Shërbimi i videove në Twitter akoma nuk është bërë një realitet. Por disa detaje të rivalit të ardhshëm të YouTube janë bërë publike.
Anëtarët e programit të reklamimit Amplify do të kenë mundësi të përfshijnë një reklamë brenda videove.
Shërbimi do t’i marrë disa dollarë të ardhura platformës së videove të Google, YouTube.
Një përdorues vuri re diçka të çuditshme në sektorin pyetjeve. Në këtë panel, Tëitter u është përgjigjur disa pyetjeve të tij për shërbimin e ardhshëm.
Videot në Twitter do të mbështeten në formatet “mp4” dhe “mov” si dhe duhet të kenë një raport të rezolucionit 16:9.
Përdoruesit do të mund të ngarkojnë video me kohëzgjatje deri në 10 minuta. Kjo konkurrencë e hapur me YouTube do të thotë se videot do të ngarkohen direkt në Twitter.
Rrjeti social ka përgatitur edhe një aplikacion për publikuesit i cili do të përdoret kryesisht për reklamim. Gjithashtu përdoruesit do të munden të shikojnë numrin e shikimeve dhe trafikut të gjeneruar nga videoja e tyre. a/b