Si të luftohet ekstremizmi islamik në Evropë?!

12 Janar 2015, 18:38Bota TEMA

Sulmet terroriste, që kanë ndodhur javën e kaluar në Paris, kanë tronditur globin. Ato vazhdojnë të jenë në qendër të opinionit edhe sot, duke bërë që shumë media ndërkombëtare të shkruajnë për rritjen e nacionalizmit në Evropë.

Gazeta “Wall Street Journal”, në një shkrim me titull “Neutralizimi i islamizmit radikal”, shkruan se në Evropë ka traditë të madhe të tolerancës për dallimet dhe liri për fetë.

Por, sipas saj, shumë qytetarë bëhen bashkëfajtorë të heshtur kur kjo tolerancë dhe liri kërcënohet nga dhuna xhihadiste. “Wall Street Journal” shkruan se kundërshtimi i dhunës nuk është i mjaftueshëm, por duhet kundërshtuar nocionin se Islami, apo çdo interpretim i ngushtë i besimit, është mbi kritikat.

“Nëse mësojmë të sfidojmë ideologjinë e atyre që kanë rrëmbyer besimin tonë, ne do të krijojmë elasticitetin që do të na lejojë të përparojmë në një shoqëri moderne”, shkruan gazeta.

“Për më tepër, ta akuzosh këtë pikëpamje si islamofobe, shkon në dëm të atyre që në shoqërinë perëndimore dëshpërimisht nuk duan të shihen si të tillë. Kjo u lejon ekstremistëve që të përparojnë pa kontroll, duke na kthyer në vitet e errëta”, thuhet në artikullin e gazetës “Wall Street Journal”.

Nga sulmet terroriste në dhe përreth Parisit kanë humbur jetën 17 persona. Dymbëdhjetë nga ta janë vrarë nga sulmi në revistën satirike “Charlie Hebdo”. Islamistët radikalë kanë vrarë po ashtu një police dhe katër pengje në një dyqan hebre.

Të dielën është shfaqur një video e njërit prej sulmuesve, në të cilën ai zotohet për besnikëri ndaj grupit militant të Shtetit Islamik.

Gazeta “Guardian” shkruan se kultura e vetme që do t’i mbijetonte kasaphanës që Shteti Islamik dhe aleatët e tij kanë planifikuar për Evropën, duhet të ndërtohet në dy parime: i pari, toleranca fetare dhe respekti për të drejtat e migrantëve, sipas ligjit ndërkombëtar; i dyti, ndjekja agresive e sekularizmit, racionalizmit dhe lirisë individuale.

Sipas gazetës “Guardian”, terrori islamist nuk mund të ndalohet vetëm nga shërbimet e sigurisë dhe të inteligjencës; ai duhet të luftohet në mënyrë kulturore dhe ekonomike.

Fanatikët fetarë duhet të largohen nga të gjitha kontaktet edukative me fëmijët, ndërsa të rinjve t’iu gjenden vende pune, shkruan gazeta britanike.

Të dielën, për të nderuar viktimat e sulmeve terroriste në Paris, atje janë mbledhur mbi një milion qytetarë dhe dhjetëra liderë botërorë. Marshime solidariteti ka pasur edhe në qytete të tjera të Evropës, si: Bruksel, Berlin, Madrid, Stokholm e të tjera.

Agjencia gjeopolitike e zbulimit, Stratfor, në një koment të sajin, ka shkruar se Evropa, tradicionalisht, ka qenë djepi i nacionalizmit. Nga nacionalizmi romantik i shekullit 19 deri te totalitarizmi i shekullit 20, evropianët e kanë definuar veten me ndjenjën e fortë të përkatësisë kombëtare, shpesh të lidhur me gjuhën, etninë dhe fenë, dhe me mosbesim ndaj të huajve, shkruan Stratfor.

“Shumë qeveri evropiane veprojnë nën idenë se imigracioni do t’i ndihmojë Bashkimit Evropian të zbusë efektet e zvogëlimit, plakjes së popullsisë. Por, disa vende luftojnë për të integruar plotësisht të sapoardhurit. Papunësia e të rinjve, mungesa e mundësive dhe diskriminimi social ishin disa nga shkaqet e trazirave në Francë më 2005”, kujton Stratfor.

Një dekadë më vonë, sipas kësaj agjencie, pak gjë ka ndyrshuar në Francë në aspektin e integrimit, ndërsa kriza ekonomike ka ndërlikuar disa nga problemet strukturore të vendit.

Grupet islamike, të tilla si Shteti Islamik, janë duke përdorur me sukses rrjetet sociale për të tërhequr të rinjtë perëndimorë, paralajmëron Stratfor./REL

4 komente në “Si të luftohet ekstremizmi islamik në Evropë?!”

  1. A says:

    Gjate regjimit komunist te ENVER HOXHES, Shqiperia ishte “perkrah vllezerve” arab ne lidhje me luften me Izraelin.
    Ku perdite median shqiptare te saj kohe jepnin fitore “mahnitese” te forcave te armatosura arabe ndaj shtetit te Izraelit, bile me shifra marramendese, kaq aeroplan ushtarak dhe ushtar u rrezuan dhe u vrane nga forcat e perbashkta islamiko-arabe.
    REALITETI doli ndryshe ku DYMIJELION IZRAELIT derguan ne te SEMES NJEQINTEMILION ARAB, ku edhe shteti me i fuqishem arab EGJIPTI u dorezua pa kushte. Sipas JOSIF BROZ TITOS, atehere udheheqesi i Jugosllavise dhe Botes se TRETE dhe Vendeve te PA ANGAZHUARA pati thene: “Si luftuan ARABET, kur IZRAELITET kane gadishmerine Nr.1 me te miren ne bote. Ku ne duhet te marrim shembull.
    Tani, ENVER HOXHA dhe QEVERIA e TIJ duke pa kete humbje katastrofike “TE VLLEZERVE ARAB dhe PALESTINEZE”, solli me dhjetra MESHKUJ PALESTINEZ dhe i sistemoj neper apartamente dhe i punesoj neper ndermarrje te ndryeshme te Shqiperise.
    Por, mbas pak kohe, Sigurimi i Shtetit sinjalizoj shokun ENVER HOXHA se keto persona filluan veprimtari antiligjore dhe propagande te thekesuar ISLAMIKE MUSLIMANE FONDAMENTALISTE RRADIKALE per shplarje truri, veprimtari islamike dhe ne veshje ose ne pamjen e jashtme jo te pershtateshme per moralin tone komunist dhe revolucionar. Ne nje kohe FEJA ishte e NDALUAR me LIGJE dhe SHQIPERIA ishte i vetmi vend ateist ne bote.
    Siperfundim, organet kompetente te kohes me URDHER direkt te Shokut ENVER HOXHA i kapen, i arrestuan dhe i hipen ne nje aeroplane dhe i derguan ne vendin e tyre qe quhet PALESTINE.
    Sic doli nga analiza qe u be ne ate kohe personat ose palestinezet ne fjale nuk donin te integroheshin me ZAKONET dhe TRADITAT e SHQIPTAREVE dhe me jeten e perditeshme te vendit te SHQIPEVE ne mes EVROPES. Tung.

  2. Toni KS says:

    Thjeshte. Te ndalet cmenduria e lejimit te ardhjes se miliona njerezeve inkompatibil me vlerat europiane ne Europe. Eshte shume me mire te jesh “racist” dhe “islamofob” sesa i vdekur. Ne djall korrektesa politike.

  3. pjatalarsi says:

    Shkrim paqesor (pa autor) me … keshilla moralizuese te dala demode!

  4. kaurri realist says:

    Per fat te keq termi “islami radikal” nuk ekziston. Ka muslimane te arsyeshem, por islami si doktrine politike asht i pameshirshem me jo-muslimanet, te cilet i asimilon o perveç luftes(xhihad) o permes ligjit racist qi i thojne sheriat.
    Kur muslimanet(ne pergjithesi) jane pak, bâjne si burra te mire e te qete. Kur numri tyne rritet, nisin e bâjne kerkesa.Kur kerkesat nuk u plotesohen, nisin atentatet si neper Evrope, Afrike e tjeterkund.
    Kur numri muslimaneve kalon 50% e popullit, nise kerkesa e vendosjes se sheriatit si ligj themelor i shtetit ku kane ardhe.

    Keshtu u muslimanizue nji pjese e mire e vendeve te sotme “muslimane”.

    https://www.youtube.com/watch?feature=player_detailpage&v=ERou_Q5l9Gw

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje