11 shtatori francez

13 Janar 2015, 13:51Bota TEMA


Dominique Moisi

“9/11 francez.” Menjëherë pas masakrës në revistën satirike Charlie Hebdo, krahasimi me sulmin e Al Kaedës në vitin 2001 në Shtetet e Bashkuara pushtoi të gjithë Francën. Në fakt, sulmi i 7 janarit ishte më vrastari që Franca ka njohur që prej fundit të Luftës Algjeriane në 1962. Por sa e saktë është analogjia?

Në pamje të parë, krahasimi duket artificial dhe  i sforcuar. Dymbëdhjetë njerëz vdiqën në Paris, ndërsa 3000 u vranë në sulmet në Nju Jork dhe Uashington, DC. Sulmuesit përdorën kallashnikov, nuk morën peng avionë. Dhe, ndryshe nga sulmuesit e 9/11, ata ishin të gjithë qytetarë të shtetit që po sulmonin. Kjo është arsyeja përse sulmi në Paris 2015 ngjan më shumë me një kombinim të dy sulmeve të tjera: të bombardimit të metrosë së Londrës në  2005 (terroristët ishin të gjithë shtetas) dhe komplotit në Mumbai në 2008 (terroristët përdorën armë të vogla dhe i shënjestruan njerëzit individualisht).

Megjithatë, përtej diferencave të mëdha, sulmet në Paris dhe në Nju Jork ndajnë të njëjtën esencë. Të dy qytetet mishërojnë një ëndërr universale. Të dy janë metafora për dritat dhe lirinë. Të dy i përkasin botës, jo vetëm shteteve respektivë.

Për më tepër, në të dyja rastet, shënjestrat e zgjedhura nga terroristët ishin shumë simbolike. Në Nju Jork, Kullat Binjake simbolizonin ambicien kapitaliste dhe arritjen. Në Paris, Charlie Hebdo i ka dhënë formë shpirtit të lirisë demokratike: aftësisë për të shkruar, vizatuar dhe për të publikuar çdo gjë – edhe provokimeve ekstreme (dhe ndonjëherë vulgare). Ka një ndjesi të fortë në Paris, ashtu si në Nju Jork, se sulmi i vërtetë ishte vetë qytetërimi perëndimor.

Si shumica e francezëve, unë them, jashtë indinjatës për sulmin dhe empatisë për viktimat, Je suis Charlie – një frazë që kujton deklaratën e gazetës Le Monde, menjëherë pas 9/11: Nous sommes tous Américains (Ne jemi të gjithë amerikanë).

Por duhet ta pranoj se nuk jam ndjerë gjithnjë kështu. Në 2005, pata rezerva rreth vendimit të gazetës daneze Jyllands-Posten për të botuar një seri karikaturash të Profetit Muhamed dhe rreth zgjedhjes së Charlie Hebdo për të riprodhuar karikaturat vitin pasues. Në atë kohë, ndjeva se ishte një provokim i rrezikshëm, i panevojshëm dhe i papërgjegjshëm politikisht. Nuk luhet me shkrepse pranë një tubacioni gazi apo një pako dinamiti.

Epoka jonë është ndoshta më besimtare sesa shekulli i tetëmbëdhjetë. Të citosh Volterin është një gjë, mendova në atë kohë, por të sillesh me përgjegjësi do të thotë të përmbahesh që të mos fyesh çfarë është më e shenjtë për të tjerët, qoftë Krishti, Muhamedi apo Shoah.

Sot, duke marrë parasysh natyrën e sulmit, i lë pas këto rezerva, ndonëse i rezistoj tundimit për t’i bërë sakrilegj kujtimeve të viktimave, siç po bëjnë shumë francezë. Në Francë, laïcité, përkthyer gabimisht në anglisht si “laicizëm” është i barabartë me një fe – fenë e Republikës. Për karikaturistët e Charlie Hebdo, feja ishte vetëm një ideologji tjetër, dhe ata shënjestruan të tre besimet monoteiste (ndoshta pak më shumë me islamin, mbase prej fytyrës më të dukshme fundamentaliste).

Deri më tani, një klimë e unitetit kombëtare po prevalon në Francë, siç ndodhi në Amerikë menjëherë pas 9/11. Dhe kështu duhet të jetë, uniteti është thelbësor për kundër terrorizmin, prioriteti i të cilit është të krijojë ndarje, të nxisë konfrontim dhe të margjinalizojë të moderuarit. Në fakt, edhe Marine Le Pen, lidere e të së djathtës ekstreme

të Frontit Kombëtar, fillimisht paralajmëroi për rreziqet e një reagimi anti-mysliman, duke deklaruar se disa të rinj të humbur nuk ishin përfaqësues të shumicës së myslimanëve francezë.

Por sa gjatë do të prevalojë uniteti kombëtar? Shenjat e kolonializmit janë të freskëta në Francë më shumë se kudo tjetër në Europë; vendi ka pakicën më të madhe të myslimanëve në Europë dhe me të djathtën që duket veçanërisht e dobët dhe e ndarë, ekstremi i djathtë po rritet në sondazhet e opinionit.

Këto përbërës mund të formojnë një recetë për katastrofë. Tashmë, La Pen duket se po sigurohet ta formojë. “Uniteti nacional është një manovër politike patetike,” u ankua ajo, pasi nuk u ftua në tubimin e ditës pas sulmit. Por, nëse liderët e djathtë janë në udhëheqje, sulmi i 7 janarit mund të nxisë një ndjenjë të re të vendosmërisë kolektive dhe të rigjallërimit politik.

Ne francezët duhet të përballemi me këtë sulm terrorist njëlloj si amerikanët pas 9/11: me vendosmëri dhe qartë, por edhe me përgjegjësi. Kjo do të thotë, mbi të gjitha, ne duhet të shmangim kthimin në Amerikën e vitit 2003, kur presidenti Xhorxh W. Bush zgjeroi luftën globale ndaj terrorit në Irak. Detyra e Francës tani është të mbrojë vlerat që e bënë atë një shënjestër

5 komente në “11 shtatori francez”

  1. Pelasgian says:

    “Per Karikaturistet e Charlie Hebdo,feja ishte vetem nje ideologji tjeter , dhe ata shenjestruan te tre besimet monoteiste (ndoshta pak me shume me islamin , mbase prej fytyres me te dukshme fundamentaliste)”

    SKANDALOZE …..E TURPSHME PER KTE FLLIQSIRE DHE E TURPSHME PER MEDIAN .

    Charlie ne fakt Degjeneronte ne ANTI-ISLAM , po ashtu edhe ne ANTI-KRISHTIERIM por kurren e kurres ne ANTI-SEMITIZEM saqe bankat cifute e kan ndihmu nga falimentimi .

    Rikujtoj edhe nje here rastin e komikut dhe satiristit francez Diedonne qe me ligje te HOLLANDE nuk lejohet te jap asnje spektaktel . Pra dhe ai satirist ishte por ja qe u AKUZUA per antisemitizem dhe I NDALOHET LIRIA E SHPREHJES DHE PUNA E TIJ NDERSA CHARLIE CIFUTET NA BEHEN “HEROJ” TE FRANCES !!!!

    PS – Nqs Kristianet kan rene ne gjunje e ja thithin KKKKKKK cifutve kjo sdo te thote qe edhe muslimanet ta bejne nje gje te tille .

    PS perseri , shkoni pak ne Izrael e talluni me fen e cifutve dhe do e shikoni “fundamentalizmin” e tyre “perparimtar”. PLEHRA !!!

    1. kujtim says:

      bravo, koment i sakte por keta kkkkkk rat nuk zene mend jo se nuk e dijne nuk duan.

  2. georges says:

    PERSE NUK JAM CHARLIE?!
    Koalicioni ,antinazist dhe antifashist dhe antiJaponi SHBA-ANGLI-BASHKIM SOVJETIK-FRANCE-KINE, perfundoi me nje urrejtje midis aleateve triumfatore dhe me nje mori sharjesh, dhe me nje miqesi deri ne dashuri me humbesit Gjermani-Itali Japoni.Fundi i luftes se ftohte e gjheti SHBA dhe Bashkimin Europian ne aleance me ish anetaret e boshtit Berlin-Rome -Tokio. Kjo do te ngjasi edhe me “Je suis Charlie-I am Charlie”; aleatet do te shahen deri ne kocke me njeri jatrin dhe do te vellazerohen me Islamin, me Korene me djallin por jo me njeri jatrin’

  3. ArvanitasiArberesh says:

    Dominique Moisi eshte çifut.

    Kjo i spjegon te gjitha opinionet, artikujt dhe frazat e tij, perfshirë edhe opinionin e fundit, kur vjen fjala per te gjykuar raportet e botes islame me Perendimin, agresionet e tyre ndaj popujve ne Lindjen e Afert, te Mesme dhe te Larget dhe pasojat katastrofike te ketyre agresioneve për këto rajone.

    Si i tille, opinionet e Domenique Moisi, vetem e kompromentojne gjykimin dhe vleresimin e sulmit te militanteve fundamentaliste islamike kunder satirikes Charlie Hebdo së cilës, megjithe zellin e saj per fjalen e lire, i eshte ndaluar me ligj dhe në praktike, te jete antisemite dhe, per pasoje, i eshte hequr e drejta qe te karikaturizojë qofte edhe krimet shtetërore dhe kriminelët zionistë kur masakrojne civilet palestinaze, perfshire femmijet dhe grate e tyre.

    Perfshirja e Dominique Moisi ne kete debat eshte nje handikap moral, njelloj sikur te përfshihej ushtria izraelite drejtpërsëdrejti ne luftrat që koalicionet ushtarake perendimore, si më parë ashtu edhe aktualisht, kanë ndermarre kunder shteteve apo militanteve islamike gjithandej ne Lindje, përfshirje që, Perëndimi dhe vetë Izraeli, kane pasur zgjuarsinë dhe delikatesën t’a shmangin, së paku deri më tani.

    Domenique Moisi, por jo vetem ai, eshte nje zgjatim në Europë, metastazë nëse doni, i lobit te superfuqishem çifut ne Amerike, qe mbron interesat izraelite ne Lindjen e Mesme dhe qe do që të margjinalizoje marrdhenjet e Amerikes dhe Europës me vendet myslimane të Lindjes dhe, duke njejtësuar masakren ne Charlie Hebdo me sulmin terrorist të 11 Shtatorit, synon te rreshtoje Euro-Atlantikun ne nje front kunder botes myslimane, duke i dhene kesaj bote dhe banoreve te saj fytyren e terroristeve fondamentaliste.

    Keshtu edhe eshte shume më e lehte qe te maskohet pas ketij fronti unik, fondamentalizmi shteteror zionist dhe krimet e tyre kunder palestinezeve.

    Ne perspektive, ky komplot zionist, ka pak gjasa te ketë sukses.

    Ne stërkonfliktin gjigant global qe po afrohet, jo aq ngadale, te Perendimit me Perandorine e Verdhe te Lindjes, bota myslimane eshte i vetmi aleat i madh natyror i Perndimit dhe heret a vone, kjo do të çoje ne nje Aleance te Re midis tyre, ku vicklat zioniste do te nulizohen pa mëshire.

    Shallom, Domenique!

    1. Pelasgian says:

      Dakort me gjithcka pervec strofkes se fundit – Perandoria e Verdhe e Lindjes do te dominoje boten me apo pa Myslimanet , madje do te jet edhe ARMIKU NR 1 I ZIONISMIT . Ne Kine dhe ne Japoni apo edhe ne Indi cifutet nuk i pjerdh njeri , sidomos ne ato dy te paret sepse jan popuj qe nuk i kan humb vlerat e tyre tradicionale pavarsisht se kan perqafu kapitalizmin !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje