Ka nisur në Gjykatën e Lartë gjykimi ndaj dy deputetëve socialistë Pjerin Ndreu dhe Arben Ndoka, të cilët akuzohen se kanë goditur kolegun e tyre demokrat Genti Strazimiri.
Në seancë ka dëshmuar ligjvënësi demokrat Strazimiri, sipas të cilit dy deputetët socialistë e kanë kërcënuar me vrasje.
Strazimiri ka rrëfyer para gjykatës incidentin e ndodhur në hollin e Parlamentit shqiptar, ku u sulmua fizikisht nga deputetët socialistë në datën 10 Korrik 2014.
4 ditë më pas ishte kryetari i grupit Parlamentar të PD-së Edi Paloka që depozitoi në Prokurorinë e Përgjithshme kallëzimin penal ndaj deputetëve socialistë Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu, ndërsa prokuroria iu drejtua Gjykatës së Lartë, për shkak të imunitetit që kanë dy ligjvënësit, për gjykimin e çështjes.
Në dëshminë e tij para Gjykatës, Strazimiri tha se është goditur nga dy deputetët e PS duke shtuar se gjithashtu ata i kanë thënë se do të të vrasim.
Strazimiri tha se sulmi që i bënë dy deputetët ka ardhur me porosi të kryeministrit Edi Rama, i cili, sipas tij provokoi duke përdorur deputeten Olta Xhacka gjatë seancës parlamentare kur ndodhi incidenti.
Sipas Strazimitit, në Kuvend janë 19 deputetë të kriminalizuar, duke shtuar se ishte pikërisht deputetja Xhacka që këmbënguli për të mësuar emrat, një veprim ky sipas tij, me porosi të Kryeministrit Edi Rama.
Dy deputetët e Partisë Socialiste Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu janë nën akuzë se goditën për shkak të detyrës deputetin e opozitës Gent Strazimiri. Hetimi ndaj tyre nisi pas incidentit të ndodhur më korrik të këtij viti në ambientet e korridorit të parlamenti, ndërsa në sallë zhvillohej seanca plenare.
Sipas pamjeve nga kamera e sigurisë së Kuvendit, deputetët u përfshinë në një konflikt, ku socialisti Arben Ndoka qëlloi me grusht deputetin demokrat Gent Strazimiri, ndërsa Ndreu e goditi në kokë.
Gjykata ka vendosur të thërrasë 11 deputetë që rezultojnë si dëshmitarë të incidentit, ndërsa më pas do të dëgjohen dëshmitë edhe të dy deputetëve të vendosur nën gjykim.
Në listën e dëshmitarëve janë Paulin Stërkaj, Genc Pollo, Klodiana Spahiu, Oerd Bylykbashi, Parid Cara, Armando Prenga, Olta Xhacka, Kozma Dashi.
Më herët, avokatët mbrojtës të dy deputetëve socialistë kërkuan paligjshmëri të procesit, për shkak se kallëzimi penal nuk është bërë nga i dëmtuari, por nga Grupi Parlamentar.
Kjo kërkesë është rrëzuar nga Gjykata e cila ka vendosur vijimin e gjykimit me pyetjen e dëshmitarëve.
Pjerin Ndreu: Strazimiri i paqartë, herë thoshte ndjeva prekje, herë nuk jam goditur
Deputeti socialist Pjerin Ndreu, i cili po gjykohet në Gjykatën e Lartë, për goditjen ndaj kolegut të tij të opozitës Genti Strazimiri, e konsideroi dëshminë e dhënë nga ky i fundit para trupit gjykues si shumë të paqartë.
“Dëshmia e Strazimirit ishte shumë e paqartë, njëherë tha nuk kam ndjerë goditje, pastaja tha kam ndjerë. Një herë thoshte kam ndjerë prekje, pastaj tha se nuk mban mend dëshminë e bërë në Prokurori. Pra vetë deputeti i PD-së ishte i paqartë në atë që duhej të thonte.
Por ajo që më shqetëson më shumë janë akuzat që bëhen pa prova ndaj disa deputetëve socialist, që konsiderohen si të imkriminuar. Kjo është shqetësuese pasi një grup parlamentar hedh akuza ndaj disa deputetëve socialist pa pasur prova, pa pasur fakte, por thjesht duke aluduar.
Për mua kanë thënë se jam përjashtuar nga Policia e Shtetit gjë që nuk është e vërtetë dhe për këtë mund t’i referoheni edhe deklaratave të bëra nga ish-Kryeministri Sali Berisha. Mbi personin tim, kur isha në Policinë e Shtetit u krijua një situatë nga një ish-ministër socialist i cili nuk mban sot poste ministrore dhe as nuk është në politikë, por akuzat që mu bënë në atë kohë nuk u provuan dhe mbi të gjitha ishte vetë Berisha që i hodhi poshtë”, tha Pjerin Ndreu në një prononcim për mediat pas zhvillimit të seancës gjyqësore në ngarkim të tij dhe deputetit tjetër socialist Arben Ndoka, të cilët akuzohen për goditjen e deputetit Strazimiri.
Ndreu hodhi poshtë pretendimet e deputetit demokrat, sipas të cilit ai e ka kërcënuar me vdekje.
“Nuk kam kërcënuar askënd me vdekje, thjesht i kam tërhequr vëmendjen, por se kam goditur”, sqaroi Ndreu.
Ndërsa deputeti Genc Pollo e cilësoi situatën shumë shqetësuese dhe theksoi se Kuvendi duhet të nisë punën me rezolutën e miratuar në seancën e fundit parlamentare mbi dekriminalizimin.
Pollo ishte një nga deputetët që është dëshmitar në gjyqin ndaj dy ligjvënësve socialist që po zhvillohet në Gjykatën e Lartë./gj.k/
Ah rrumpalla rrumpalla,pak halle ka ky popull,po’ do te degjoje qe na qenka rrahur rrumpalla Strazimiri.Mjer taksat tona qe i marrin trapallij siStrazimiri.PTUUUUU QELBESIRE
Keta jane mesuar me presha. Nje e rrahur, nuk ju hyn ne sy ketyre si puna e Strazimirit, Tritanit.
Mos jane te dy doktore?
Une ,refuzoj Nishanin ,qe te flase ne emrin tim dhe familjes sime! Nishani te flase ne emer te Berishes!
Ore po car lesh drejtesie+gjykata te larta apo te uleta po merren me nje cope halebak provokator ordiner te tipit strazmiri,ketu jane vrare njerez me duar ne xhepa te pafajshem dhe jan vjedhur dhe uzurpuar asete te cmueshme te vendit dhe gjykatat+llallat e qelbura te prokurorise merren me kete strazmir XHEPISTIN po ky nje cope hajdut xhepash ka qene car eshte kjo HIPOKRIZI+DEMAGOGJI tipike e sali berishes,,plera hesap…
Une mendoj qe ketij i ka mbushur mendjen gruaja, qe e rrahura te ben mire per shendetin, dhe ky kruhet kudo qe vete.
A asht qesharake te bindemi nga Strazimiri qe u kercnue se do e vrisnin.Kur ne nji kohe te hereshme lideri i tije kryeminister kercnoi nga foltorja ekuvendit,ku mbrapa rrinte ne vigjilence mantenuta e tije Xhozefina,Deputetin Balla:”Do te vras”!!!!E ndigjuat aty ne kuvend,e ndigjan ne gjithe shqiperin po e ndigjume dhe ne pertej Atllantikut kercnimin e Berishe.Dhe ne kete rast kam ba komentin qe Berishes duhet ti vihen hekurat per kercnim e aq ma teper te hapur publik.Prokuroria heshti e vazhdon te heshtin!!!!!!! Sepse Shqiperia ka vetem truell po jo shtet.
E cfare don ky tashti te shpifin alibira per kercnim.Apo keshtu te meson kryekercnuesi Krykrimineli Berisha.
Mer legen Strazimiri ,pse nuk trego te verteten qe ti i ofendove publikisht dhe Arben Noken dhe Pjerin Ndreun, duke i quajtur kriminel , pra ti ishe provokatori. E dyta ti nuk denoncove , bile the qe nuk ka burre te me hedhi ne toke. Ti more urdherin e frikacakut Sali ,dhe bere padi duke mashtruar dhe gjykaten e larte se te kane kercenuar me vdekje. Ti je super llapazan por faji i deputeteve qe provokove, ishte se ato duhet te kishin ndjekje rrugen ligjore se ju jeni si PD gjela ne maje te plehut.
..kete edhe qenve tua hedhesh nuk e hane..
Gjhkata e larte te gjykoje ceshtjen e 21 Janarit te ciles po i afrohet 4 vjetori dhe per kete nuk ka mbetuf kush pa folur edhe nga nderkombetaret,mbas kesaj do kete te drejten morale per te gjykuar rahjet e rugacevet.
Per nje grusht qe mori ky qeros gjykata e larte vihet ne dispozicion a thu se ca ka ndodh kurse me mijera dosje pronash , krimesh e gjith fare dosjesh te ndryshme ku kane humbur jete njerzish ku jane pervetesuar prona qe vlejn milona euro nuk i prek njeri me dore ose kur i prekin marrin rryfshetin mbi 100 mije euro … Pse nuk priti rradhen edhe kjo dosje.. Pse duhet te gjykohet para te tjerve… Ky eshte modeli qe duan te na tregojn keta gjyqtare te korruptuar… Pastaj ca ka aty per te gjykuar… Ai e ofendon ne koridor ai tjetri ja vesh me grusht … Ku eshte hataja ketu… Ndodh neper kopshte mes femijeve . …ndodh ne shkolla mes te rinjeve…ndodh ne lokale mes klienteve e askush nuk shkon ne gjykate e pse u dashka me shku ne gjyq kur ndodh ne parlament mes drputeteve kur nuk ka pasoja… Apo duhet te shpallen fajtore keta qe te perligjet bojkoti 6 mujor… E vaj medet per lul bashen e per opozite qe ban… Kete e rrahen mua me kercenuan atij i ka pen veshin asaj i kerkuan nr e telegonit… E mer lul mer lul… Ske gje ne terezi keshtu jooo
Mo rrej se nuk te vret kush ty jo,ne ty nuk e hargjon kush plumbin ,sepse as kete nuk e meriton.Dy tri shpulla gojes i meriton ,sepse shume lehe si grate grindavece e nuk je i zoti per asgje.Shane e nxit e pastaj kur te kercet shpulla ule bishtin nen kembe si minuku e cingrron.
Qfare burri je ti more qyqan vetem perqyrravesh e ankohesh si laviret.
Si nuk te vjen turp te ngrisish tere kete zhurme per nje shpulle.Burri nuk rrafet si gruja ,po ku ke ti burreri.
Mjera halla per ty more qeli i shkrete,pasha mu po te perbehem se mu me me pa ra shpulla si ty e me rryp,pa i gervishte nuk e kisha lane.Po si ndehet burri si lope e me te rrehe kush te qohet ma heret.I halle halle ,mos i thuaj vetes burre.Andej nga jemi ne qyftin tend kurre nuk e kishin martu.Ti nuk je as burre ae as gru,por qyqe nate he kuku per ty.
Turp per Ndreun. Personalisht mendoj qe kur gjuan tjetrin prapa kraheve nuk ka vend ne shoqeri e jo me te jete deputet. Sa turp. Burri gjuan prapa kraheve. E rende. Dhe pretendon te na perfaqesoje….sa turp
Kur e shikoj kete fytyre, me ngjan krejt si ata kermijte pa guacke dhe pa dashje me lind deshira ti fus 2-3 shpulla