Presidenti italian, Giorgio Napolitano, 89 vjeç, dha sot dorëheqjen, njoftoi presidenca e Republikës në një komunikatë të shkurtër.
”Napolitano nënshkroi sot në mëngjes aktin e dorëheqjes nga posti i tij. Sekretari i përgjithshëm i presidencës (…) u ngarkua për t’ia komunikuar zyrtarisht dorëheqjen e presidentit Napolitano krerëve të Senatit, Dhomës së deputetëve dhe Këshillit të Ministrave”, vijon komunikata.
Zgjedhur në vitin 2006 dhe shumë i respektuar në vend, Napolitano u rizgjodh në vitin 2013 pas mosmarrëveshjeve mes partive për një pasardhës, por nuk e fshehu kurrë qëllimin e tij për të lënë funksionin para përfundimit të mandatit shtatëvjeçar në 2020 për shkak të moshës dhe shëndetit.
Gara për gjetjen e një pasardhësi ka nisur që prej mesit të muajit dhjetor, kur Napolitani njoftoi se nuk kishte si qëllim të qëndronte edhe për shumë kohë në krye të vendit duke siguruar se funksioni i tij do të merrte fund në të njëjtën kohë me përfundimin e presidencës italiane të BE-së.
Burre ZOTNI ,nga te paktet njerez me integritet qe Italia mund te mburret sot…respekt.
Presidenti qe futet ne radhe me popullin per te prere bilete per kinema njeri i nderuar.Per te tille njerze duhet votuar qe te drejtojne popullin.RRespekte dhe shendet per presidentin e madh NAPOLITANO.
Ishte nje aliazh komunistkapitalist,e cuditeshme!!!
Nje nga presidentet me te mire.Zoti Napolitano,do te mbetet ne histori si nje presidente i mire,i nderua dhe i respektuar qe qendroi large konflikteve,dhe punoi per bashkimin e popullit duke zbatuar kushtetuten e republikes se ITAISE.