Kandidati i Nishanit për guvernator: Menaxhimi i keq shkaktoi vjedhjen e BSH-së

23 Dhjetor 2014, 12:34Politika TEMA

Kandidati i dekretuar nga Bujar Nishani për guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka paraqitur para Komisionit të Ekonomisë vizionin e tij për drejtimin e BSH-së.

Gjatë fjalës së tij, Sejko është ndalur edhe tek vjedhja e BSH-së, duke thënë se ajo ka ndodhur për shkak të keqmenaxhimit.

Do theksoja së nuk ka çështje të vogla.

Vëmendja më e madhe vërtetë është fokusuar tek politika monetare dhe mbikëqyrja, por menaxhimi është i rëndësishëm, pasi mungesa e tij solli ngjarjen në Thesar”, ka thënë Sejko.

Ai ndërkohë ka thënë se duhen parë edhe praktikat e rekrutimit të punonjësve të BSH-së.

Kjo është e lidhur edhe me Inspektorin e Përgjithshëm. Burimet njerëzore janë shumë të rëndësishme.

Janë një vlerë për BSH-në, por duhen parë politikat e rekrutimit, duhen parë rregullat e promovimit që nga fillimi e deri tek rritja në karrierë”, ka thënë Sejko.

Sipas tij, është shumë e rëndësishme që të funksionojnë gjithë hallkat e sistemit, sidomos kontrolli i brendshëm.

Ai theksoi se ngjarja e ndodhur ka nevojë për një plan për të përmirësuar imazhin e BSH-­së, i cili u cënua rëndë nga ngjarja.

Nga ana e tij kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe e ka pyetur kandidatin lidhur me rolin e Këshillit Mbikqyrës, dhe rikthimin e bordit drejtues në ligjshmëri, pasi sipas Braçes ekziston shqetësimi se Këshilli Mbikqyrës është kthyer në një nivel formimi klientelist dhe me fuqi drejtuese në nivele minimale.

Në vizionin e tij, Sejko është shprehur se është shumë e rëndësishme rikthimi i Këshillit Mbikqyrës në një nivel më proaktiv, për të ushtruar rolin e tij kontrollues. Sipas Sejkos, vetë Banka e Shqipërisë, ka nevojë për rikthimin e rifunksionimin e Këshillit Mbikqyrës dhe jo të jetë një organ drejtues që bën çfarë thotë Guvernatori.

Sejko nënvizoi se praktikat e deritanishme ku para bordit drejtues  paraqiten vetëm për firmë vendime që kanë të bëjnë me shpenzime i duhet dhënë fund.

Së pari besoj se e dini që shqetësimikryesor ka të bëjë me funksionimin e rolin e Këshillit Mbikqyrës të BSH dhe gjithë ajo çka ka ndodhur, një analizë të bërë në këtë komision, shqetësimi ynë ka qenë ky, pavarësisht se ligji, të gjithë fuqinë drejtuese, ia ka dhënë bordit drejtues, për fat të keq këtë rol e kanë marrë ose Guvernatori ose ndonjë tjetër.

Ka ndodhur që formimi i KM në një nivel politik e klientelist, ka bërë që fuqia drejtuese të jetë në nivele minimale. Thënë këtë cili është vizioni juaj?”, u shpreh Braçe

“Vizioni im është që ky Këshill Mbikqyrës të jetë sa më i evolvuar në çështjet e brendshme të BSH. Nuk duhet të kufizohet vetëm në leximin e rregulloreve, por duhet të jetë më proaktiv.

Nga njëra anë ky Këshill që është i përbërë nga profesorë, por nga ana e tjetër ky këshill duhet të ketë informacion dhe kontroll dhe duhet të jetë promotor i vendimeve kolegjiale. Nuk duhet të jetë i përbërë nga disa persona që bëjnë çfarë u thotë Guvernatori.

Nga pikëmamja ligjore i ka të gjitha kushtet të jetë në këtë drejtim. Shumë vendimmarrje bëhen me vendim të Këshillit Mbikqyrës, por nuk duhet përdorur si ent prokurues. Kam dëgjuar se para Këshillit Mbikqyrës janë prezantuar për firmë disa nga vendimarjet që kanë të bëjnë me shpenzime.

Këshilli Mbikqyrës duhet të dijë se çfarë ndodh. Jemi para një fakti që ka ndodhur një ngjarje e rëndë. Megjithatë BSH ka nevojë për rikthimin dhe rifunskionimin  e saj edhe të Këshillit Mbikqyrës.

Besoj se pësimi duhet të bëhet mësim”, nënvizoi Sejko

Natasha Ahmetaj, një ndër kandidaturat për Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, fokusoi debatin gjatë seancës tek kreditimi, konkretisht te portofoli i kredive të këqija.

Ahmetaj tha se biznesi privat nuk e ka kulturën e shlyerjes së kredisë dhe numri i kredive të këqija është problematik në Shqipëri, duke shtruar kështu tezën e uljes së numrit të tyre me kujdes më të madh nga bankat e nivelit të dytë.

Po ashtu, sipas Ahmetaj, ulja e normës së interesit nuk ka më forcën dhe efektin e duhur në ekonomi. Ndaj vijoi ajo, nevojitet konsolidimi fiskal për të mundësuar rritjen ekonomike.

“Të ndjekim shembullin e Bankës së Anglisë për politikat e kreditimit dhe bashkërendimit të tyre me politikat fiskale”, deklaroi Ahmetaj.

Një ditë më parë Grupi Parlamentar socialist i dha mbështetje 3 kandidaturave për Këshillin Mbikqyrës së BSH, Natasha Ahmetaj, Tonin Kola dhe Gent Sejko.

 

2 komente në “Kandidati i Nishanit për guvernator: Menaxhimi i keq shkaktoi vjedhjen e BSH-së”

  1. ivani i madh says:

    mos u shqeteso ti je guvernator me qe kjo mazhorance koti te miratoi qe ben kot gam gam prape vendimi i Berishes dhe i sakatit do veje ne vend .Ti ta gezosh guvernatorllekun dhe ndiq rugen e ndritur te Fullanit se te gjithe njelloj po dalin si te djathtet e te majtet megjithese keta te fundit lehin sa per reklame e ti hedhin hi syve elektoratit te tyre e popullit.

  2. Eni says:

    shume ordiner ky Sejko. E degjova paksa dhe kuptova qe Rama dashka te heqe nje Fullan e te veri nje Fullan tjeter. Futja murit pra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje