Samsung ka prezantuar dy modele të reja të telefonave “smart”, modelet Galaxy E5 dhe E7. Këto dy modele hyjnë në kategorinë e telefonave të lirë, me specifika mesatare.
Galaxy E5 dhe E7 ofrojnë ekranet me 5” dhe 5.5” respektivisht dhe kushtojnë shumë më lirë sesa modelet tjera të telefonave të Samsung me ekrane të mëdha.
Samsung Galaxy E5 dhe E7 fillimisht do të prezantohen në tregun indian, ndërsa çmimet e tyre do të fillojnë nga 200 dhe 300 dollarë.
Të dy modelet ofrojnë ekranet në cilësinë ‘HD’, ndërsa rezolucionet e tyre do të jenë me 720p.
Përveç madhësisë së ekranit, Samsung Galaxy E5 dhe E7 janë pothuajse të ngjashëm në specifika, sepse ofrojnë procesorin në 64-bit Snapdragon 410, 2GB RAM dhe kamerat me 8/5MP.
Ca dmth “rezolucion”…!!!
Gazetari leshi !
Po ca thua more trim, si ore qenkan te lire Samsung-et qe shiten nga 300 dollare copa. Ore po edhe Iphone 5 koston e prodhimit e ka diku tek 35 dollare copa, imagjino se sa i del kostoja Samsung-ut e dil pastaj e na mbush mendjen qe 300 dollare eshte cmim i lire. Ketu ne Canada nje televizor LCD 40 Inch kushton me lire se kaq e qe ka 10 fishin e qarqeve te integruara brenda. Firmat qe prodhojne celulare dikur synonin te benin celulare me parametra sa me te mire dhe i shisnin shume shtrenjt, kurse sot nuk ka me asnje permiresim ne parametra por vetem ne pamje dhe bleresit po e paguajne si Frengu pulen. Shikoni Iphone 6 qe u shit me 700 dollare copa dhe qe s’guxon ta mbash ne xhep se te shtremberohet, ose Samsunget qe po te ra nga dora qaje ekranin se behet therime. Ironia shkon me tej kur shikon se celularet shiten me cmime record pikerisht ne vendin ku prodhohen ne Kine, ose akoma me keq kur shikon edhe Shqiptare madje edhe fukarenj qe kursejne per te blere telefona te fjales se fundit vetem per tangerllek e pastaj s’kane as leke per te cuar nje zile.
O rizolucion, dendesia e pikseleve (pixel nga anglishtja picture element) ne nje foto ose dendesia e tyre horizontalisht dhe vertikalisht ne nje ekran 1280×720 pixel
”te dy modelet ofrojne ekranet ne ”HD”……..ndersa risolucioni i tyre do te jete 720p”
O zoteri ”gazetar” nuk mund te jete ndryshe,nje monitor HD ka si risolucion 720p.
Mos shkruaj artikuj per teknologjine pa qene i informuar per ate qe po shkruan.