Përpunimi i kromit në Burrel/Rama: 600 vende pune, Rilindje

22 Dhjetor 2014, 13:16Politika TEMA

Kryeministri Edi rama ka komentuar përmes rrjeteve sociale fillimin e përpunimit të kromit në Burrel, duke e cilësuar kë proces si një mundësi për hapjen e 600 vendeve të punës me paga nga 600 dollarë.

“Kënaqësi e madhe për fillimin e përpunimit të kromit në Burrel.

15mlnUSD investim. Potencial punësimi 600 vende të reja. Rrogat 600USD #Rilindje“, shkruan Rama në rrjetet sociale.

12 komente në “Përpunimi i kromit në Burrel/Rama: 600 vende pune, Rilindje”

  1. fshatari says:

    Perpunimi i burimeve minerare duhet te jete prioritet i prioriteteve sepse vetem keshtu i rritet vlera edhe nentokes Shqiptare
    Ky eshte nje lajm i mire

    1. Anton says:

      Me falni ky eshte investim i qeverise apo privat ? Do doja te dija dy fjale me shume cfare ka bere qeveria juaj per ta bere ate te mundur para se t;ja faturonit rilindjes kete arritje.

      1. Td says:

        Do fillosh ti taksosh sic duhet Samir Manen me shoke?
        Se deri tani Robin Hood-in e ke bo me varfanjaket o Ed Rambo…

        1. Alfons Zeneli says:

          cne qe flet sikur i ka bere vete ky te jgitha keto?
          albchrome eshte kompani private dhe i kane bere te tjeret keto gjera jo qeveria.

    2. Tirana 1950 says:

      uzina e Burrelit eshte private, i perket MANES. Cne Rama ketu.

    3. guerrils says:

      o rama… pse mburresh me punen e biznesit privat?

  2. hiu says:

    Kjo duhet te jete puna jote, te investosh buxhetin per punesim,jo ne berjen e stadiumeve dhe te rrugeve te qyteteve neper Shqiperi, duhet te investosh ne reforma qe sjellin punesim…mos mendo se shqiptaret peleqjne qytetet me ngjyra perpara vendeve te punes. Nuk eshte me 2001 ku njerezit kishin nevoje per ngjyra sot kane nevoje per pune, reformo

  3. PD says:

    Plus fabrika e sheqerit në Maliq. Ne nuk ndëtuam të reja por i dërguam për skrap ato që ishin.

  4. murat says:

    kam punuar dikur aty ,me behet qejfi qe ka filluar puna

  5. luis says:

    Jam dakord me nje komentues kur thote se buxheti le te shkoje per investime direkte ne sipermarrje sepse jo vetem punesohen njerezit por rriten dhe te ardhurat ne buxhetin e shtetit dhe keshtu realizohen edhe ato projekte qe zbukurojne teritorin shqipar.Kur njerezit te kene para athere qarkullimi i parase rritet dhe mireqenia eshte e padiskutueshme.
    Kam besim te padiskutueshem ne aftesite e Edi Rames.

  6. Bardhi Tolabi says:

    Zoterinj komentues!
    Mos ngateroni socializmin me kapitalizmin.Ne socializem,investonte qeveria dhe punesonte popullin,sepse nuk egzistonte prona private.Ne kapitalizem,nuk puneson qeveria,puneson privati.Qeveria ne kapitalizem,harton politikat ne sektore te ndryshem te ekonomise dhe me keto politika,nxit dhe stimulon privatin te investoje dhe punesoje njeres ne investimin e tij.Apo perseri kerkoni te gezoni te mirat e socializmit ne kushtet e kapitalizmit,ne nje kohe kur jemi te gezuar se e permbysem ate sistem?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje