Mbrëmë pak para mesnate, policia ka ndaluar administratorin e shoqërisë “RD-2 sh.p.k”, për mirëmbajtien e rrugës “Qafë-Thanë-Pogradec”, një punonjës të kësaj firme, supervizorin e Drejtorisë së Rajonit Jugor dhe specialistin e Drejtorisë së Rajonit Jugor, Sektori Korçë.
Ky është operacioni i parë i këtyre përmasave, ndaj firmave dhe zyrtarëve të Drejtorisë së Rrugëve, që nuk kanë ndërhyrë për zhbllokimin e rrugëve nga dëbora dhe ngricat.
Specialistët e Sektorit për Krimin Ekonomik e Financiar në Drejtorinë e Përgjthshme të Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Specialistët e Sektorit për Krimin Ekonomik e Finaciar në Drejtorinë e Policisë së qarkut Korcë dhe me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pogradec, lidhur me situatën e krijuar më datën 29 e 30 Dhjetor 2014, ku për shkak të rreshjeve të dëborës ka pasur bllokime të rrugës në aksin Pogradec –Dogana Qafë -Thanë , kanë bërë ndalimin:
Shoqëria “RD-2”, e cila është përgjegjëse për mirëmbajtien dhe pastrimin nga dëbora të aksit rrugor Pogradec – Qafë Thanë, për të cilën ajo ka lidhur kontratë.
Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera ka rezultuar se më datën 29 dhe 30 Dhjetor 2014, nga ana e shoqërisë kontraktuese nga Autoriteti Rrugor, nuk është bërë kriposja e rrugës, pasi nuk disponon asnjë dokumentacion që vërteton hedhjen e kripës në rrugë, si dhe nuk është vendosur sinjalistika rrugore lidhur me shenjat paralajmëruese për rrëshqitje të automjeteve, si dhe shenjave detyruese për vendosjen e zinxhirëve nga drejtuesit e automjeteve.
Nga ana e Adminsitratoit të shoqërisë “RD-2”, është shmangur kryerja e veprimeve mbikqyrëse nga drejtuesja teknike e firmës.
Këto veprime të kryera nga Shoqëria “RD-2” , dyshohet se janë kryer me qëllim përvetësimin e pagesave në lekë nga autoriteti kontrakor pa kryer punimet sipas kontratës.
Supervizori pranë Drejtorisë së Rajonit Jugor, Sektori Korçë, Artan Hoxha ka konsumuar elementë të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, pasi gjatë ushtrimit të detyrës nuk ka kryer asnjë akt inspektimi formal ndaj shoqërisë “RD-2”, me qëllim njoftimin e autoritetit më të lartë për pamundësinë e firmës kontraktore në përballimin e situatës së krijuar nga moti i keq.
Arlint Berberi, punonjës pranë shoqërisë “RD-2 shpk”, i pa rregjistruar, ka konsumuar elemëntë të veprës penale “Falsifikim të dokumentave“, pasi ka fallsifikuar dy fatura tatimore në emër të subjektit “RD-2” me administrator shtetasin Aban Abazi.
Njëkohësisht kanë nisur hetimet për përgjegjësinë penale të personit juridik “Shoqëria RD-2 sh.p.k”, si dhe për proceduarat e tenderimit të drejtpërdrejtë të zhvilluara nga Drejtoria e Rajonit Jugor Gjirokastër për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo ankande publike”.
Shumica e ketyre ‘kontratave’ te mirembajtjes se rrugeve jane tenderuar dhe firmosur ne kohen e ‘lavdishme’ te rregjimit Berisha 2….Tani thjesht po vjelim frutet e tyre!
Sidoqofte, duhet thene gjithashtu se shqiptaret edhe pas 25 viteve te vendosjes se sherbimeve private ne ekonomi nuk jane mesuar te respektojne Kontraten (shpesh firmosin pa e lexuar ate) si i vetmi dokument ligjor qe rregullon marredheniet ndermjet paleve.
Nga ana tjeter cilesia e dobet e ketyre kontratave, sidomos pjesa teknike e tyre (standartet teknike, afatet e nderhyrjes, etj.), mosrespektimi i kontrates, supervizioni i pamjaftueshem (dhe shpesh jo profesional) jane disa nga faktoret qe kane ndikuar ne sektorin e degraduar te mirembajtjes se rrugeve. Kjo situate tejet e zymte behet e pashprese ne kushtet e nje korrupsioni gjigand! Justifikimi klasik per kete gjendje te mjeruar eshte ‘mungesa e fondeve te duhura’! Kjo shprehje eshte bere tashme bajat prej vitesh! Prandaj dhenia e me shume $$$ nga buxheti i shtetit apo marrja e kredive nga Banka Boterore per mirembajtjen e rrugeve vetem do te rrise shkallen e abuzimit me parate e taksapaguesve, pa ndonje ndikim te ndjeshem ne mirembajtjen e rrugeve! Per kete eshte e nevojshme te kryhet paraprakisht nje reforme e vertete dhe cilesore e ketij sektori te rendesishem te ekonomise se Vendit! Kush do ta beje kete reforme dhe kur…kjo mbetet per t’u pare!
O ti Taksirat. Nuk jane te kohes te Saliut keto kontrata. Jane kontratat e LSI-se qe po i merr shpirtin ketij vendi dhe me shume qytetit te Pogradecit. Ata qe jane arrestuar jane numerore topi se njeri eshte shoferi i kryetarit te komunes Roshi Tollozina dhe tjetri eshte vellai i shokut te ngushte te Roshi Tollozhina. Keto i di gjithe qyteti e komuna se kush jane keta te arrestuar qe u veteflijuan per te mos dale emri ne publik i kryetarit te komunes.
Rruga e Qafe-Thanes,pjesa nga Prenjesi,eshte kriposur,vetem kur ka punuar firma turke,qe beri zgjerimin e rruges(“autostrades”),firmat fantazme vetem sa kane marre leket,nuk ka funksionuar mirmbajtja !Ne nivel kombetar leket e mirmbajtjes se rrugeve vidhen.
Pergjegjesia fillon nga dikasteri dhe mbaron tek firma.
Duhet pare se mos ndoshta keta jane diversante te imperialisteve amerikane qe jane futur me qellim sabotimin e veprave te punes socialiste dhe nese kjo vertetohet atehere te varen te gjithe ne mes te Tiranes.
qe duhet vene regull ne kete vend kjo eshte pak po e sigurt. mirepo menyra per te vene regull eshte pak e gabuar. nuk mund qe cdo gje te zgjidhet me burg. te vetmit qe fitojne me kete rast jane avokatet,ptokuroret dhe gjykatesit ,qe me duket se po u shijon shume ky moment. keshtu po trmbni gjithe investitoret dhe jo ti terhiqni. kush eshte i pa afte duhet te gjobitet dhe te nxirret jashte. burgu eshte zgjedhja e fundit.
Investitoret e duhur tremben kur nuk punon ligji. Ata “investitore” qe tremben nga funksionimi i ligjit, me mire te mos vijne fare, se jane thjesht vetem per te zhvatur tenderat me parate nga taksat tona.
Abuzimi i personave te lartpermendur mund te kishte sjelle pasoja te rrezikshme per udhetaret. Prandaj le te gjykohen e te denohen sipas ligjeve ne fuqi!
Shpresoj qe kontraktoret e tjere te zene mend qe te zbatojne kontratat ashtu siç duhet.
Policia ka bere nje zbulim te madh te nje krimi shum te sofistikuar,biles operacionit ja kane vene emrin “debora”o dorezinj po kjo eshte as nje gje me vjedhjet e tjera po si nuk ju vjen turp dhe e quani ate operacion po ata hajdute aty i keni perdite para syve,por kjo do te jete nje urdher nga lart more dorezi, dhe ka shume mundesi te jene te PD,i keni hequr qafe si dhe per tu mbydhur gojen dhe per ta marre ate tender hajdutet e rinj,
Po hajduti i madh dihet ne kete tender eshte Roshi Tollozhina pasi vodhi tokat e berei bregun e liqenit pacavure ne Tushemisht tani po kujton te vjedhe leket e mirembajtjes dhe te perfundojne pallatin qe ka nisur me Spartak Brahon ne Tushemisht kete e di tere pogradeci por ne tirane ngecin te shkojne fjlet dhe denoncimet se nuk ka zinxhire te kalojne qafe thanen dhe po ky ska paguar asnje lek per energji tek nyja e betonit qe ka ne zakorcan dhe meqe ata fakiret jane ne burg le te bjne ndonje dite edhe per kete pune