Instagram, rrjeti që po i rivalizon të gjithë

13 Janar 2015, 15:08Hi-Tech TEMA

Instagram është rrjeti social me rritjen më të shpejtë nga të gjithë, thotë një raport i ri i publikuar të premten.

Të dhënat e reja nga Pew Research Internet Project të lëshuar të premten kanë gjetur se Instagram është rrjeti social me rritjen më të shpejtë në SHBA, ndër të rriturit për vitin e kaluar.

Segment i të rriturve amerikanë që janë duke e përdorur rrjetin social për publikimin e fotografive u rrit nëntë përqind gjatë 2013, që do të thotë 26 për qind e popullsisë së rritur amerikane është tani në Instagram.

Kjo shënon rritjen më të madhe që është shënuar nga ndonjë rrjet social që është studiuar në raport, duke tejkaluar edhe rritjen nga Pinterest (shtatë për qind), LinkedIn (gjashtë për qind) dhe Twitter (pesë për qind).

Facebook, nga ana tjetër, nuk e ka zgjeruar bazën e saj të përdoruesve në mesin e të rriturve amerikanë në të gjithë vitin e kaluar, duke qëndruar të në nivel stabil me 71 për qind, sipas studimit.

Instagram gjithashtu ka pasur sukses me të rinjtë. Për herë të parë, më shumë se gjysma (53 përqind) e të rriturve të rinj – që përfaqësojnë moshën 18- deri 29-vjeç – janë në Instagram.

1 komente në “Instagram, rrjeti që po i rivalizon të gjithë”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje