Gjykata e Lartë/ Nishani publikon 37 kandidatët që plotësojnë kushtet ligjore

22 Dhjetor 2014, 13:20Politika TEMA

Presidenti Bujar Nishani ka publikuar emrat e 37 kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore në lidhje me vendet vakante në Gjykatën e Lartë.

“Presidenti i Republikës, në zbatim të ligjit  Nr. 8588, datë 15.3.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, pas realizimit të procesit të njoftimit publik për vijimin e procedurave ligjore për emërimin e dy anëtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë, si dhe pas përfundimit të afatit për shqyrtimin e dokumentacionit të çdo konkurruesi për anëtar të Gjykatës së Lartë, shpall kandidatët, të cilët plotësojnë kushtet ligjore të përcaktuara në ligjin e lartpërmendur”, thuhet në njoftimin zyrtar të Presidencës. /gj.k/

Lista e konkurruesve që plotësojnë kushtet ligjore si kandidatë për anëtar të Gjykatës së Lartë:

Kandidatë që vijnë nga radhët e Gjyqësorit:

1.    Anila Kristani
2.    Artur Kalaja
3.    Artur Gaxha
4.    Astrit Kalaja
5.    Arta Llazari
6.    Dhurata Haveri
7.    Dhurata Bilo
8.    Entela Prifti
9.    Flutura Skënderi
10.    Fuat Vjerdha
11.    Irena Gjoka
12.    Luan Hasneziri
13.    Luan Dervishi
14.    Markelian Koça
15.    Rexhep Bekteshi

Kandidatë që vijnë nga radhët e juristëve:

1.    Adnor Shameti
2.    Arqilea Koça
3.    Artan Hoxha
4.    Avni Shehu
5.    Çlirim Gjata
6.    Ermir Dobjani
7.    Ervin Pupe
8.    Etleva Sherifi
9.    Fatmira Luli
10.    Gjet Kola
11.    Ilir Panda
12.    Luan Daci
13.    Maksim Qoku
14.    Mariana Semini
15.    Mimoza Margjeka
16.    Petraq Çuri
17.    Pranvera Strakosha
18.    Petrit Kaja
19.    Sinan Tafaj
20.    Sokol Sadushi
21.    Skënder Demiraj
22.    Skënder Kaçupi

4 komente në “Gjykata e Lartë/ Nishani publikon 37 kandidatët që plotësojnë kushtet ligjore”

  1. SPIRO says:

    O KOLEG KUSH TI JEP KETO EMRA SE PO NA CMEND
    NUK SHQETESOHEM POR MENDOJ KY PALO VEND KUR DO BEHET KUR NE KRYE KA NJEREZ SI JU QE MIRE JU NJOF SE 2 VJET PARA MEJE MBAROVE SHKOLLEN ME E MRIN E KRYETARIT TE PARTISE TENDE ENVER HOXHA
    TURP
    ME MIRE BABA MONDI SHOKU JOT VAJTI DERVISH SE SA TI QE BEHESH GAZI I BOTES.

  2. astrit says:

    Po kjo ish prokurorja e pergjithshme Ina Rama nuk plotesoka asnje kusht?!

  3. anonim says:

    me procedure mediokre nuk mund te behej dot. ku eshte pare more qe per anetare te Gjykates se Larte te aplikohet si per nje vend te rendomte administrate. Ku shkoi dinjiteti e integriteti i kandidateve qe vetofrohen?! I bie qe Presidenti te zgjedhe vetem njerin nga ata qe jane vetofruar?! Pse vertet mendoni se dikush qe e meriton vertete ate vend do te dergonte nje email ne adresen e presidences sikur te ishte ndonje mbaruar per pozite! Askund ne bote nuk funksionon keshtu. Prandaj Presidenti ka keshilltare e staf, qe ta ndihmojne te perzgjedhe nje person qe ai mendon se e meriton, dhe te jete ai qe ja ofron kete pozicion, jo me vetofrim! Imagjinojeni po ta bente Obama, ca do i bente opinioni!

  4. emer says:

    Haha,kerpudhat e dale reze plepave,atje ku shurronin kampistet e bashkimeve profesionale…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje