Telefoni Lamborghini “88 Tauri” në treg, kushton 4 mijë paund

7 Janar 2015, 12:34Hi-Tech TEMA

Lamborghini 88 Tauri u zbulua në konferencën e CES 2015 në Las Vegas.

Ndërtuar me materiale prej lëkure dhe kasë prej çeliku, smartfoni Android 88 Tauri kushton 4000 Paund.

Smartfoni ka një ekran 5 inç, 20 megapixel kamër të pasme dhe 8 Megapixel kamër frontale, dhe fuqizohet nga një proçesor katër bërthamësh 2.3 Ghz Snapdragon 801. Në bord gjenden edhe 64 GB hapësirë të brendshme dhe 3GB RAM. Telefoni karakterizohet nga 13 tinguj eksluzivisht nga DJ Ravin.

Lamborghini pretendon se telefoni mund të përdoret për të realizuar selfiet më luksoze dhe më të kushtueshme në botë. Kompania pretendon se bateria me madhësi 3400 mAh do të ofrojë 35 orë jetëgjatësi baterie në rrjetin 3G. I disponueshëm në kombinime me tre ngjyra metalike dhe pesë prej lëkure, ekzistojnë vetëm 1947 njësi për çdo variant.

Megjithëse i shtrenjtë, 88 Tauri është shumë larg asaj që mund të quajmë telefonin më të shtrenjtë në botë.

Kjo pasi një iPhone 5 i mbuluar me diamante i përket një biznesmeni kinez me një kosto prej 10 milion Paund. a/b

3 komente në “Telefoni Lamborghini “88 Tauri” në treg, kushton 4 mijë paund”

  1. ülokiju anticensurë says:

    “Kjo pasi një iPhone 5 i mbuluar me diamante i përket një biznesmeni kinez me një kosto prej 10 milion Paund.”
    nuk kushton aj foni por diamantet mor shpirt!ajfoni ajfon mbetet!!sipas teje po ta mbulosh me diamante bleona qerretin, bleona është më e shtrenjtë??jo mor shpirt diamantet janë të shtrenjtë,bleona dava budallaqe mbetet!

  2. Darius says:

    hahahahahahah…….hahahahahaha……e bukur kjo.

  3. Gerti says:

    hahahha je i madh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje