Facebook kërkon ndjesë për opsionin e "përmbledhjes së vitit"

30 Dhjetor 2014, 15:35Hi-Tech TEMA

Rrjeti social Facebook ka kërkuar ndjesë për opsionin e “Përmbledhjes së Vitit’ pasi disa përdorues u ankuan lidhur me fotografitë e shfaqura në album.

Zgjedhja e këtyre të fundit bëhet automatikisht dhe kjo ka sjellë përzgjedhjen e disa fotografive që risjellin kujtime të vështira për disa përdorues.
Rrjeti social Facebook ka kërkuar ndjesë lidhur me opsionin e tij më të fundit ‘Year in Review” i cili konsistonte në një përmbledhje të vitit nëpërmjet fotografive të postuara nga përdoruesi.

Por dispa prej tyre janë ankuar mbi zgjedhjen e fotografivë nga Facebook.

Albumi i fotografive i cili gjenerohet automatikisht, përfshin fotografitë dhe postimet në faqet e përdoruesve të cilat kanë marrë më shumë pëlqime gjatë 12 muajve të fundit. Por Eric Meyer e përshkroi këtë si të gabuar ,pasi u kyc në faqe për të parë një fotografi të vajzës së tij 6 vjecare ,e cila ndërroi jetë disa muaj më parë. Rrjeti social është shprehur se po kërkon mënyra për ta përmirësuar aplikacionin për të parandaluar incidente të tilla.

3 komente në “Facebook kërkon ndjesë për opsionin e “përmbledhjes së vitit””

  1. ana says:

    Shume cifte jane futur ne grindje prej ketij opsioni te fb. Ne permbledhjen e vitit tek foto e nje shoqes sime ishte nje foto duke u puthur me ish te dashurin. I dashuri i ri me te drejte u revoltua hahahaha

    1. pfff says:

      njerezit idiote edhe mund te marrin mundimin te shohin permbledhjen para se te bejne “post”. Po s’u pelqeu, mos e publiko..kaq

      1. i says:

        Ose edhe mund ta heqi foton duke u puthur me ishin kur ka kapur tjeter

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje