Dragoi dhe Ballkani

15 Janar 2015, 12:32Bota TEMA

Pekini do të vazhdojë të përqëndrohet edhe më shumë në zhvillimin ekonomik të Ballkanit, duke siguruar shuma të mëdha financiare dhe mobilizuar sipërmarrjet e veta, për të ndërtuar dhjetëra projekte strategjike, sidomos në fushën e infrastrukturës dhe energjisë.

Një deklaratë shumë e qartë dhe me plot simbolika ishte ajo e ajo e kryeministrit kinez Li Keqiang muajin e shkuar në Beograd, gjatë samitit të tretë Kinë-Ervopa Qendrore dhe Lindore, përballë një audience të madhe me protagonistët kryesorë të politikës rajonale.

Tek e fundit, “sprinti” i dëshiruar i bashkëpunimit financiar dhe tregtar mes gjigandit aziatik dhe kombeve të Ballkanit, është një temë tashmë e njohur dhe e diskutuar gjerësisht edhe gjatë samitit të shkuar në vitin 2013 në Bukuresht.

Ky ekspansion i Kinës në këtë rajon, cilësohet si një hap i domosdoshëm “për të garantuar rehabilitimin ekonomik dhe për të promovuar stabilitetin” në Ballkan, nëse citojmë deklaratën e bujshme të Keqiang-ut.

Por në fakt, është edhe një kusht thelbësor, për të munduësuar realizimin e strategjinë e maskuar keq të Kinës, që sikurse pretendojnë shumë analistë dhe ekspertë, synon të sfidojë fuqinë ekonomike të kontinetit të vjetër.

Fundja, interesimi shpropocional i treguar nga “Vendi i Dragoit”, ndaj tregut ballkanik, varet, si nga potencialet e shteteve të ndryshëm, ashtu edhe nga kapaciteti aktual i sistemeve të tyre financiare dhe bizneseve.

Ndonëse territori i këtij rajoni është i pasur me lëndë të para të çmuara, financat e vendeve përkatëse janë të rënduara nga borxhet publike. Recesioni ekonomik ka zhytur në pesimizëm të thellë klimën e biznesit, por edhe rentabilitetin e shkëmbimeve tregtare dhe pa dyshim kjo është diçka e pakapërdijshme për një fuqi botërore si Kina.

Është pra e qartë, që një listë kaq e gjatë e projekteve që duhet të zbatohen dhe investime që duhen kryer, fsheh një seri arsyesh që shkojnë dukshëm përtej një rikthimi ekonomik për një afat të shkurtër.

Projektet mbresëlënëse ku do të bazohet partneriteti Pekin-Ballkan, janë të gjitha strategjike dhe kanë për qëllim të ndikojnë kryesisht në sektorin e infrastrukturës dhe energjisë. Një nga prioritetet e Kinës është ta shndërrojnë Beogradin në një qendër të fuqishme të transportit dhe nyje kyçe, për hyrjen në tregun e gjerë dhe të pasur të Bashkimit Evropian, pikërisht në sajë të ndërtimit të linjës hekurudhore Budapest-Beograd.

Projekti me një vlerë totale prej më shumë se 2.5 miliardë eurosh do të financohet plotësisht nga Banka për Zhvillim e Kinës, ndërsa punimet në terren do të kryhen nga kompanitë shtetërore të “Dragoit”, që kryesisht angazhojnë punëtorë dhe specialistë të marrë nga vendi i tyre.

Për më tepër, investimet kineze në Serbi kanë filluar që prej vitit 2010, me financimin e disa projekteve të tilla si ndërtimi i urës “Mihajllo Pupin” mbi lumin Danub në Beograd, termocentralin “Stanari”, pa harruar këtu edhe zgjerimin e rrjetit rrugor kombëtar.

Megjithatë, një nga investimet e para të bëra nga Pekini në Ballkan ka qenë në portin e Pireut në Greqi në vitin 2009, nga kapitalet e freskëta të dhëna nga gjigandi botëror i ndërtimit të anijeve “Cosco”.

Pas këtij investimi, trafiku i kontejnerëve në portin grek është 3-fishuar në më pak se 5 vjet dhe koha e shkarkimit është shkurtuar në një javë. Aktualisht, Pekini po tregon një interes të madh për portin e Selanikut po në Greqi, si dhe portin e Barit në Mal të Zi.

Sikurse përmendëm më sipër, një strategji kaq e fuqishme, agresive dhe heterogjene që synon të dominojë realitetin ekonomik në rajon, padyshim bazohet në heqjen dorë nga fitimet afatshkurtra. Vetëm në këtë mënyrë gjigandi aziatik mund të anashkalojë kufizimet e tregtisë – duke patur parasysh që në bazë marrëveshjeve dypalëshe, rregulloret e BE-së nuk zbatohen – për të depërtuar më në fund, në mënyrë direkte në një treg prej afro 800 milion banorësh. /The Diplomat

a.g./www.bota.al

5 komente në “Dragoi dhe Ballkani”

  1. poprapo says:

    serbia maqedonia dhe greqia do te lidhen me nje hekurudhe te financuar nga kina ndersa ne morem rrugen e arbrit…edhe ne dolem te fituarit si perfundim e? mir

    1. ALB. says:

      Po ne i kemi moderne hekurudhat,nuk duam te tiera.Hahahahahaha
      Sipas marreveshies Kinezet do na bien ne vere 1.000.000. Kineze per te bere shurren ne lumin Drin qe te kemi elektricitet.Hahahahahaha

  2. kris says:

    Deri tani shqiperia ka perfituar selfijen e Rames me kryeministrin kinez.Do bejme prape selfije.

  3. A says:

    Pra, gjersa SHQIPERIA eshte shtet pa stabilitet ekonomik, financiar dhe social, ku deri me daten 23 QERSHOR 2013 jemi vendi i 2-te i zhvilluar ne Evrope direkt pas GJERMANISE dhe pas kesaj date me date 24 QERSHOR 2013 jemi shtet i varfer, i mjeruar, pa mireqenie dhe jemi barazi me shtetin BANGLADESHIT te Azise. Cfare pret se do te vine investime marramendese.
    Si do te vije KINA perseri ne SHQIPERI ne nje kohe te gjithe investimet e saja gjate kohes se miqesise se madhe ku 2(DY) PARTITE tona KOMUNISTE ishin parti motra dhe 2(DY) POPUJT tane SHQIPTARI dhe KINEZI ishin vllezer, e gjithe industria ne pergjithesi e ndertuar falas nga kinezet si KOMBINATE, UZINA, FABRIKA dhe NERMARRJE te ndryeshme nen TEORINE “shume zhvilluese” te TERAPISE se SHOCKUT dhe EKONOMIA ZERO, gjithcka u shkaterrua dhe shkoj per skrap.
    Pra, ne te gjitha drejtimet ne jem shtet, populli dhe qeveri pa garanci.
    Prej jashteqitjeve te ketij populli dalin edhe “politikanet”, “pushtetaret”, “qeveritaret” tane qe nuk bejne as per fekale, per pleh, se e thajne bimen. Kjo ndodh sepse keto i kemi njerin me pleh se tjetrin. Tung.

    1. ALB. says:

      Dakord me komentin ‘A’ Po ne i kemi moderne hekurudhat,nuk duam te tiera.Hahahahahaha
      Sipas marreveshies Kinezet do na bien ne vere 1.000.000. Kineze per te bere shurren ne lumin Drin qe te kemi elektricitet.Hahahahahaha
      Qe te hedhe para ne Shqiperi kinezi,duhet te kete ortak Shqipetar,sipas politikaneve tane,dhe ketu eshte problemi qe ata nuk po investoine akoma,po kerkoine ortak te ndershem

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje