Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj si dhe kreu i Operatorit të Shpërndarjes Adrian Çela nënshkruan të shtunën në Tiranë një marrëveshje bashkëpunimi.
Marrëveshja synon ndjeken e praktikave të nxënësve të arsimit profesional pranë këtij institucioni dhe punësimin e tyre.
Të dhënat e fundit flasin për një numër punonjësish të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, prej 47% që janë të moshës mbi 51 vjeç dhe dhe 11% i përkasin moshës mbi 60 vjeç.
Duke patur parasysh moshën e daljes në pension, KEMP-in, si dhe masat administrative, largimet, etj, parashikohet që brenda 5 viteve të lirohen rreth 1500 vende pune pranë strukturave të OSHEE (inxhinierë, elektricistë, etj).
“Është e natyrshme, në këtë gjendje kompania e ka të vështirë t’i përgjigjet sfidave që kërkojnë përveçse njohuri edhe energji e vullnet për të lëvizur më shpejt drejt rezultateve.
Jemi angazhuar publikisht për të transformuar burimet njerëzore duke e bërë kompaninë më fleksibël, më llogaridhënëse, më të përgjegjshme në shërbim ndaj qytetarëve. Për të arritur aty, duhet të alternojmë më së miri, përvojën dhe trashëgiminë e vlefshme të inxhinierëve të vjetër me prurjet e reja në kompani”, deklaroi administratori Çela.
Për këtë arësyeje, me ministrin e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë u firmos sot një marrëveshje bashkëpunimi për kursantët e shkollave profesionale.
“Në misionin tonë për të reformuar kompaninë, ndalojmë sot në një tjetër stacion po kaq të rëndësishëm. Fatkeqësisht, vendit i mungojnë profesionistët e rinj dhe ky është objektivi ku duhet të përqëndrohemi”, u shpreh më tej kreu i OSHEE-së.
Kjo marrëveshje e cila synon t’i garantojë kompanisë së shpërndarjes së energjisë elektrike një të ardhme të afërt, një gjeneratë të re profesionistësh. Gjithashtu do tu garantojë shumë të rinjve një vend të merituar pune.
Konkretisht, OSHEE do t’i ofrojë Arsimit dhe Formimit Profesional Publik praktika profesionale për kursantët, si dhe do të ketë mundësinë të marrë sugjerime kursantësh që paraqiten me rezultate të larta, të cilët mund të konkurojnë për tu punësuar brenda kompanisë.
Kursantët do të zhvillohen profesionalisht duke patur akses direkt tek pajisjet teknologjike të nevojshme për realizimin e praktikës. Arsimi dhe Formimi Profesional publik do të sigurojë gjithashtu kurse trajnimi profesional për punonjësit aktuale të shoqërisë OSHEE. Pra, do të jetë një marrëdhënie me përfitime të ndërsjella.
“Kjo marrëveshje nuk është çelësi që zgjidh problemet por, shpreh bindjen se është një tullë e rëndësishme për të ndërtuar bazamentin e shëndoshë të një kompanie gjithnjë e më energjike”, tha në fund të fjalës adminsitrtaori i OSHEE, Adrian Çela.
Pak javë më parë, kompania shpalli vendet vakante për pozicione të ndryshme brenda OSHEE-së. Përmes portalit online, profesionistët me integritet, e kanë tanimë më të lehtë të aplikojnë e të bëhen pjesë e konkurseve për inxhinierë, elektriçistë, specialistë të mesëm e të lartë. Dy ditët e fundit janë zhvilluar testimet e para që pritet të finalizohen në fund të muajit!
Lista e shkollave qe do të përfshihen në marrëveshje!
Shkolla Teknike Profesionale (Elbasan)
Arben Brozi (Shkodër)
Shkolla Bujqësore “Rakip Kryeziu”, kurset e elektroteknikës, (Fier)
Shkolla “Havzi Nela” (Kukës)
Shkolla Industriale “Pavarësia” (Vlorë)
Shkolla Mekanike Bujqësore (Lushnje)
Shkolla Profesionale (Kuçovë)
Shkolla “Petro Sota” (Fier)
Shkolla “Stiliano Bandilli” (Berat)
Shkolla Teknike Elektrike “Gjergji Canco” (Tiranë)
Shkolla Teknike Profesionale “Demir Progri” (Korçë)
Shkolla Teknike Profesionale (Pogradec)
Shkolala Industriale “Thoma Papapano” (Gjirokastër)
sa me shume te punoni me rinine eshte per te mire te shqiperise per te ndalur hovin e braktisjes se munde te jetohet edhhe ne shqiperi me djersen e ballit se ckombetarizuam boll keto vjet
Patjeter qe faturat e kosumuara duhen paguar nga te gjithe. Por cfare do te beni me faturat abusive. Si nuk foli nje fjale per kete kryeministri jone por vetem leke kerkon prej nesh qofte edhe padrejtesisht. Se po nuk e tha ai nuk guxojne ta thone ministrat memece-llafazan si ky Veliaj qe nuk pushon se foluri kot…