Letra e De Biazit: Një vit ëndrrash, por dhe frike

5 Janar 2015, 09:56Sport TEMA

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi, ka shkruajtur një letër, ku shpreh gjithë ndjesitë e tij për vitin që lamë pas.

Ai thotë se arritja më e madhe ka qenë fitorja kundër Portugalisë dhe barazimi me Francën, ndërsa ka përjetuar edhe frikë gjatë ndeshjes së Beogradit.

De Biazi thotë se ëndrra e tij është euro 2016.

Letra e plotë e De Biazit:

Në radhë të parë e nis duke falenderuar të gjithë ata që më kanë votuar. Faleminderit për mbështetjen tuaj, faleminderit për vlerësimin, ju uroj një 2015 plot lumturi dhe shëndet.

Dëshira ime për 2015 është të kem sërish të njëjtat arritje dhe emocione sin ë 2014. me skuadrën tim, Kombëtaren asqiptare, kam jetuar momente shumë të rëndësishme dhe të bukura, midis tyre fitorja në Portugali, barazimi me Francën pasi qenë në avantazh pak para përfundimit të lojës.

Dhe më pas kujtojmë mbrëmjen në Genova, kundër Italisë me 20 mijë shqiptarë të cilët këndonin himnin shqiptar në fillim dhe më pas atë italian.

Kam kaluar edhe çaste frike në Beograd, në ndeshjen kundër Serbisë, ku tifozët kanë hyrë në fushë dhe kanë goditur disa nga futbollistët e mi, dhe gjëja më e pabesueshme na dënuan me humbje për shkak të braktisjes së lojës.

Një shfaqje tjetër e drejtësisë e cila në vend të dënojë të dhunshmit, dënon viktimat.

Jam krenar për këtë vlerësim, pasi e konsideroj veten “ambasador” të territorit tonë në botë. Faleminderit skenës të cilën e frekuentoj shpesh, flas për tokën time: Italinë, Veneton, Trevison është marka jonë. Kjo më pëlqen edhe më shumë sot  që po jetojmë çaste të vështira.

Të flasësh për tokën tonë për perfeksionin e produkteve tona, të specialiteteve të lidhura me territorin e bujqësisë, mendoj se mund të ndihmoj të zhvillohen marrëdhënie të reja.

Sa sipërmarrës nga Treviso kam takuar rrugës nga Venezia në Tiranë në kërkim të munëdsive. Unë e kam nisur udhëtimin tim 18 pasi kam fituar kampionatin e Serisë D në Treviso me Gianni Giacomini, Nico Zambianchi, Carlo De Bernardi, Carlo Osellame, Silvano Colusso, Ëalter Frandoli, më pas shkova në skuadrën e Interit, dhe sot pas 40 vjetësh mundohem të kurorëzojë një ëndërr: të dërgoj Shqipërinë në Euro 2016, dhe bashkë me mua, përse jo edhe pak nga Treviso./b.l

4 komente në “Letra e De Biazit: Një vit ëndrrash, por dhe frike”

  1. ina says:

    bravo de biazi… Keshtu vazhdo edhe kete vit…

  2. LORA says:

    Edhe shqiptaret,ne besim te kesaj endrre te kane votuar,zoti De Biazi.
    Une besoj se po vjen ora per ta bere fakt endrren e shqiptareve dhe trajnerit te nderuar te Kombetares,zotit De Biazi.

  3. raimond vlonjati says:

    Mr. De Biazi is our Best Ambassador in Europe ….

    He is going to help us, to make our “wilder” dream comes true

    If we win against Armenia , that will be a great leap ahead ….to fulfill our dream

    Let’s hope , that God will be on our side this time

  4. eu_al says:

    Bravo De Biazi. Dhe gazetatema eshte KOMBETARJA SHQIPTARE jo asqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje