Mark Zuckerberg me sa duket ka arsye të jetë i kënaqur. Aksionet e “Facebook”-ut në “Wall Street” kanë arritur një çmim rekord prej 81.45 dollarësh, një rritje prej gati 2 për qind në krahasim me një ditë më parë, shkruan agjencia “Bloomberg”.
Rritja e aksioneve të “Facebook”-ut është në përputhje me atmosferën e tanishme pozitive të “Wall Street”, ku aksionet kanë shënuar rritje për katër ditë me radhë, por indeksi kryesor ka arritur rekorde të reja.
“Facebook” përfundon një vit me disa suksese të biznesit të madh. Kompania bëri dy blerjet kryesore (WhatsApp dhe Oculus VR), ndërsa në të njëjtën kohë njoftoi rezultate të jashtëzakonshme financiare, si dhe rritje të ndjeshme në operacionet me telefona mobilë.
Analistët gjithashtu tregojnë suksesin e rrjetit social “Instagram”, të cilin “Facebook” e ka marrë përsipër më 2012 për një miliard dollarë. Grupi bankar “Citigroup” ka lëshuar kohët e fundit vlerësime se “Instagram” tashmë kap vlerë 35 miliardë dollarë.
Aksionet e kompanisë Zuckerberg më 2014 forcohen për 49 për qind, dhe kapitali i saj është tani vetëm 227.8 miliardë dollarë! Vlera e “Facebook”-ut për herë të parë ka tejkaluar kufirin prej $ 200 miliardë në shtator të këtij viti.
ide e thjeshte qe e boni supermiliarder . Like , status , dhe boom ! Bravo cifutit Zuck!
Vjedhje ideje!
un do te thoje = ” dhurate ” nga naivet !