Pas publikimit në emisionin “Fiks Fare” të pamjeve të një punonjësi policie të Qarkullimit Rrugor teksa merrte rryshfet nga një drejtues mjeti, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri urdhëroi Drejtorinë e Inspektimit të verifikonte vërtetësinë e ngjarjes dhe sjelljen e policit në detyrë.
Punonjësi i policisë Altin Çela është shoqëruar në ambjentet e Policisë së Tiranës ku i është komunikuar masa e pezullimit dhe fillimi i ecurisë disiplinore
Ndërkohë materialet e çështjes në ngarkim të tij do t’i kalojnë prokurorisë për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Ministria e Brendshme përmes një deklarate për media, inkurajon qytetarët të denoncojnë çdo akti korruptiv apo të abuzimit më detyrën të punonjësve të Policisë së Shtetit në numrin pa pagesë 0800 90 90.
“Ky është shembulli i bashkëpunimit tonë me qytetarët dhe mediat për të bërë më të mirë shërbimin e Policisë së Shtetit dhe punonjësit e saj larg praktikave korruptive”, nënvizohet në reagimin e Ministrisë.
APAPA TE GJITHA KETO LOJRA PER TE NA HEDH HI SYVE
http://bit.do/mori-rryshfet-pezullohet-dhe-ndiqet-penalisht
O bravo te qoft o Sajmir o Edi.Pse nuk kemi edhe na ne Kosove nji FIKS FARE !!!!??????
Nuk ka per tu zhdukur ndonjehere korupsioni ne Shqiperi…… futeni ne koke. Jemi akoma vend i varfer……………………dhe paraja eshte shume e dashur per kedo ne administrate……………………se duan te duken,…. te vishen ,….. te hane,….. eshte kosto e larte kjo per keta delenxhinj te punesuar qe kompesojne rogat me te ardhurat e darovitura.
Ah more zoti polic,pse nuk more 700 000 000 (shtateqintmilion) dhe te shpetoje si FULLANI. Biles do te ftonin edhe ne ndonje banket presidencial, perseri si FULLANI.
Gjynaf Polici. Behet shembull ky per 10mij lek te vjetra, nderkohe nje shtet i tere me seksere u can duke mare euro gjithandej
Pse keshtu funksionon shteti!!!
Kali qe kapet, shin gjithe lomin……
Po te gjithe policet e tjere qe bejne te fortin apo kerkojne rrugeve si tia bejme ? te therrasim fiksin …..
Kjo eshte kenge e vjeter qe kendohet nga rrugoret dhe do te vazhdoje te kendohet deri sa ti shohim ata ne çdo cep rruge .A keni pare te tille jashte ?
E pra prandaj nuk instalohen kamerat .
Ndryshe u beme .
O shtet legen. Ministra qe vjedhin me miliarda dhe asnje gjemb ne kembe dhe polica qe futen ne burg per 10mije leke. Ptuuu. Rilindje k***e!
Ta gezoj fasten e Policise se Shtetit Artan Didi bashke me kete policin qe merr rryshfet.
Botoi komentet tema se nuk jane te veshtira per tu perkthyer se ne shqip i ke.
Mos ja qani hallin zotrinj ati policit qe mori 10.000 se kA marr Edhe shum 10 mishe te tjera tani rilindja nuk do e dekoroj kete polic!! Mos ja qani hallin shum