Grupi Parlametar i Partisë Socialiste vendosi t’i të votojë në Kuvend 3 kandidatë për Këshillin Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë. Mbledhja e Grupit Parlamentar, e cila ka zgjatur disa minuta është drejtuar nga Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht edhe kryetar i PS-së.
Mes 3 emrave është edhe propozimi i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, i cili është dekretuar nga Presidenti Nishani si kandidati për Guvernatorin e BSH.
Miratimi i emrit të Sejkos si anëtar i Bordit të BSH, do t’i hapte rrugë edhe miratimit të tij si Guvernator i Bankës së Shqipërisë.
Mësohet se në këtë mbledhje është vendosur që ligjvënësit socialistë të mbështesin gjithashtu edhe Natasha Ahmetaj dhe Tonin Kola.
Dy kandidatët ishin vetëofruar si kandidatura në procedurën e çelur nga Kuvendi i Shqipërisë sëbashku me 8 kandidatë të tjerë, ndërsa parlamenti zhvilloi seanca dëgjimore me to.
“Me gjithë qëllimet gjithmonë detyrë e BSH ngelet rritja e transparencës si për publikun e gjerë ashtu për subjektet ekonomike por dhe për Qeverinë dhe Kuvendin, me qëllim që të gjithë ta kuptojnë politikën dhe të dimë çfarë vendimesh të marrim. Ka përmirësime, por duhet të bëjmë më shumë”, u shpreh Tonin Kola në Komisionin e Ekonomisë.
Ndërsa Natasha Ahmetaj në Komisionin e Ekonomisë u shpreh se “një anëtar i Këshillit Mbikëqyrës duhet të këtë një komunikim më të drejtpërdrejtë me analizat që zhvillohen nga departamentet e Bankës së Shqipërisë, së pari. Së dyti duhet të kontrollojë opinionet që BSH u jep institucioneve qeveritare dhe së treti duhet të këtë një komunikim të shëndetshëm me specialistët e BSH që unë e di mirë se aty ka një numër të shkëlqyer specialistësh, mendimi i të cilëve është me vlerë për çdo anëtar të Bordit Mbikëqyrës”.
Ndërkohë burime nga PS theksojnë për TemA se gjatë fjalës së tij Kryeministri Rama ka informuar ligjvënësit socialistë mbi negociatat e zhvilluara me europarlamentarin Eduard Kukan dhe raportuesin për Shqipërinë Knut Fleckenstein për arritjen e një marrëveshjeje me Partinë Demokratike për kthimin e partisë më të madhe opozitare në Kuvend.
Mësohet se Rama ka shprehur gadishmërinë për të dëgjuar dhe plotësuar kërkesat e PD-së me kushtin e vetëm që të jenë në respekt të Kushtetutës.
Po kështu mësohet se Rama ka deklaruar se mazhoranca ka plotësuar të gjitha kërkesat e paraqitura nga Partia Demokratike, përfshi këtu ndryshimin e Rregullores së Kuvendit dhe zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, ndërsa është në pritje të propozimeve të saj në lidhje me çështjen e dekriminalizimit.
“Nëse nuk bien dakord është qëndrimi i tyre, ne i kemi plotësuar dhe jemi gati të plotësojmë kërkesat e PD”, mësohet të jetë shprehur Rama. /gj.k/
Fantazia per dekriminalizimin e Parlamentit,eshte perpjekje e PD-s,per te kapur maxhorancen nga brenda.
PS nuk duhet te pranoj absurditetet e opozites,votat qe i ka votuar populli,nuk duhet te shperdorohen,por te tregojne aftesi ne zbatimin e tyre ne Parlament.
Platforma e opozites per kapjen e pushtetit,fillon me heqjen e 84 votave,me bllokimin e reformave,me paralizimin e maxhorances.
Leshoni dhe qeverine dhe jeni ne rregull me Salen. Se cfare qendrimi do te mbaje PS dhe Qeveria aty do te duket se i kane merituar apo jo 1 miljon votat.Banda e kriminelve te Berishes eshte akoma ne pushtet dhe e fuqishme.Pa vendosur drejtesine mbi ta dhe krimet e tyre vendi eshte ne rrezik.Z.Rama mundesia per te ngelur si hero i atij vendi dhe jo si K/Minister i rradhes te eshte dheneCfrytezoje.
Tonini eshte perfect per ate detyre pasi eshte jo vetem I specializuar per kete detyre Gjermani e gjetke, madje dhe ne pozicionin e guvernatorit
, por ai ka nje personalitet shume te larte qe e Ben te dallueshem nga te tjeret.E kam patur n klase ne fak.ekonomik.Me behet me te vertete qejfi, e meriton.
Ne fakt Lili dhe une kam punuar me Toninin ne INSIG ku ai mori postin e Drejtorit te Pergjithshem, detyre te cilen ai e menderosi me sukses te plote. Tonin Kola eshte komplet i perhumbur, servil dhe nje njeri qe nuk njeh as kodin zyrtar te veshjes pasi vishet ne menyre shume te mjere. I deshtuar ne te gjitha drejtimet – per opinionin tim ngelet nje kandidat shume i dobet dhe aspak cilesor por ai i mjeri do ti kenaqet shperblimeve qe do te marre atje duke ofruar cdo sherbim ndaj padroneve te vet. Mjere ne cfare bulmeti po na rrjedh nga stani keto kohe.
Ne mes te kandidateve ishte edhe Arben Malaj, i cili d ote kishte dhene shume me teper per Banken e Shqiperise dhe do ishte nje kontribut i pamohueshem me eksperiencen e gjate qe ka.
Ralle kam pare te tjere ne rangun e tij qe te jene aq kerkues dhe gjithmone studion e lexon literaturen me te fundit perendimore. KErkues ne vetvete dhe ndaj atyre qe e rrethojne. Me vjen keq per socialistin Rama qe mendoi perseri ndryshe.
O “shqiptari i guximshem”, vetem me INSIG nuk ke aspak lidhje. Pra nuk mund te kesh qene kurre punonjes i INSIG. Po te ishe punonjes i INSIG do ta dije se zoti Kola u largua nga INSIG pa mbushur vitin per shkak te perplasjeve te gjata qe pati me Ministrin e Financave te asaj kohe. Po te ishte servil do te kishte qendruar Drejtor i Pergjithshem, e ndoshta do te ishte edhe sot. Sa per veshjen, ler femrat te flasin per kete teme. Mund te jepje argumente te tjera kunder zotit Kola. Ka sa te duash, por jo keto. Nga menyra e te shkruarit dukesh qe je nga Laberia! Dhe tregohu vertet “i guximshem”, shkruaje emrin e vertete kur jep opinion.
Nisur nga CV e kandidateve znj Ahmetaj eshte me e kompletuara pasi ka nje karriere te gjate si ne fushen e studimeve makroekonomike ashtu edhe ne sektorin bankar, te dyja keto shume te suksesshme. Nese do te kishte nje vleresim te drejte dhe objektiv padyshim qe do ishte kandidatura e duhur edhe per drejtimin e bankes qendrore. I uroj shume suksese.