Kjo është Shqipëria? Oh zot, paskemi marrë fund!” tha gjyshja ime 86 vjeçare e cila kishte udhëtuar 36 orë me një kamion ushtarak në veri të Shqipërisë gjatë disa ditëve të vranëta dhe me shi në prillit të vitit 1999.
Ajo ishte një ndër gjysmë milioni kosovarë që ishin dëbuar nga shtëpitë e tyre gjatë konfliktit të asaj pranvere. Edhe refugjatë të tjerë ndanë të njëjtën ndjenjë të dëshpërimit pasi zbarkuan nga kamionët dhe gjatë gjithë rrugës ishin ndeshur me ndërtesa dhe shtëpi të rrënuara, rrugë të paasfaltuara dhe të rrezikshme ne prapavi të të cilave ngreheshin malet me gjithë madhështinë e tyre.
Këto qëndrime negative të këtyre refugjatëve ishin mbresa të rastit, mirëpo në atë kohë ato pasqyronin realitetin në Shqipëri, ku njerëzit ende po kthjelleshin nga makthi i komunizmit dhe nga pasojat e piramidave financiare në vitin 1997—një ndër skemat më të mëdha piramidale në histori që plandosi vendin e tërë në kaos dhe la të vrarë mbi 2,000 persona.
Por, siç ndodh edhe me shumicën e gjërave tjera shqiptare, historia e Shqipërisë gjatë 15 viteve të fundit është një histori e ekstremeve.
Që nga katastrofa ekonomike e pësuar në vitin 1997, Shqipëria ka kaluar nëpër transformimin më dramatik ekonomik në Evropë. Shumë njerëz befasohen me faktin se Shqipëria është në krye të 26 shteteve të Evropës lindore sa i përket rritjes ekonomike për kokë banori gjatë 25 viteve të fundit.
Para disa javëve, ekonomist i shquar serb Branko Millanoviç publikoi në faqen e tij në internet një artikull të quajtur “Për kë ra muri? Balanci i gjendjes së tranzicionit në kapitalizëm.”
Millanoviç kishte përdorur të dhëna statistikore të rritjes ekonomike për kokë banori për të vlerësuar zhvillimin e shteteve të Evropës lindore gjatë viteve 1990–2013. Në krye të kësaj liste të Prodhimit të Brendshëm Vendor (PBV) për kokë banori printe Shqipëria me 3.9 për qind, pasuar nga Polonia me 3.7 për qind, Bjellorusia me 3.5 për qind dhe Armenia dhe Estonia me nga 3 për qind secila.
Rritja konstante e BPV-së së Shqipërisë është reflektuar fuqishëm edhe në normën e ulët të papunësisë, e cila shënon 14.5 për qind, krahasuar me 31 për qind në Kosovë—shifër kjo që është vetëm shifër zyrtare [Norma reale e papunësisë ka gjasa të jetë mbi 40 për qind], 31 për qind në Maqedoni, 28 për qind në Bosnjë dhe 24 për qind në Serbi.
Edhe pse një pjesë e kësaj rritjeje të vrullshme të ekonomisë Shqiptare mund të sqarohet me faktin se Shqipëria kishte filluar nga zero, megjithatë transformimi ekonomik i tillë nuk mund të sqarohet me vetëm këtë element bazik aq më tepër për një shtet i cili pothuajse u vetëshkatërrua plotësisht në vitin 1997.
E gjithë kjo na bën ta pyesim veten: ç’farë në të vërtetë bëri Shqipëria për ta stimuluar një rritje ekonomike me kaq vrull brenda një kohe kaq të shkurtë? Transformimi i sektorëve kryesorë të ekonomisë solli ndryshime fondamentale duke krijuar një efekt zinxhir përgjatë gjithë sistemit.
Gjatë dy dekadave të fundit qindra e mijëra njerëz u zhvendosën drejt qyteteve në kërkim të vendeve të punës, gjë që rezultoi me një urbanizim kaotik të qyteteve, por në të njëjtën kohë kjo krijoi kushtet bazë për stimulimin e aktiviteteve ekonomike dhe kërkesa për shumë shërbime të ndryshme.
Në ndërkohë, shteti ndërhyri dhe ndihmoi në menaxhimin e këtij mjedisi afarist duke privatizuar ndërmarrjet shtetërore, rregullimin e infrastrukturës ligjore për ndërmarrësi, si dhe stimulimin e investimeve me anë të politikave fiskale, sidomos në uljen e tatimeve, tarifave doganore dhe eliminimin e barrierave tjera tregtare. Tutje, shteti huazoi para dhe investoi në infrastrukturë, energji, rrugë dhe projekte të tjera. Këto kredi shtetërore rriten borxhet publike, mire ato po ashtu krijuan kërkesë më të madhe për shërbime dhe siguruan vende të punës një numri më të madh njerëzish.
Investimet tjera në energji dhe turizëm përshpejtuan edhe më tej motorin ekonomik. Firmat e sektorit privat më pas u kyçën dhe filluan të ofrojnë shërbime nga më të ndryshmet, nga konsulencat tek sigurimet dhe nga inxhinieria tek financat.
Tërë kjo veprimtari ekonomike në sferën private duhej përkrahur me kapital, i cili ishte i mjaftueshëm dhe mund të sigurohej lehtë nga bankat private në Shqipëri. Lehtësia e kredimarrjes për investime ne Shqipëri e bënë që vendi të renditet ne 20 vendet e para në raportin me influence “Doing Business” të Bankës Botërore për vitin 2014.
Ndërkohë, remitancat nga diaspora Shqiptare ndihmuan mijëra familje me investime të vogla por edhe shtuan kërkesën për më shumë gjëra të ndryshme, duke nxitur kësisoj konsumin edhe më të thellë në sektorë tjerë.
Në sfond të tërë kësaj qëndronte Banka e Shqipërisë e cila luajti një rol kyç në sigurimin e një mjedisi stabil financiar, me inflacion të ulët, si dhe me rregullim adekuat të kapitalit nëpër banka private. Sistemi stabil financiar dhe inflacioni i ulët ngritën besimin e investuesve në valutën kombëtare, duke i mundësuar kësisoj firmave dhe bizneseve qasje të duhur në kapital dhe kredi.
Këto zhvillime në nivele të ndryshme bënë të mundshme lindjen e firmave, krijimin e vendeve të punës dhe zgjerimin e tregut vendor të konsumatorëve. Rritja e punësimit në Shqipëri u ndihmua edhe nga fakti që tregu i punës është i lirë dhe gëzon paga fleksibël. Kjo nënkuptonte se kurdo që ekonomia të ngadalësohej, pagat binin, gjë që u mundësonte firmave që të ruajnë nivelin e punësimit, ndërsa fuqia punëtore u përshtatej kushteve të reja ekonomike. Ky lloj baraspeshimi ndihmonte në mbajtjen e produktivitetit në nivel me pagat dhe punësimin në kushte relativisht stabël krahasuar me vendet tjera.
Çfarë mësimesh mund të nxjerr Kosova nga Shqipëria? Së pari, Kosova nuk ka sistem monetar, andaj këtë opsion vendi nuk mund ta shfrytëzojë. Por, Kosova mund të tregojë më shumë vendosmëri për zhvillim ekonomik në mënyra më pragmatike, duke krijuar një mjedis më funksional për biznese në të cilën firmat private mund të rriten më lehtë.
Kosova ka shënuar përparim në disa fusha, veçanërisht në nisjen e bizneseve të reja, megjithatë zbrazëtira mes legjislacionit të miratuar dhe realitetit mbetet e gjerë. Vazhdon të jetë e vështirë për firmat që të kenë qasje në kredi me norma të arsyeshme të interesit, gjë që pengon rritjen sepse firmat duhet të kenë kapital për ta investuar në bizneset e tyre.
Tatimet janë ende të larta, sigurimi i lejeve të ndërtimit është proces tejet i rëndë burokratik, ndërsa edhe zbatimi i kontratave dhe tregtia ndërkufitare lënë shumë për të dëshiruar.
Përveç kësaj, Kosova mund t’u ndihmojë të rinjve, të përkrahë rritjen e punësimit, duke përmirësuar legjislacionin që rregullon tregun e punës. Sigurimi i një mbrojtjeje më të fuqishme për punëtorë mund të rezultojë me më pak largime nga puna dhe mund t’i inkurajojë firmat që të investojnë më shumë në stafin e tyre.
Edhe pse Kosova nuk ka mekanizma të zhvlerësimit të valutës për të ruajtur konkurrueshmërinë e pagave, ajo mund të punojë në azhurnimin e tatimit të punësimit dhe sigurimit social, për tu ndihmuar firmave në mbajtjen e një nivel konkurrues të pagave të punonjësve të tyre. Për më tepër, ajo mund të shqyrtojë dizajnimin e përfitimeve më efektive nga mospunësimi dhe krijimin e masave adekuate stimuluese për kërkim të punës.
Të gjitha këto reforma standarde afatshkurtra do duhej të realizohen krah për krah me reformave më afatgjata arsimore, politike, juridike dhe institucionale. Edhe pse përfitimet nga investimet në rrugë dhe infrastrukturë nuk vërehen lehtë në aspektin afatshkurtër, ato janë të rëndësishme në aspektin afatgjatë sepse ndihmojnë në integrimin e vendit me fqinjët e vet dhe në lehtësimin e tregtisë rajonale.
Marrë këtë parasysh, sektorët tjerë të ekonomisë, përfshirë arsimin, shëndetësinë, energjinë dhe mjedisin, janë po aq të rëndësishëm për rritje afatgjate. Përfundimisht, problemet më të mëdha të Kosovës janë të thella. Politikanët duhet të ndjekin një vizion transformues për vendin dhe të angazhohen me vendosmëri dhe pasion në më shumë fronte, për ta shtyrë vendin në një drejtim më të sigurt dhe më stabël.
*Mikra Krasniqi është ekonomist i lartë në departamentin e zhvillimit ekonomik dhe biznesit të shtetit te Maryland, në SHBA.
Marrë nga gazeta Jeta në Kosovë
ok
E lexova te gjithe shkrimin e kesaj zonjes,dhe them, se kjo di pak ose aspak nga realiteti shqiptar.
Shqiperine e kane mbajtur gjalle remitancat gjithe keto vite,tani qe rrane ato,po e shofim se ky tigri na paska qene lepur!
Qeverite ne Shqiperi, thjesht kane vjedhur djersen e popullit shqiptar,kryesisht atij ne emigracion se keta qe jane ketu nuk prodhojne asgje!
Nje tufe budalleq te tipit jemi te dytet pas Gjermanise … Ekonomia Shqiptare lengon sepse ne 20 vjet e bazoi rritjen jo ne investime te ballancuara dhe fitim prurese, jo ne zhvillimin real te turizmit dhe bujqesise, po ne shfrytezimit pa kriter te cdo pasurie kombetare dhe ne shperdorimin e te ardhurave qe emigrantet futen ne vend ne keto vite
Me siguri nje shkrim i porositur per t’u tallur me MJERIMIN SKANDALOZ ku Shqiperia eshte futur keto 24 vjert.
Armiku kryesor i ketij RRENIMI eshte Sali Berisha,qe pasi e shkaterroi,Grabiti dhe zhduku te gjithe pasurite e shqiptareve te ngritura per 50 vjet SOCIALIZEM,tani jemi bere nje popull me 90 % LYPSA dhe 10% MILIARDERE>
Ky shkrim eshte ne te njejten gjatesi vale maskaralleku me BALLON E TURPIT te organizuar nga GJYTYRYMI NISHANI para pak ditesh.
! milion te papune,mijra femije e gra te ngujuara ne te gjithe Shqiperine,Krimi dhe prostitucioni ka mbuluar te gjithe vendin,TERRORIZMI ME LIDER Sali Berishem,po e con drejt zhdukjes kete vend,ndaj njerezit mendojne vetem te ZHDUKEN NGA Shqiperia pa shprese deri sa te jete jashte burgut Sali Berisha,Lul Basha etj,etj!!!
Me shifra Shqiperia mund te jete e para ne bote,por duke pyetur individet e thjeshte,del se eshte e FUNDIT.
Nuk e dime se sa eshte paguar kjo Mrika e malesise,per kete shkrim ogurzi,por qe eshte MASHTRIM koke e kembe.
100 per 100 ne nje mendje me Roberto .Numrat ne shqiperi spine uje .
I nderuari z.robderto, me lejo te bej nje korregjim jo dhe aq te vogel. Po t’ua ndash 10 miliardin njeqind vetave u bie te kene plot nga 100 milione !! Kjo shifer do te na bente me teper se tigra. mendoj se miliardere kemi shume me pak se 1% e jo 10% sa thoni Ju.
Ju faleminderit !
Autori qenka ekonomist i larte.
Po ekonomist te ulet ka aty tek departamenti?
mjere ekonomia e shtetit Marylandit ne dore te kujt ka rene.
Eshte hera e pare qe ndegjoj togfjaleshin “per koke banori” qe perdoret per bagetite psh koke dele,koke lope etj.
Nqs e ka per metafore si “tiger letre’ do ti jepja te drejte ketij Mikrobi te krasniqes.
A e di mor jaron se ne vitet e sundimit te pinocetit ballkanit mender me thane Sali Qenit prodhohej ne vit rreth 5 miljard dollare ne vit droge e te gjitha llojeve.
A e di mor jaron se dergimet KESH,ME BANKA APO INVESTIME te emigranteve arrijne mbi 50 miljard per keto 22 vjet
A e di mor jaron se vetem vlera e enegjise hidrike te h/c te xhaxhit kap dy shifra miljardash ne kete cerek shekulli
po vlera armitimit shqiptar qe kapte shifra perseri miljadash
po shitja e pasurive kombetare e akumuluar per gjysem shekulli nga 2-3 miljone shqiptare..
O ZOTI MIKROB
VETEM SA ME SIPER NUK KISHTE NEVOJE TE PUNAONTE SHNJERI NE SHQIPERI PO VETEM TE BENIN GALLATE.
jo vetem gallate nuk bejne por borxh jashtem ka kaluar 70% qe AI TIGRI JUAJ QUHET I NGORDHUR
VETEM BIZNESIT QEVERIA E MIKUT TUAJ MAZAMAKEQ BERIHSA I LA NJE MILJARD DOLLARE BORXHE
nje miljad shkoi dhe demi me CEZIN..
po e nderpres ketu komentin…se shkrim me bajat dhe qellim keq nuk kam lexuar ndonje here qe me kujtojne superfuqite e arroreve dhe geshtejnave te perbindeshit te viqidolit..Neveri per autorin,,ngushellime shtetit marylandit
e fundit ai I pe o gjytrym sa gjynahqare shkuan ne vlore para 4 ditesh per te ikur ne gjermani…Turp per tigrin prej letre te MIkrobit
1. “per capita” dmth. tekstualisht per “per koke banori”.
2. Ndoshta ju nuk e vereni por Shqiperia ka pesuar rritje dramatike te nivelit ekonomik ne krahasim me vitib 1990 dhe kjo verehet qarte ne vende si Tirana dhe zona e bregdetit. Serbia dhe Bosnja psh. sot kane nivel ekonomik dukshem me te ulet se ne vitin 1990. Kjo eshte arritje e jashtezakonshme e Shqiperise. Per kete flet artikulli. Eshte e qarte se frutet e ketij zhvillimi ekonomik nuk jane shperndare njejte te te gjithe banoret e Shqiperise.
E, me demek, duhet ta besojme kete? Kane fillu me nxjerre kunjin femija e Kosoves me ne…
Tiger ekonomik shqiperia ca nuk do degjojm nga keta gazetar qe jetojn ne amerik dhe shikojn endrra se shqipria na paska perparuar.
Franca, anglia, gjermania rriten nga05 per qind. Pra ne jemi te paret.
05 perqind e tre triloneve eshte kushedi sa here me e madhe se 3’9 perqind e tre miliard.
Prandaj ik qerrohu me kto numrat e shal berishes.
Ne gjithmone bisht do ngelemi
Te dytet mbas gjermanise.
Vetem per nje gje jemi te paret papunesine.
Gjysma e popullsise emigroi.
….po PRA te 2 tet pas gjermanise.Tigris prej letre I ballkanit te Leshit
Autori duhej te kishte futur dhe faktin qe: a) kjo rritje e papame eshte shoqeruar me nje rritje te borxhit publik nga 0,00 ne 8 miliard dollare, dhe b) nga miliarda dollare te hyra nga kurvlliku, droga, et te gjitha te zezat. Perndryshe qe Shqiperia eshte tiger, eshte qe c’ke me ate pune !
mesazh per zotin apo zonjen Mi.Krasniqi
Edhe nje serb nuk do kishte shkruar me kaq nota funerable pritjen e kosovareve nga shqiptaret.Tre muaj mbajti familja ime ne Elbasan 3 veta, nje nene me ciken dhe mbesen.As nje kokerr leku nuk i morem.Per cudi Krasniqi e kishin mbiemrin.Mire leke nuk dhane por asnje telefon kurre nuk e bene.A mund te na spjegosh or mik…A mos ka qene jot eme qe edhe kur benin banjo i merrnin me vete markat gjermane.
Ne koke i ke rene. Harram e pacin ate mikpritje.
Shume keq paska vepruar familja me mbiemrin Krasniqi. Por une njoh shume familje kosovare qe ende e vazhdojne miqesine e tyre dhe u jane mirenjohes vellezerve te tyre per mikpritjen.
mos botoni me nga keto artikuj se eshte turp jo per faktin e varferise por per faktin se prodhimi brut apo net eshte zero nuk ka tigra pa prodhim kombetar mund te kete vetem kotele antikape,vendi ka 500 vjet qe eshte i fundit ne kontinent dhe e ruan me fanatizem kete vend shqiperia kjo kotele antikape e ballkanit ne 25 vjet tranzicion prishi dhe ate baze ekonomike sidomos buqesine qe e arriti ky popull me shume vuajtje ,vendi po e merr veten fale ndihmes akorduar nga SHBA qe vjen nepermjet europes me gjithe deshiren e mire se qeverise aktuale ka shume per tu bere sepse duhen strategji zhvillimi duke filluar nga bursa, shkollat dhe institutet e teknologjise,infrastruktura me prioritet asaj hekurudhore dhe burimeve energjitike qe duhet tu jepet e drejta shqiptareve te behen pjese e kesaj industrie fitimprurese te behen pjestar ne fitim duke blere aksione qe kotelja antikape te behet mace normale se tigrat nuk rriten tek ne rriten ne azi.
Duet ta besojme kete ne tani?Ah more ca do degjojme tjeter…
Ti e njifke mir Shqipnin.Ne shqipni kendohet me vesh e jo me nota.Nuk ka ekonomist ne bot qe mundet me xjerr statistika te rregullta per ekonomin shqiptare.
Me siguri ky artikull eshte tallje trapi sepse 90% e parametrave dhe pershkrimit te ekonomise shqiptare eshte ne te kundert te atyre qe shkruan ky “specialisti”…. Sa per titullin perle e vertete “Shqiperia – tigri ekonomik i Ballkanit” yhuhahahahahhahahahahahahahahahahahahahahahahhahahahahahahahahhahahahahahahahhahahahahahah…. :p
Papunesia ne Shqiperi eshta ndoshta 40 perqind.Ekonomia eshte ne pike te hallit,siguria e jetes nuk egziston,vidhen puseta shtylla per skrap, me pak fjale pune skrapi .Sado te mundohet i Gjati te ndryshoje realitetin qofte edhe me masa drastike, e ardhmja eshte deshperuese.100 vjet i kaluam ,a do kemi me fuqi edhe per 100 vjet te tjere me keto kushte jetese?
Ekonomist i larte ky autori ee? Po edhe nje 10 vjecari po ti thuash ma shkruaj me 5 llafe si ka evolu ekonomia e shqiperise do thote qe u privatizuan ndermarrjet shteterore dhe u hapen vende pune!!!!! Ca eshte ky artikull idiot, reklame bajate!
Kjo mos eshte ekonomiste ne bathore.Nje tarallake me shume ne shkrimet per ekonomine.Hajde femer kare,hajde.
HahahahahaHahahahahaHahahahahaHahahahahaHahahahahaHahahahahaHahahahahaHahahahahaHahahahahaHahahahahaHahahahahaHahahahahaHahahahahaHahahahahaHahahahahaHahahahahaHahahahahaHahahahahaHahahahahaHahahahahaHahahahahaHahahahahaHahahahahaHahahahahaHahahahahaHahahahahaHahahahahaHahahahahaHahahahahaHahahahahaHahahahahaHahahahahaHahahahahaHahahahahaHahahahahaHahahahahaHahahahahaHahahahahaHahahahahaHahahahahaHahahahahaHahahahahaHahahahahaHahahahahaHahahahahaHahahahahaHahahahahaHahahahahaHahahahahaHahahahahaHahahahahaHahahahahaHahahahahaHahahahahaHahahahahaHahahahahaHahahahahaHahahahahaHahahahahaHahahahaha
Kemi 20 vjet qe Shqiperine e duam vrimem e fundit te kavallit!
Imagjino vetem nje aspekt: edhe profesoret thone qe s’mundet te ndertohen kulla te larta sepse jemi vend sizmik ?!?!?
Stambolli po mbushet me 50 katshe edhe askush s’del te thote qe do rrezohen.
Une artikullin s’e lexova sepse titulli, per sa kohe te jete komunizmi ne pushtet, nuk ka vend!
Kjo Mikra nga Amerika, e ditka me mire se shqiptaret se te pasur jane keta te fundit. Degjoni o shqiptere sa te pasur jeni dhe nuk e dini. Duhet nje Mikra nga Amerika qe tua tregoje. Rrofte KQ i PSSH-se me shokun Edi Rama ne krye. Rrofte Edi Rama dhe marrte nga ditet e Mikres se nuk besoj se ka njeri ne Shqiperi qe t’i jape nga ditet e veta.
M´u bo zemra mal, “Forza Albania” Shqiptaret si andej si kendej, me shekuj ishin puntor, zejtar dhe tregtar te shkelqyre, kete e ka vertetua
edhe miku yne austro-jahudi – Leo Freundlich, ja ketu linku:
http://www.albanianhistory.net/texts20_1/AH1913_3.html
Unë them të pyesim Sandokanin se çfarë mendon për këtë tigrin e Shqipërisë.
Shpresojmë të mos na ngordhi si luani i kopshtit të kafshëve në Tiranë!
tIGRI PREj LEtRE,E PA NjE DHEMB NE GOjE.
gjyshja 86 vjecare paska thon “kjo osht shqipnija? paskena mor fund!”
vaj halli se cfar do thon te rinjt
po pse mi gjyshe ku je rrit ti neper diskoteka me brek e pa brek?
kosovarja patriote kjo!!!
tjetri i hap vatren me e strehu me buk e krip e zemer e kjo na thonka se paska mor fund!!!
a jua qifsha ropt koqevarve te ndyt!
qendrimi i ksaj plake tregon se kush jan kosovsat!!!
bythqima jan!
Me keto komente jepni pershtypjen se vuani nga skizofrenia kolektive.
Nese dikush levderon Shqiperine (per arritje konkrete), siq ben autori, ju i hidheni ne qafe me mospajtim e te shara.
Nese dikush, konstaton nivelin e mjerueshem ekonomik te Shqiperise te vitit 1999, si kjo plaka ne fjale (packa se ju nuk arrini dot te kuptoni kontekstin qe ajo e thote kete – lufta e pabarabarte me serbin dhe shpresa se shteti ame do te ndihmoj), ju prape kerceni si zorra ne prush.
Shnet t’iu thojne, plac ju duket.
Ky artikull, sipas meje… e ka një vlerë. Vlera qëndron te: të kuptuarit e bërjes propagandë për një “arritje ekonomike triumfale” edhe atëhere kur realiteti është krejt i kundërt.
A e din kjo Zj. Krasniqi se sa borxhe biznesi(në ndërtim rrugësh etj.) ka lënë pa paguar ai “Burri i Shtetit Berisha” ?
Si përfundim mund të them se: me këtë artikull, kjo Zonjë apo Zonjushë (nuk e njoh), për Shqiptarët që “vegjetojnë në trojet e tyre” do futet në ato shkruese që… nuk duhet lexuar më në të ardhmen.
Injorance ose propagande e paster per te fshehur diellin me shosh.
Nje vend qe nuk krijoi kurre nje impiant industrial, nje vend ku qarkullimi i parase se piset eshte rregulli dominant, aq sa dhe vete bizneset ndryshe nga simotrat e tyre evropiane enderrojne Bursen,ketu e sulmojne sepse nuk duan trasparence te pasurive te tyre qe eshte vene ne bashkepunim me krimin dhe politiken, ne nje trekendesh, nje vend qe eshte armik i investimeve serioze te huaja (dhe jo ato grabitqare) sepse presioni i pushtetareve gjobvenes, paralizimi i drejtesise, konfuzioni i prones nuk lejon ardhjen e tyre pavarsisht “ftesave” qe u bejne kryeministrat tane sa here shkojne pertej. Monopolizimi i ekonomise, nuk lejon konkurrencen e ndershme, apo prodhimin vendas te industrise sepse pushtetareve u intereson me mire monopoli i importeve. Po per koeficentin Gini, ose pabarazine e te ardhurave ne shqiperi ke degjuar ti o zoteri?
Etj, etj, qe e bejne Shqiperine ne nje vend ku fjala shtet si kurues i interesit publik ka humbur, dhe eshte zvs-uar me pushtetare si brigada plackitese majtas-djathtas- mes- lart- poshte per te mos humbur privilegjet e tyre, pavarsisht se vendi mjerohet perdite pa sherbime publike dhe me rritje te kostos se jeteses.
Po te lajmerojme qe emrat per Governator, u mbyllen keshtu qe mos leh kot me kot.
E njifka Shqiperine ske ci thua. Pordhe me rigon ama nga distanca
pse,kan fillu edhe tigrat me u duk si lepuj tash?
se shqiponjat kan koh qe po sillen lepurisht!
a vsh se mos na beheni luane pasandaj
se njiher e nji koh e kishit nji luan
dy luane ka sot bota
nji azija nji evropa
mao ce duni ne kine
ne tiran enveri yne
…haa haaaa…..
luan me barkun bosh
luan zgjebs mo
prisni edhe pak kur te dalin edhe ata bythcpuarit e organizates LGPB e te krenohen se jan luanet e globit “meqe po luftojn per te drejtat e bythve te tyre luanore”
haa haa….. luan bythqi!!!!!
shqiptar….tiger!!!
lepur….trim!
hardhuc heroike!!!!!
lexova vetem titullin dhe nuk e mora mundimin te lexoj artikullin,sepse me duket ofenduese nje emertim I tille,a thua se ne hame bar dhe nuk e njohim vetvehten.ne nuk krahaasohemi as me hardhucken e jo me tigrin.kushedi sa pare I kane dhene kesaj spurdhjakeje per kete shkrim.hajt sikterr me gjithhe kete tiger prej leshi.klysh kurve!
Pjeserisht e sakt nqs do te bazoheshim ne shifrat zyrtare te bera publike nga INSTITUTI I STATISTIKAVE , por ne rast se bazohemi ne realitetin e perditshem i cili esht i prekshem lehte nga kushdo atehere do te arrinim ne konkluzionin se populli po flet me vete .