe mos te jete propogande por te jete megjithemend Lost Time.
Ore po me dosje spiuni doni te kapni Saliun,nuk ju mjaftojne dosjet e vrasjeve,vjedhjeve,shkaterimeve,ofendimeve e qindra dosje te tjera kriminale te tij e arixhinjve te tij?O Llalla,si e paguani kete Llallen,na kapardiset edhe ne krye te ballos!!!
KORRIGJIM. … nga persoant kyç në hapjen e dosjeve në Gjermani…
Duhet *personat* jo *persoant*. Fundi i fjalisë në paragrafin 4.
Mos e publikoni kete koment.
ky eshte me i degjeneruari nga keta, ky ka bere ligj paralel, ky ska lidhje as me PS as me asnje
O te mjere njerz. Si mund te besoni dosjet ne doren e bijeve qe eterit e tyre vrane kaq njerez sa qe nuk i vrau as Nazizmi dhe as Fashizmi ??????? Si do besohet tek bijte e eterve qe burgosen dhe internuan gjysmen e kombit. Sot degjova se ka varur vehten ne paraburgim nje 52 vjeçare se kishte paguar 30000 leke per te bere dasma ne kala Veliaj qe e ndihmoje mamaja me pension. A mund te harrohet varja e Avzi neles nga Kristaq Rama ????? Sa mijera te verteta jane si kjo o njerez qe keni nje gjak dhe keni bere burg per vepra imagjinare dhe per agjitacion kur kurre nuk keni hapur goje. Keni bere burg dhe jeni internu vetem se ju ka shpetuar goja te thoni ska buke.. Une do te kaperdinja edhe ndonje krim pa dashje, por krimin me te madh sot e bejne ata qe mbrojne vrasesit dhe bijte e tyre.