Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas çuarjes së ish-truprojës së ministres Lindita Nikolla në gjyq.
Rama ka inkurajuar qytetarët që të denoncojnë raste të tilla.
Sipas tij, vetëm kështu mund t’i jepet fund korrupsionit.
“Fillim tetorin e shkuar, ministrja e Arsimit Lindita Nikolla u njoftua për shqetësimin e një qytetari në Korçë, lidhur me ofertën e bërë prej truprojës së saj për t’i gjetur një punë në arsim përkundër rryshfetit.
Ministrja i kërkoi menjëherë Gardës së Republikës largimin e truprojes dhe Garda jo vetëm e tërhoqi atë brenda orës nga shërbimi pranë ministres, po e largoi edhe nga radhët e veta.
Sot ky individ i padëshirueshëm është nën akuzë konkrete nga Prokuroria pas një hetimi të thelluar.
Ai do të përgjigjet për abuzimin e tij me detyrën shtetërore si dhe cënimin e imazhit të institucionit.
Mora shkas nga ky episod per t’ju thënë se, sikur të gjithë qytetarët të veprojnë si qytetari korçar në fjalë, kudo dhe kurdoherë që u del përpara fara e keqe e abuzuesve me funksionin publik, Shqipëria do të marrë frymë shumë më e lehtësuar nga barra e korrupsionit.
Prandaj paralelisht me përshkallëzimin e reformave reale që mbyllin kanalet e korrupsionit në çdo sektor, ne duam që ky vit të shënojë edhe një kohë të re partneriteti kombëtar mes qeverisë dhe qytetarëve në luftën kundër korrupsionit! Për këtë qëllim prioritar, do të lançojmë në ditët në vijim platformën më të madhe online që është krijuar deri sot në vendin tonë, për ta mundësuar në kohë reale dhe me transparencë maksimale, funksionimin e këtij partneriteti të ri kombëtar.
Mirënjohje qytetarit korçar për ngritjen e zërit përballë një abuzuesi me funksionin publik!
Mirënjohje dhe atyre pak të tjerëve, të cilët kanë bërë të njëjtën gjë vitin e shkuar dhe na kanë ndihmuar të bëjmë edhe në tatime, polici, shëndetësi, të njëjtën gjë që bëri Lindita Nikolla në rastin konkret!
Le të shumëfishojmë forcat dhe së bashku, krah per krah të bëjmë të shumëfishohen rastet e bashkëpunimit të drejtpërdrejtë mes qeverisë e qytetarëve, për shkuljen e farës së keqe të abuzuesve me pozitën apo detyrën shtetërore.
Kurajo!
Edi”, thotë Rama.
Shoqëruesi i ministres së Arsimit dërgohet për gjykim. Kërkonte 3 mijë euro për një vend pune
Prokuroria e Korçës ka dërguar për gjykim ish-shoqëruesin e ministres së Arsimit, Andrea Halili.
Ai akuzohet për “ndikim të paligjshëm”, me qëllim përfitimi.
Halili është denoncuar nga dy qytetarë të Korçës.
Kjo, duke qenë se ai u kishte premtuar atyre që do t’u siguronte punë familjarëve të tyre duke ndikuar në Drejtorinë Arsimore të Korçës dhe Elbasanit, në këmbim të 3 mijë eurove.
Halili e ka bërë këtë premtim gjatë kohës që punonte në Gardën e Republikës dhe ishte shoqërues i ministres së Arsimit.
Por, ai ka marrë paratë dhe nuk u ka siguruar punë familjarëve të cilëve u mori paratë.
Për këtë arsye, ata e kanë denoncuar atë.
Pas denoncimit, Halili u pezullua nga detyra dhe tashmë do të gjykohet./b.l
bravo Edi vetem tek ty kemi besim
O Edi, po kur lek marrin ministrat e ti si largon?
M’u be zemra mal edhe mua nga ky inkurajim. z. kryeminister qe te pacim sa malet e sa deti dua dhe une te denoncoj nje keshtjelle pa leje qe po behet m’u ne reren e Jonit nga Koco Kokedhima dhe i vellai i tij. Ato barakat jane hicmosgje perballe asaj masakre betonizimi. Jam i sigurte qe do ja prishesh pavaresisht se e ke deputet se ti ku vjen puna per ligj sheh pertej te majtes e se djathtes.
Ezopi
po po …me llafe jeni te part ju …hajt te shikojme sesi maron puna me ” pupilin ” e Sajmirkes !
po pse thoni beni komente kur nuk i postoni ose thoni arsyen pse nuk i postoni kur ruhet etika e thuhet e verteta
Edo, kam pare me nje video nje politikan qe flet me nje mikun e tij per nje afere 700 000 eurosh. Me duket se eshte kryetar parlamenti sot, dhe videon me duket se na e ke dhene ti.
Te lutem bej ndonjegje, kuptohet mbasi te kesh mbaruar se futuri ne burg gjynafqaret qe kane ca mijera lek te vjetra pa paguar per energjine.
5 MILION EURO ne ujsjellsin e elbasanit drejtor kamarjer ALTIN CENOLLI cfare janeeeeeee kush e shkarkon apo futet ne butk kush ?
Kam edhe une nje denancim per Ilir Meten merre ne konsiderate
Keshilli i Komunse buze Liqenit ne Pogradec) dha 45000 metra katror per nje resort turistik, si dikur Nano ne Kakomese ne Nivic te Sarandes, ja shikoje Edo po nuk eshte ndonje i dores tende ne mes,sigurisht.
Jam I zhgenjyer, nga menyra sesi po na qeveris. Vetem fasade po shohim. Prisja me teper drejtesi, por mesa
shof, ky vend ska per tu bere kurr.
Zoti Rama !
Kam dencuar tek ju edhe tek drejtoria jote e antikorrupsionit ne 2014 nje ceshtje shume korruptve per nje spital rrethi .
Por ne vend qe te pakten te me falenderonit per ate denoncim me pushuat nga puna ( jo ju direkt , por njeriu qe une denoncova tek ju ).
Keshtu kot e keni. Vartesit tuaj ( ata te antikorrupsionit ) i mbulojne gjerat dhe me pas tregojne emrin e denoncuesit tek drejtoresha ose drejtori dhe ata marrin hak ( sic ben me mua qe me pushuan arbitrarisht nga puna ).
Po fillun njerzit me denoncu,i bi ta shkrish gjith qeverin Edvino
Jo te gjitha do t’i beje Edi ! Nuk eshte Ai superman !!
Po qytetari nga Korca duhet proceduar, jo falenderuar! Ai ka dhene 3000 euro per nje vend pune, pra ka kryer nje veper penale.
O tema sa shpejte e hoqet artikullin e Edit per energjine dhe na cani menderen me pullazin e dy a tre video te tjera.
Pse me denoncime do luftohet korupsioni, po Edi Rama ka thnë që luftohet sistemi dhe jo megjueti, se gjuetia karkon por kap peshqit e vegjël ata të mëdhenjtë nuk karrjetë që i kap. Edi, mirë bën që e shkarkon gardistin por nëse ska njeri që të denoncojë si i bëhet korupsionit? Po informalitetit si i bëhet, nuk paguajnë taksë fitimi avokatët, noterët që bëjnë kërdin, KMY , farmacistët, dentistët etj të cilët deklarojnë sa ju do qejfi dhe stë japin faturë tatimore . Si do të mbushet arka e shtetit, si do bëhen rrugë, si do të ketë përkrahje sociale, si do të ketë shkolla, spitalet nga do të dalin lekët?
Pse nuk e bere publike qe ne tetor por vetem sot mbasi shkruajten gazetat???????? Tani mbas pilafit nuk pi me uje, duket si shfajesim.
Natyrisht qe denoncimet mund te ndihmojne ne zvogelimin e korrupsionit. Por kjo nuk eshte rruga e duhur. Kryeministri duhet te kuptoj qe menyrat me efikase per te luftuar korrupsinin eshte krijimi, funksionimi dhe mbikqyrja e sistemit modern, demokratik e ligjor. Te krijohen sisteme ku individi, qofte ky minister, drejtor apo drejtues i lart, nuk ka te drejte te punesoj apo largoj njeri prej pune. Ne vendet demokratike perendimore njerezit merren e largohen nga pune nga grupe apo komisione pune qe ndjekin regullat dhe ligjet perkatese. Puna e ketyre komisioneve mbikqyret rreptesisht nga organet kompetente.
Hahahaha Edi
Eshte 6000 deri 16000 euro pazari,kush ja fal prishjen e pazarit
Mire te ja bejne bodigardit te qelbur
Propagande mor bir propagande ,por dije se si ha me njeri ato dokra!
Kam une nje denoncim per Endri Pyken dhe Marjus Isufin po vjedhin energjine elektrike te gjithe Albpetrolit,fshatra te tere qe nuk paguajne ne arken e shtetit por ne xhepat e tyre,ta mban Edo futi ne burg jane miliona lek ,apo endri eshte i Koco Kokedhimes
Qytetaret korcare qe ti falenderon denoncuan se ai gardisti ju mori leke dhe nuk ju mbaroi pune. Ti per cfare i falenderon ??? Ata ja dhane leket dhe duhet te denohen edhe ata per korupsion.
Hallall Edi
Po per paret qe kane vene populli me fajde te justicia kur do fillojne kistet e para ose arestimet e para,se nja 40 veta kane shku ne prokurori deri tani.Po llalles nuk I duket akoma piramide.
Po Erion Veliajn me vllain e vet kur do i arrestoni zoti kryeminister?