Basha optimist për marrëveshjen: Përpjekja europiane do të kurorëzohet me sukses

22 Dhjetor 2014, 16:19Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një deklaratë për mediat , pas mbledhjes së grupit PD, shprehu besimin se përpjekja e europianëve do të kurorëzohet me sukses ndërsa i bëri thirrje maxhorancës që të jetë pjesë konstruktive këtij procesi.

“Ne kemi marrë këtë përkushtim e angazhim kryesisht për interesat e shqiptarëve që meritojnë një demokraci parlamentare funksionale.

Për këtë lypset angazhimi i palëve për të ndërprerë praktikat e dhunshme e antiligjore që sollën asgjesimin e jetës parlamentare dhe së dyti angazhimi për të bërë të mundur që këto kurrët të mos përsëriten përmes amendimit të legjislacionit dhe përkushtimit politik për të eliminuar një herë e mirë krimin nga parlamenti dhe të rikthehet kushtetuta dhe ligjshmëria në aulën e tempullin e demokracisë. 

Vullneti ynë ka qenë pozitivi , nuke e kemi kthyer në pazar kuajsh. Kemi kërkuar ndreqjen e këtyre shkaqeve. Jam i lumtur që kemi ndërgjegjësim qytetar por dhe të institucioneve ndërkombëtare, të cilët i falenderoj për kohën që na kanë dedikuar.

Kam besim se me mbështetjen e tyre do ta tejkalojmë këtë sprovë të madhe të demokracisë dhe do të rikthejmë funksionimin normal të parlamentit”, tha Basha.

I pyetur nëse  marreveshja do të arrihet deri më 24 Dhjetor, kreu demokrat u shpreh “për ne është e rëndësishme të ndodhë sipas parimeve europiane. Jemi në proces negociatash dhe shpreh besimin se përpjekja do të kurorëzohet me sukses dhe i bëj thirrje maxhorancës që të jetë pjesë konstruktive e këtij procesi.” /gj.k/

5 komente në “Basha optimist për marrëveshjen: Përpjekja europiane do të kurorëzohet me sukses”

  1. Dean says:

    “Perpjekja Evropiane” thote PALLOSHI i PAAFTE.

  2. NAIMI says:

    Me falni, por po e shkel etiken ndaj ketij kelysh K …….. Mor hajdut e shkuar hajdutit, mor kopil, po u bere ti te me ligjerosh tani ? Te kesh turp ,mor te q……. robt e c’te rermban tre dylymshi. Hajde se do te hash Fyellin ne zgjedhjet qe vine.

  3. tani says:

    PO normal qe do bini dakort sepse jeni e njejta parti me simbole te ndryshme,jeni parti te formuara nga ramiz alia, populli duhet te beje dallimin kush eshte parti e djathte e kush jo,e djathte eshte partia e legalitetit dhe balli kombetar,te tjret jane derivate te PPSH.

  4. Dan Cani says:

    Eshte e habitshme se cfar opozite kemi. Nga njera ane me llafe kerkon zbatimin e ligjit dhe te drejtave kushtetuese dhe nga ana tjeter ben shkelje te tilla ne cdo moment.Dua ti them z. Lule Basha se shumica e cilesuar esht nje e drejte kuhtetuese e pa mohushme qe ju dha nga populli kesaj maxhorance (nga urrejtja qe pat me keq qeverin tuaj te korrtuptuar). Fatkeqesia eshte se kjo maxhoranc eshte e friksuar dhe e mekur ( nga hijena Berisha), dhe per faktin qe po mundohet te qeveris me graaaaaaaaa. E imagjinoni te dashur lexues se cfar do te bente Berisha po te kishte 2/3 e votave.
    Perse nuk del Basha te kerkoj ndjes per rregulloren e kuvendit qe ndryshuan ne menyre te kundraligjshme ne 2005, per ate qe nuk miratuan asnje komision hetimore qe kerkoj opozita? Kur te kertkonte ndjes ateher ka te drjeten e zotit te kerkoje keto favore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje