Nishani provokon sërish mazhorancë, dekreton dy emra të tjerë për Gjykatën e Lartë

16 Janar 2015, 15:36Politika TEMA

Presidenti Bujar Nishani vazhdon të provokojë mazhorancën.

Vetëm pak ditë pas letrës së dy krerëve të grupeve parlamentarë të mazhorancës, Gramoz Ruçi dhe Petrit Vasili, që për anëtarët e Gjykatës së Lartë të zbatohet ligji i ri, Nishani ka propozuar dy kandidatë të tjerë.

Ata janë Markelian Koça dhe Fuat Vjerdha.

D E K R E T

EMËRIMIN E ANËTARIT TË GJYKATËS SË LARTË

Në mbështetje të nenit 93 dhe nenit 136, pika 1 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë,

D e k r e t o j

Neni 1

Zoti Markelian Koça, emërohet anëtar i Gjykatës së Lartë.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 8897

Tiranë, më  16 Janar 2015 

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

BUJAR NISHANI

Arsyetim i dekretit Nr. 8897, datë 16 Janar 2015 “Për emërimin e anëtarit të Gjykatës së Lartë”

Të nderuar deputetë,

Me dekretin nr. 8897, datë 16 Janar 2015, vendosa të dekretoj emërimin e zotit Markelian Koça, si anëtar të Gjykatës së Lartë, pas realizimit të një procesi të rregullt ligjor e të konsoliduar të përzgjedhjes së kandidaturave për anëtar.

Konkretisht, bazuar në përcaktimet kushtetuese, dhe ligjin Nr. 8588, Datë 15.3.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe Vendimin Nr. 40, datë 07.07.2014 të Gjykatës Kushtetuese, realizuam procesin e shpalljes së kandidaturave mbi bazën e të cilave kërkuam dhe mendimin e  kryetarëve të grupeve parlamentare në Kuvend, për përcaktimin e kritereve konkrete, në respekt të kërkesës kushtetuese për kualifikim të lartë, përbërje cilësore dhe të përshtatshme të Gjykatës së Lartë.

Në përfundim të këtij procesi, ndërmjet konkurruesve vlerësova  përvojën dhe vjetërsinë në profesion të konkurrentit Markelian Koça i cili është jurist me një eksperiencë rreth 20-vjeçare ndër të cilat ka ushtruar detyrën e ndihmës gjyqtarit shkallës së parë, për rreth 5 vjet, si dhe detyrën e gjyqtarit shkallës së parë, për mbi 14 vjet.

Me besim se do të kem mirëkuptimin dhe pëlqimin Tuaj për emërimin e  zotit Markelian Koça,  si anëtar të Gjykatës së Lartë,

Me respekt,

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

BUJAR NISHANI

D E K R E T PËR EMËRIMIN E ANËTARIT TË GJYKATËS SË LARTË

Në mbështetje të nenit 93 dhe nenit 136, pika 1 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë,

D e k r e t o j

Neni 1

Zoti  Fuat Vjerdha, emërohet anëtar i Gjykatës së Lartë.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 8898

Tiranë, më  16 Janar 2015  

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

BUJAR NISHANI

Arsyetim i dekretit Nr. 8898, datë 16 Janar 2015 “Për emërimin e anëtarit të Gjykatës së Lartë”

Të nderuar deputetë,

Me dekretin nr. 8898, datë 16 Janar 2015, vendosa të dekretoj emërimin e zotit Fuat Vjerdha, si anëtar të Gjykatës së Lartë, pas realizimit të një procesi të rregullt ligjor e të konsoliduar të përzgjedhjes së kandidaturave për anëtar.

Konkretisht, bazuar në përcaktimet kushtetuese, dhe ligjin Nr. 8588, Datë 15.3.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe Vendimin Nr. 40, datë 07.07.2014 të Gjykatës Kushtetuese, realizuam procesin e shpalljes së kandidaturave mbi bazën e të cilave kërkuam dhe mendimin e  kryetarëve të grupeve parlamentare në Kuvend, për përcaktimin e kritereve konkrete, në respekt të kërkesës kushtetuese për kualifikim të lartë, përbërje cilësore dhe të përshtatshme të Gjykatës së Lartë.

Në përfundim të këtij procesi, ndërmjet konkurruesve vlerësova  përvojën dhe vjetërsinë në profesion të konkurrentit  Fuat Vjerdha, i cili është jurist me një eksperiencë mbi 20-vjeçare ndër të cilat ka ushtruar detyrën e ndihmës gjyqtarit shkallës së parë, detyrën e gjyqtarit shkallës së parë, për mbi 11 vjet, dhe detyrën e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit për rreth 10 vjet, nga të cilat 4 vjet si Kryetar .

Me besim se do të kem mirëkuptimin dhe pëlqimin Tuaj për emërimin e zotit Fuat Vjerdha, si anëtar të Gjykatës së Lartë”, thuhet në dekretet e Nishanit.

Mazhoranca rrëzoi ndërkohë dy kandidatët e mëparshëm të Nishanit dhe me shumë mundësi, do të rrëzojë edhe këta të fundit./b.l

 

18 komente në “Nishani provokon sërish mazhorancë, dekreton dy emra të tjerë për Gjykatën e Lartë”

  1. Gani says:

    ..nuk e di pse i hoqi mustaket , bujari me nishan , mer jahuuuuuuuuuuuuuuu!!!!

    1. lala says:

      I ka vu ne bythe per te shurdhu pordhet kur i shpetojne nga salibaba.

  2. Vk says:

    Keli eshte i vetmi gjyqtar ne kete vend per te cilin thone fjale te mira dhe ca nga ata qe kane humbur gjyqet me te. I vetmi! Edhe kur tentuan ta ngaterrojne me historite e delijorgjit me shoke doli i paster. Shpresoj mos ta rrezojne keta palacot ne parlament vetem se dekreti ka firmen e nishanit siper.
    Sidoqofte urime!

  3. lori says:

    Askush nuk mund ta akuzoje Presidentin se po mban anen e opozites.
    Te dy kandidatet I kane sherbyer vetem PS.
    Z. Koca me lidhje te drejtpedrejta, kurse Z. Vjerdha ne Kolegj Zgjedhor ka qene perhere pro socialisteve.
    Uroni pa frike se jane kandidate qe e kane marre miratimin nga PS.

    1. feniks says:

      Pikerisht per kete keta te dy nuk duhet te miratohen per antare te Gjykates se Larte!
      Ju vete i hapni PETET LAKRORIT: KA VOTUAR PER SOCIALISTET!!!
      HAAAAAA!!!
      Ata duhet te votonin per DREJTESINE SIPAS LIGJIT e jo per SOCIALISTET APO BERISHEN!!
      Ja kjo eshte e keqja KANCEROZE e drejtesiose tone!

  4. Agimi says:

    Megjithese I hoqi mustaqet prape te dhjefsha mustaqet to ti thone.

  5. stili> says:

    Po ky ore palo preshi presileshi denti eshte i derguar i l.S.I S,ky apo cdreq eshte ky ku ha .kaq i poshter eshte bere .Ska shume faj Dera e pasme e presidences duhet mbyllur ,,,!

  6. vladimir mezini says:

    Vetem presidenti im ske qene kurre

  7. KOZi says:

    Perse thoni “provokon” ? Si kane vepruar ne te tilla raste Presidenti Topi dhe Presidenti Moisiu ne raport me maxhorancen e asaj kohe??? Po e ka kompetence duhet ta ushtroje.

  8. ksem trebeshina says:

    Perse e mbani kete KUFOM??????!!!!!!!!!!!!!!!

  9. gjini says:

    ai fuat vjrdha eshte nga plepat e Saliut

  10. Vladimir says:

    Zoti Nishani me dekretet qe nxjerr nuk ben tjeter veçse fyen veten, institucionin dhe te dekretuarit e tij.
    Ne praktiken e deritanishme Presidenti, para nxjerrjes se dekretit eshte konsultuar me grupet dhe ka marre me pare sigurine se dekreti do te kaloje. Pa çka se maxhoranca e qoftelargut dhe kones se tij, shume here e kane dredhur, duke lene Presidentin dhe dekretin perkates zbuluar. Por kjo qe po ben zoti Nishani eshte e pangjare. Kesaj i thone: Topi bam e Muçua tutje.
    Normalisht te dekretuarit e tij duhet ta padisin per fyerje, venie ne loje dhe perdorim politik te figures.

  11. linda says:

    Kete Markelianin e njoh, njoh edhe vendimet e tij skandaloze, skandalozeee, madje te gjithe koleget i dine edhe aventurat e tij te hershme, tradhetite, apo ne tr, tani, te gjithe ato me leke e kane te ligjshme nje te dashur! Mbi c’kritere e zgjodhi ky, apo mjafton vetem vjetersia n pune dhe e ka durrsakun e vet.Skandal.

  12. Alessandro says:

    Keli nuk me ka dhene drejtesi asnjehere, eshte pjese e grupit te Sh. Rekes dhe bashke me Tabakun shume deme i kane bere durrsakve. Se rri ne Durres apo trasferohet pak ndryshon. Megjithate eshte hera e pare dhe e fundit qe i japin doren. Le ta cojne. Atje ka edhe me keq.

  13. leci says:

    Fiat Vjerdha nuk ka asnje lidhje me drejtesine. Nga gjyqtaret me medioker qe kam njohur. Injorant komplet. Cf are Turpin. Mjere ky popull

  14. arjan kola says:

    O Mero,
    Une e di qe ti je djale i zgjuar. Mos no ofendo me kete fotografi te lutem. Vur emrin per lajm po jo fotografine te lutem. Ne kete fotografi ku duket si “kuader”i shkolles se budallenjve, te betohem.

  15. manu says:

    mos i ka bere ndonje gjyq ky Kela mustaqedhjerit, se ai ose i promovon ose i zhduk ata que nuk i bejne gjyqet e pseudopronave te familjes se tij apo te gruas se tij, qe ka marre prona que nuk i ka patur ose ka marre shume me shume se cka patur. A e di ky mustaqehitleri se ky gjyqtari ka marre nga palet ndergjyqese apartament, pasi i ka bere disa gjyqe rrjesht qe cuditerisht i shkonin ketij ose miqve te tij gjyqtare.Rasti me flagrant eshte ai i ndertuesit mashtrues R.Kercuku ne Durres. Leta vertetoje KLD dhe ta ndricoje kete kryetarin e pacipe te KLD, qe e ka kthyer si presidencen dhe KLD ne nje bande kriminale dhe po keshtu do te ktheje edhe Gjykaten e Larte, e cila i ka tashme disa bandite. sa turp, sa per te ardhur keq. Ah se harrova, qe ta dije ky i paturpi kryetar i KLD se ky gjyqtari M.K, eshte shoku i ngushte i lavires se bulevardit( sa cudi qe Jari nuk e ditka kete). E turpshme, e pamoralshme qe te promovohet nje nje i tille, qe ne fakt duhet te kete dhe nje propozim per mase ne KLD, sa keq qe kryetari i KLD nuk e di se ky gjyqtari eshte propozuar per shkarkim. Coje inspektoriatin e KLD o president turpi i ketij vendi ne gjykaten e Durresit per te verifikuar sa gjyqe i ka bere vete ky gjyqtar ose ka qene anetar i trupit gjykues, ndertuesit R.Kercuku. I sugjeroj edhe Ministrit te Drejtesise qe edhe ai te dergoje nje kontroll per punen e ketij gjyqtari per te verifikuar se si i ka rene shorti po ketij gjyqtari te marre pjese pothuaj ne te gjitha gjyqet e ndertuesit te mesiperm che te gjitha gjyqeve te mashtrueses, hajdutes, te korruptuares kancelare te Gjykates Durres, tashme te shkakuar, Ardena Veli(qe duhet futur ne burg pas shkarkimit).

  16. terpo kasof says:

    KOMPLIMENTI PRESIDENT NISHANIT , URIME DHE SUKSESE KELIT . NDER TE PAKTET GJYQTAR : KORREKT , JO TOLERANT . I PA IMPLIKUAR ME KORRUPSIONIN , LARGPAMES E ASNJEANES . URIME TE METEJSHME .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje