Personi që filmoi vrasjen e policit të paarmatosur para zyrave të Charlie Hebdo tha se publikimi i saj online ishte një refleks idiot si pasojë e përdorimit të rrjeteve sociale.
Jordi Mir, një inxhinier 50 vjeç tha për Associated Press se hedhja e videos në Facebook, ku shihet vrasja e policit Ahmed Merabet ishte një gabim trashanik.
Ai e hoqi 15 minuta më vonë, por gjithçka kishte marrë fund pasi tashmë video ishte shpërndare nëpër botë.
Ai tha se fillimisht nuk e kuptoi ç’po filmonte kur po shihte nga dritarja e tij, pasi tb shqetësohej nga zhurma e të shtënave.
Mir tha se kujtoi se po bëhej fjalë për një grabitje banke dhe se mendoi se Said dhe Cherif Kouachi ishin pjesë e skuadrës së policisë.
Mirëpo ky refleks, i të postuarit në Facebook, ku në rastin në fjalë bëhej fjalë për ekzekutimin e një polici të paarmatosur, ka shqetësuar familjen e këtij të fundit.
” Si guxoni ta merrni atë video dhe ta publikoni kudo?, – u shpreh vëllai i Ahmed Merabet për gazetarët. “I dëgjova zërin. E njoha tim vëlla. E pashë atë sipo vritej dhe e shoh përditë atë imazh”, ka thënë Malek Merabet./j.h
Ne nje nga karikaturat e Charlie Hebdo, Muhamedi duke zene syte me duar thote :
“Sa e tmerrshme eshte te te duan trapat” !
Kjo thenie shkon fiks per perdoruesit e Facebook .
Ne fakt vllai i tij paska pasur shume te drejte
Si guxojne ata qe te hedhin ato video ne facebook
Eshte e tmerrshme
http://bit.do/Video-Online-seksi
“ishte një refleks idiot” – Ç’i bëni gjuhës, ore gazetarë kokëgdhë?! pu,pu,pu…
nuk e di nese e keni pare videon e ekspertit amerikan qe tregon momentin evrasjes dhe thot edhe pse kalojne disa sekonda nuk shfaqet gjak e gjeni ne you tube videon dhe eksperti thot se eshte nje montazh per te hedhur balte mbi islamizmin
@Eriselda!Balte mbi islamin kane hedhur vete barbaret islamista, duke bere terror ,duke bere kamikaze femije 10 vjeç,duke luajtur femijet me koka te prera njerezish etj etj .Prandaj mos na bej si eksperte vidjosh ,se dukesh se je islamike .