Ilir Meta-Ramës: 23 vjet më parë na quajte të çmendur. Rama: Ashtu mu dukët, por dhe ju më merrnit për të çmendur

15 Janar 2015, 11:12Politika TEMA

Forumi Eurosocialist Shqiptar ka shënuar sot 23-vjetorin e krijimit të tij.

Të pranishëm kanë qenë edhe kryeparlamentari Ilir Meta, një prej themeluesve të FRESSH, si dhe kryeministri Edi Rama.

Gjatë fjalimit të tij, Meta ka ironizuar me Ramën, duke thënë se 23 vjet më parë ai i ka quajtur të çmendur.

“Ishte koha kur e djathta ishte në një revansh dhe efori të jashtëzakonshme në trendin e saj, por koha tregoi se themeluesit e FRESSH nuk ishin të çmendur, por të guximshëm dhe vizionare, sepse për pak muaj, situata politike ndryshoi në mënyrë esenciale dhe vitet kaluan dhe Partia Socialiste u rigjinerua dhe u bë një alternativë e së ardhmes dhe Forumi i Rinisë Socialiste qe dha kontributin e vet pati një meritë historike, krijoi një alternativë të së ardhmes me bindje, pasion e idealizëm dhe ishte fat, jo vetëm për PS-në, por dhe Shqipërinë.

Rinia Socialiste dha kontribut të jashtëzakonshëm për të frenuar instalimin e një regjimi diktatorial në emër të gjoja antikomunizmit.

Ishte një kohë tjetër kur eurosocialistët dhunoheshin dhe burgoseshin, por ata luftuan dhe ia dolën për Shqipërinë. 23 vjet më parë në këtë sallë kishte dhe të rinjë nga Kosova, të cilët ishin themelues të FRESSH të Shqipërisë.

Ishte një rast i rralle i FRESSH ai i Haki Morines, i burgosuar nga regjimi i Milloshevicit, të fliste dhe të jepte besim në këtë salle, kur në atë kohë akuzohej nga e djathta se kishte shitur Kosovën dhe interesat kombëtare.

Koha është për ata që guxojnë dhe shohin lartë. Vetëm gjashtë vjetë më pas, ky kosovar do bashkohej me UCK-ne dhe Shqipëria drejtohej nga eurosocialisti Pandeli Majko.

Kam frikë që Rama para 23 vjetësh na mori për të çmendur. i uroj suksese në punën e tij për të krijuar një perspektivë më të mirë për të gjithë të rinjtë e Shqipërisë”, tha Meta.

Kreu i Kuvendit solli në vëmendje një fakt të rëndësishëm historik, duke pohuar se “në të gjithë vendet ish- komuniste u krijuan rinitë komuniste, ndërsa në Shqipëri u krijua një rini socialiste që nuk kishte lidhje me rininë komuniste, por me të rinjë që ishin aktive ne lëvizjen e dhjetorit në rrëzimin e diktaturës. Kjo lëvizje solli tolerancën dhe bashkëpunimin dhe ne e kemi konsideruar oponencë brenda PS-së”.

Pas tij ka qenë i menjëhershëm reagimi i Ramës, që mori fjalën:

Meqë kryetari më solli mbrapa 23 vjet dhe unë nuk kam qenë anëtar i FRESSH, është e vërtetë që në atë kohë kur formuan FRESSH mu dukën të çmendur, por është e vërtetë që në atë kohë edhe këta edhe ata më merrnin për të çmendur.

E rëndësishme është që të më çmendurit e gjetën njeri tjetrin dhe Shqipëria e ndërroi faqen e vet duke shpëtuar nga të çmendurit e vërtetë dhe jo nga ne”, u përgjigj Rama.

Ai ndërkohë, ka bërë batuta edhe në lidhje me pagesat për energjinë elektrike.

I keni paguar dritat apo? Se më tha Sajmir Tahiri po sikur ti kontrollojmë faturat e energjisë kur të hyjnë. Kjo u konsiderua e tepërt për momentin, por me dritat kujdes”, tha Rama.

“Jam krenar se në pjesën e parë të qeverisje e shfrytëzuam tërësisht mundësinë për t’i shërbyer vendin, por edhe vendi e kritikoi qeverisjen.

Për ne shkulja e hijes së frikës, fundi i dhunës politike, asgjësimi i presionit të politikës dhe partive. Kjo besoj se është ajo çfarë ka ndodhur pas 23 qershorit.

Këto do të jenë zgjedhjet e para që asnjë rrogëtar i shtetit  nuk do detyrohet të marrë pjesë në miting. Asnjë shkollë në republikë nuk do të lërë asnjë orë mësimi për ët mbushur sheshte elektorale. Së bashku fituam betejën e 23 qershorit”, theksoi Rama.

Më tej, ai  u ndal edhe te zgjedhjet e ardhshme lokale duke theksuar se do të respektohet kuota 50% për 50% gra e vajza dhe burra dhe djem në Këshillat e rinj ashkiak.

“Kemi detyrën jo të fitojmë zgjedhjet e ardhshme, por të rilindimin ndjenjën e disiplinën komunitare. Zgjedhjet jo me kundërshtzarin që e mundëm dhe do e mundim sërish në 2017, por janë për stacionin e radhës për detyrën tonë.

Nuk do i kthejmë në një betejë politike, por do zgjerojmë shpresën. Kemi krijuar premisën pas rënies së qindra gardheve, që ishin pengje të fisit më të madh apo të fshatit më të madh.

Do jenë mjeti për të ndërtuar një politikë të re për 61 bashkitë e Shqipërisë për komunitetin.

PS dhe LSI do mbështesim së bashku kandidatët, por do të jeni ju të rinjtë, së bashku me prindërit dhe fqinjët në komunitetët tuaj.

Do të zgjedhim një model të ri qeverisjeje, një rrugë të re për çdo bashki të re”, tha Rama.

Kryeministri u ndal  edhe në luftën kundër korrupsionit, duke kërkuar bashkëpunimin e njerëzve për shembur në çdo fushë korrupsionin, përmendi edhe formimin e platformës online për denoncimet

“Reformat tona po godasin pjesë-pjesë korrupsionin. Ne nuk kemi një shkop magjik. Nëse njerëzit nuk përfshinë në luftën kundër korrupsionit ne nuk mund ta godasim me gjithë forcën.

Për këtë do të shërbejë platforma online, që do ketë një fushë ndërveprimi kundër të paudhëve që u ndërpresin rrugën njerëzve kur kërkojnë një shërbim”, u shpreh Kreu i Qeverisë/b.l

28 komente në “Ilir Meta-Ramës: 23 vjet më parë na quajte të çmendur. Rama: Ashtu mu dukët, por dhe ju më merrnit për të çmendur”

  1. u says:

    hahahah pordhe me rigon vetem nje gje ka drejte qe ne krye te shqperise gjithmone kane qene njerez te cmendur se jemi te gjithe popull I cmendur

    1. Ezopi says:

      He me te lumte trimi i xha Jahos! Vizionar me bllok ne dore!

      1. I riu komunist says:

        E VJETRA SHEMBET,KOHET PO NDRYSHOJNE,NJE JETE E RE LULEZON GERMADHASH ?
        O Ilir Kokmodhi,o HAJDUT! Ne gjithe Evropen rinia ka ne shumice tendenca komuniste e jo “socialiste,demokratiste e fashiste”.Eshte normale,eshte tendenca e moshes rinore qe kerkon gjithmone permbysjen dhe ndryshimin e ekuilibrave shoqerore.Dhe historia ka vertetuar se vetem rinia komuniste ka ndryshuar boten,ato “rinite” e tjera jane thjesht konformiste e sahanlepirese. Fakt eshte qe edhe ne Shqiperi u formua Rinia Komuniste “Qemal Stafa”,por fati i keq eshte se vetem nje pjese e vogel e rinise ju bashkangjit ketij kahu idealist,pasi shumica e rinise shqiptare (frikacake,trushpelare e te pjerdhur) ju bashkangjiten kaheve “socialisto-demokratisto-republikanisto…”,ose ndryshe kaheve lapangjoze te servilizmit dhe interesave personale dhe jo KAHEVE IDEALISTE te verteta qe i takojne rinise!Por shpresa eshte,berthama e atyre qe duan te ndryshojne boten ekziston dhe kurre nuk do te shuhet.Ne Rinia Komuniste jemi ketu,se shpejti do rikthehemi ne histori si nje uragan ndryshimesh. Dhe bota do behet me e mire me ndryshime thelbesore,te cilat mund ti bejne vetem idealistet e vertete dhe jo zvarraniket! Ne kemi pervojen e te mirave dhe gabimeve te te pareve tane,do te dime si ti ndreqim realitetet.Per nje bote te re me te mire!!!

        TË BIRTË E SHEKULLIT TË RI

        Na të birtë e shekullit të ri,
        që plakun e lamë në “shejtnin” e tij
        e çuem grushtin për me luftue
        ndër lufta të reja
        dhe me fitue…
        Na të birtë e shekullit të ri,
        filizat e një toke së rimun me lot,
        ku djersë e ballit u dikonte kot
        se dheu ynë qe kafshatë e huej
        dhe në marrzi duhej shum shtrejtë t’u paguhej.
        Na të birtë e shekullit të ri,
        vllazën të lindun e të rritun në zi,
        kur tinglloi çast’ i ynë i mbramë
        edhe fatlumë
        ditëm me thanë :
        S’duem me humbë
        në lojë të përgjaktë të historis njerzore,
        jo! jo! s’i duem humbjet prore
        duem ngadhnim!
        ngadhnim, ndërgjegje dhe mendimi të lirë!
        S’duem, për hir
        të kalbsinave të vjetra, që kërkojnë “shejtnim”,
        të zhytemi prap në pellgun e mjerimit
        që të vajtojmë prap kangën e trishtimit,
        kangën monotone, pa shpirt, të sklavnis –
        të jem’ një thumb i ngulun ndër trutë e njerzis.
        Na të birtë e shekullit të ri,
        me hovin ton e të ndezun peshë,
        ndër lufta të reja kemi m’u ndeshë
        dhe për fitore kem’ me ra fli.

          1. I riu komunist says:

            Po more !!!???

  2. tani says:

    Pse 23 vjet me pare? Vetem 2 vjet me pare e shanit njeri tjetrin me fjale rrugacerore, psikopat, hajdut, monster, m*t pas kepuce, vrases apo na dini budallenj. E dine te gjithe qe Rama ka marre vota sepse njerzit urrejne Saliun perndryshe sdo e votonin as punonjesit e bashkise. Kurse Meta i ka marre votat sic i thoshte Rama me ze e figure.

  3. Shoku Rrok i Druve says:

    Interesant, kjo pyetje e Rames “A i keni paguar dritat?” Se si me kujton nje pyetje te rendomte ne vitet ’70 ne Lezhe, kur nje ish-instruktor rinie, i njohur per sensin e tij te humorit, nxori (a ia nxoren ca kalivaças te Kashnjetit)batuten pershendetese:
    – Si je me shendet? Po me kuotat e rinise, mire?
    Rotacion hallesh. Rinia protagoniste!

    1. raimond vlonjati says:

      Je i sakte fare –Edi Rama po perdor metodat e komunizmit per te drejtuar ne demorkaci
      Kjo do beje qe PS-ja ti humbi zgjedhjet

      Edhe dicka , ne lidhje me faturen e energjise elektrike, kjo qeveri eshte e pashpirt per njerezit e thjeshte
      nderkaq na tregohet zemergjere ne ekstrem me biznesmenet milionere qe nuk i kane paguar shtetit 800 milion dollare taksa ….

      Ca qeverie eshte kjo mor vella?

      Si mund te lejohen bizneset te mos paguajne 800 milion dollare detyrime ndaj shtetit
      dhe nga ana tjeter , po ky shtet fut ne burg qytetarin e thjeshte per nje fature 30 dollare….

      Kjo nqeveri nuk ka azgje sociale , ndaj, kjo qeveri duhet rrezuar sa me shpejt te jete e mundur
      se kjo qeveri mori votat e 99% te shqitpareve, dhe punon per 1% te shqiptareve

  4. pilo pela says:

    I kemi dhe ”shakaxhinj” politikanët.Vërtetë që tallin bythën nga mëngjesi deri në darkë me këtë popull që i kanë hedhur trutë e gomarit,po bëjnë edhe shaka e na mbajnë në humor.Iku rrumpalla erdhi rampalla.

  5. Cfare gallate me mish pate says:

    hajde store hajde

  6. zoto says:

    Si te te quante ndryshe bre Like,atehere nuk ishe bere akoma i florinjte….

  7. sheme says:

    Nuk kane gabuar.

  8. Klimax says:

    Ne nje shprehje popullore thuhet se “femija dhe budallai belbezojne te verteten”! Dhe realiteti eshte se ky vend dhe populli i tij gjithmone ishte qeverisur dhe vazhdon te qeveriset nga te cmendur.

  9. detibering says:

    Na stisni nje histori qe kundermon erë pislleku, hipokrizije, korrupsioni dhe me doza te larta cinizmi, nderkohe qe shumica e klases se mesme po shton rradhet e te varferve.
    I keni dhe jeni duke i bere administratat shteterore tip “bigbrothers”, vecanerisht ate te kompanise albpetrol sh.a., te bashkise, te prefektures, qe pervec paaftesise ne kufijte e skandalit jane barazuar, pa frike, me hajdutet e autobuzeve urbane. Keni futur ish-oficera pa karakter moral (qe sot trajtohen sipas statusit dhe plus punesimin iu vete rroga mbi 1 milion te vjetra, nje i tille Aljosha Prifti) si shefa kuadri, nderkohe shume vajza dhe djem te mire te arsimuar ne fushen perkatese mund ta bejne kete pune krejt mire dhe njeherazi te ndjehen te punesuar per investimin e kryer.
    Po vegjetoni ne nje sistem qe te jep shume mundesi per tu shfaqur, por duke vepruar sipas modelit made in albania po e rrezikoni ate dhe jo shume larg , shume te papunesuar do punojne ne fusha jo legale.
    Thirrni mendjes dhe lërini slloganet, se stuhia po afron.
    Sa per sukseset e verteta, urime, por ndrequni per minuset.

  10. Dije says:

    Filloi Ilir Meta te hedhi vickla tani qe u kap trafikanti i droges nipi i Enver HOxhes?

  11. qytetari says:

    Njeri me ordiner se tjetri edhe se ai plaku tjeter ne “pension”.

  12. din says:

    Fatkeqsi se ketyre u vete mbrapa dhe elita e rinise gjasme,e cfare do presi shqiperia nga kjo rini qe mbeshtet Ilir Meten.

  13. jb says:

    Ik o katran me boj te ka dal boja qe pa dale nga barku i nenes sa do qe u perpoqe duke bere transformim fizik nga koke lope u ktheve ne ushtari zhvejk ose ufo
    Matrapaz i keq qe mbani peng 3 milion dele

  14. ALB. says:

    Aspak nuk keni gabuar, i keni thene realitetin njeri-tjetrit.
    Sot po genjeni.

  15. titi says:

    FRESH NUK eshte i Metes!

  16. ..HE Mori Infermierja Testimin, joo ... says:

    …i ziu popull, te cmendur andej, te cmendur ketej, te cmendur lart , poshte dhe anash.Te cmendur diten per diell dhe naten per hene.Populli shqiptar cka bere ?! mes cmendurive qe i kane infektuar intelektin e tij kolektiv ne gjithe keto vite demokraci ka zgjedhur Cmendurine e radhes , me arsyetimin tipik pragmatist :I cmendur duket , po ta provojme njehere edhe kete.Ne te vertet u desh te pakten njehere te vetme qe populli ti BOJKOTOJE ZGJEDHJET per ti larguar gjithe te cmendurit nga faqja e politikes.Po ja qe bojkoti ne demokraci qenkerka i denueshem se nuk i sherben demokracise.Mgjate pertej ketyre batutave qe me teper duken si ajo shprehja , n ato maja rripa rripa, njehere ma hipe njehere ta hipa.Me vjen te permend nje artikull te botuar sot ne gazeten STANDARD ku nje sekretar i shokut RAMIZ ALIA refen sesi grupet e Ramizit i rezonin naten Bustet e STALINIT dhe i qanin ato diten.KJO tregon asgje me pak se Demokracia shqiptare dhe gjithe establishmenti qe ajo gjeneroi ishte thjesht nje farse e komunizmit nje demokraci surrogato.Tek e fundit eshte edhe ligj i Natyres ASGJE NUK ZHDUKET, thjesht transformohet.Te rroje partia

  17. ALB. says:

    Me qarte nuk behet,Rama e tha;te cmendur ata,te cmendur dhe ne,dhe Shqiperia me ne fund qeveriset nga te cmendurit

  18. Freshiste says:

    Ore koleremadh te te pyesim pak ne ty. Kush ishe ti ne FRESSH?
    Ti u bere nga mundi puna dhe sakrificat e panumerta te shume djemve dhe vajzave aktiviste. Ore kokemut!!
    Ku jane ata njerez te oreve te para? Kudo del fytyra jote prej fantazme qe ben dhe karizmatikun.
    Pse del e flet si gjeli maje plehut kur kushdo e di qe te tjere bene luften dhe te tjeret po vjelin. Se jeni mesuar si cift, te ecni mbi jete njerezish.
    Respekt per te gjithe ata djem dhe vajza nenash qe krijuan dhe sakrifikuan per FRESSH dhe pse ketij djalli nuk i vjen per shtat ti permende se pale ku i ka degdisur fati apo prapaskenat e ketij.

  19. plaku i mocem says:

    Aluzioni i z.Rama per “fisin me te madh” merr vertet kuptim.Ne fshatrat shqiptare eshte larguar tashme dhune e proletariatit, por eshte vendosur dhuna e “fisit te madh”.Lexuesi qe eshte i lidhur me fshatin e njeh mire kete dukuri,nuk te le i ligu, apo “fisi i madh” ne fshat te “ngesh oxhak”,te shkul vreshtin, te pret pemet, te djeg mullarin(thjesht e vetem nga zilia)etj.Kjo ka ndodhur ne fshatin shqiptar,dhe ka sherbyer dhe si arsye me teper per ta braktisur fshatin.Ne se shteti mban ne zap(ne kuptimin e zbatimit te ligjit) “fisin e madh” te fshatit,ka mbajtur ne zap gjith fshatin.Kjo filozofi per ruajtjen e rendit ka funksionuar bukur fort ne xhandarmerine e mbretit Zog.Te shpresojme qe organizimi i ri i ndarjes teritoriale te krijoje premise per forcimin e ligjit dhe organeve ligjzbatuese ne te gjitha bashkite dhe njesite e saj,pra edhe ne fshat.

  20. Arben says:

    PO MBETI FRESSH-I TE MBURRET ME ILIR MUTIN, SI KONTRIBUT QE KA DHENE NE POLITIKEN SHQIPETARE, VAJ MEDET SI MUHABET.

  21. Albpetrol+Endri Pyka says:

    Albpetrol ka te punesuar gjithe kompanine e Koco Kokedhimes,pra Kocua nuk paguan paguan shteti per Kocon,me e bukura eshte qe keta trima banojne ne Tirane rrogen e marrin ne Fier dhe ne pune nuk shkojne dhe flitet per rroga miljonesha,Endri ka arritur nje sukses te papare ja ka hequr votat rilindjes hajde rrumpalle hajde

  22. drita bashaj says:

    DY TE BUKUR NE NJE DERE!!!!
    Une jam
    ti je
    ai eshte
    I CMENDUR!
    eshte mire te jesh I cmendur se nuk te kap as ligji!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje