Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ka vendosur që të bllokojë punimet e një kompleksi gjigand pranë digës së Liqenit Artificial në Tiranë.
Sipas INUK, ky vendim vjen pasi janë shkellur disa ligje.
INUK konsideron të pavlefshme dy vendimet nr.9967/7 dhe nr. 9967/13 të Bashkisë së Tiranës për ndërtimin e këtij kompleksi.
“Vendimi i INUK është në ushtrim të detyrave dhe përgjegjësive të veta ligjore”, thuhet në një njoftim të INUK.
Ndërtimi i këtij kompleksi ka shkaktuar reagime të shumta, por dhe polemika.
Fillimisht pati akuza dhe kundërakuza mes përfaqësuesve të PS-së dhe Bashkisë së Tiranës.
Por, me fillimin e punimeve, çuditërisht pati një heshtje nga ana e politikës./b.l
Argumentimi i INUK
Inspektorati Ndërtimor e Urbanistik Kombëtar, në ushtrim të detyrave dhe përgjegjësive të veta ligjore, ka konstatuar fillimin e punimeve të ndërtimit të objektit shumë katesh, në Rrugën “Kristo Luarasi” (Diga e Liqenit Artificial). Është konstatuar se punimet jeni duke i kryer në bazë të “Leje Zhvillimore Ndërtimi” me Nr. 9967/13 Prot, datë 14.10.2014.
Në lidhje me këtë konstatim, INUK i është edhe drejtuar Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit (AKPT), si autoriteti përgjegjës për kontrollin e përputhshmërisë së akteve të botuara në regjistër me ligjet, dokumentet e planifikimit dhe ato të kontrollit të zhvillimit në fuqi.
Nga shqyrtimi i plotë i praktikave dokumentare konstatohet se:
iii. Vendimi i Kryetarit të Bashkisë Nr. 7946/, datë 28.05.2014, “Për miratimin e Fazës së II-të të Planit të Detajuar Vendor të nënnjësisë 5/33, zona A1 dhe A2”, është botuar më datë 20.06.2014.
Në këto kushte:
iii. Projekti të paraqitet në 2 variante;
vii. Formulari i jepet pas dorëzimit të projektit final (pika d) dhe konfirmimit të KKDM (pika f).
Nga gjithë sa më sipër konkludohet se:
1) Plani i Detajuar Vendor konsiderohet nul dhe i pavlefshëm pasi ai nuk ka marrë ende fuqi juridike për shkak të mosbotimit të plotë të tij, sipas parashikimeve ligjore.
2) Vendimi i Kryetarit të Bashkisë Tiranë, Nr. 9967/7 datë 01.08.2014 “Për Miratimin e Lejes zhvillimore ndërtimit “Për Kompleks me 5 struktura banimi dhe shërbimi (strukturat A, B, C, D dhe E) nga 1 deri në 17 kate me 3 kat parkim nëntokë, në rrugën “Kristo Luarasi”, në pronë të familjeve Brari, Sheqeri, Lavdije Xhaja, Lirije Kaimi, Suzana Toska, Lavdije Bakalli, Ymer Brari, Qazim Brari, Sulltane Pinari (Brari), Laje Seferi (Brari), Bashkim Ulaj, Drita Sulce, Fatime Reli, Hava Daja, Vera Plumbi, Agron Brari, me zhvillues dhe subjekt ndërtues shoqërinë “Gener 2”, konsiderohet nul dhe i pavlefshëm për shkak se:
3) Vendimi i Kryetarit të Bashkisë Tiranë, Nr. 9967/13 datë 14.10.2014 Për “Kompleks me 5 struktura banimi dhe shërbimi (strukturat A, B, C, D dhe E) nga 1 deri në 17 kate me 3 kat parkim nëntokë, në rrugën “Kristo Luarasi”, në pronë të familjeve Brari, Sheqeri, Lavdije Xhaja, Lirije Kaimi, Suzana Toska, Lavdije Bakalli, Ymer Brari, Qazim Brari, Sulltane Pinari (Brari), Laje Seferi (Brari), Bashkim Ulaj, Drita Sulce, Fatime Reli, Hava Daja, Vera Plumbi, Agron Brari, me zhvillues dhe subjekt ndërtues shoqërinë “Gener 2” është nul dhe i pavlefshëm për shkak se:
Përfundimisht, për gjithë sa më sipër, bazuar në Ligjin nr. Nr.9780, datë 16.7.2007 “Për inspektimin e ndërtimit”, i ndryshuar, Ligjin nr. Nr. 10119, “Për planifikimin e territorit”, të shfuqizuar (në fuqi në kohën e miratimit të lejes); Ligjit nr. 107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, Vendimit të KKT nr. 1 datë datë 22.08.2014 “Për harmonizimin e instrumenteve të planifikimit vendor në funksion të ndarjes së re administrativo – territoriale”, urdhërojmë të ndërprisni çdo veprim e punim të mëtejshëm në lidhje me zbatimin e Vendimit të Kryetarit të Bashkisë Tiranë, Nr. 9967/7 datë 01.08.2014 “Për Miratimin e Lejes zhvillimore ndërtimi” Për “Kompleks me 5 struktura banimi dhe shërbimi (strukturat A, B, C, D dhe E) nga 1 deri në 17 kate me 3 kat parkim nëntokë, në rrugën “Kristo Luarasi”, në pronë të familjeve Brari, Sheqeri, Lavdije Xhaja, Lirije Kaimi, Suzana Toska, Lavdije Bakalli, Ymer Brari, Qazim Brari, Sulltane Pinari (Brari), Laje Seferi (Brari), Bashkim Ulaj, Drita Sulce, Fatime Reli, Hava Daja, Vera Plumbi, Agron Brari, me zhvillues dhe subjekt ndërtues shoqërinë “Gener 2” dhe të Vendimit të Kryetarit të Bashkisë Tiranë, Nr. 9967/13 datë 14.10.2014 “Leje Zhvillimore Ndërtimi” Për “Kompleks me 5 struktura banimi dhe shërbimi (strukturat A, B, C, D dhe E) nga 1 deri në 17 kate me 3 kat parkim nëntokë, në rrugën “Kristo Luarasi”, në pronë të familjeve Brari, Sheqeri, Lavdije Xhaja, Lirije Kaimi, Suzana Toska, Lavdije Bakalli, Ymer Brari, Qazim Brari, Sulltane Pinari (Brari), Laje Seferi (Brari), Bashkim Ulaj, Drita Sulce, Fatime Reli, Hava Daja, Vera Plumbi, Agron Brari, me zhvillues dhe subjekt ndërtues shoqërinë “Gener 2”.
AAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA bravoooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooo!
Qenka film me duket sa me ja hudh zgjedhjeve vendore, pisllek i madh. Si
tha Ministri Cani, me detyroi nje ambasador te ul akcizen e Red
Bullit!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Hahahahahahahaha, me siguri edhe tani ndonje ambasador (Ambasador
rryshfeti) do i detyroje qe ta lejojne perseri ndertimin.
Shashkat e Rames para zgjedhjeve. Troppo fumo e poco arrosto- thone italianet (shume tym e pak mish)
U gezuat tani?
Edi Rama nuk nxitohet kurre. I mendon te gjitha, konsultohet, te sjell shkeljet si carcaf, dhe te ndalon punen.
Une kam besim qe Shqiperia do behet nga keta njerez te perkushtuar.
Une cuditem cfare Insurance e garanton kete Objekt nga Permbytja e diges. Qeveria ti kerkoje Insurance per Pallatin ketij Hajduti, bashkpunetor i Berishes.
hajt ishalla nuk vazhdon me urojme qe nje gje e hajrit te behet
http://bit.do/ajm-i-fundit-inuk-urdheron-nderprerjen-e-punimeve-per-kompleksin-e-pallatave-tek-diga-e-liqenit-artificial-sepse-Rames-nuk-i-dhane-asnje-hyrje-per-djalin-e-tij
HALLALL RAMA !!!
Nje vendim shpallet i pavlefshem vetem nga GJYKATA.
INUK po kryen cdo institucion ne Shqiperi. Gjyakten, Policin, etj.
Une jam absolutisht kunder ndertimit afer parkut por kjo nuk do te thote qe INUKU te behet gjykate, polic, prokuror, shkaterrues etj.
INUK e bllokoi. Vendimin e INUK le ta hedhin ne Gjykate. Ne rast se gjykata e shpall te pavlefshem vazhdojne punimet ne rast se jo……….
INUK ka urdheruar nderprerjen e punimeve se deri tani eshte ne shkelje te ligjit.
Qeveria nuk mund te garantoje nje pallat poshte diges, qe ka raste qe ka shpethyer nga ujerat e teperta.
Vetem ky fakt, e ndalon objektin.
Qeveria ti kerkoje Insurance Speciale, ta shikoni qe asnje Kompani Insurancash nuk e garanton kete objekt, sepse duhet te paguaje Miljona..
atje isha para nje ore .. eshte nje makine e policise qe ka blloku deren po brenda nuk shikoheshte cpo beheshte,, sdqft gazeta duhet te investigoje se kush jane aksioneret ekompanise qe po nderton dhe si e kan marre lejen se flitet qe jan te fuqishem dhe ekan lyer rroten nga te dy palet …
GENER 2,Uldedaj ,investitori ne.1 i PD,ai qe ka dhe Coin dhe zyren e sales po aty.
Clidhje ka Uldedaj me kte pune se na habite fare
Ulaj ,sorry meqe u indinjove,se mua te gjithe njesoj me duket keto mbiemrat.
Per nje “D” qe ti se ve,fjala “Dere” behet “Ere” dhe shtepia ngel pa dere.Per nje “M” qe ti se ve,fjala “Mik” behet “Ik”,C`ben keshtu more Besnik,a i thuhet mikut ik?
Tani do shohim se cilat rrota jane lyer!!??
Nje pergjigje per ate qe e ka quajtur veten belaja:sigurisht qe INUK nuk eshte gjykate,ata kane vetem fuqi t’a pezullojne dhe kur Ulajt t’a çojne ne gjykate do shohim se sa trima do jene gjyqtaret.
Deri tani Ulajt fitonin çdo gjyq,pavaresisht avokateve te tyre sharlatane,te pa kulturuar dhe aspak profesionist,rrace nga ajo qe quhen “avokatet e djallit”.Bashkim Ulaj eshte nje njeri teper i rrezikshem : per ekonomine,per shoqerine ashtu si dhe per familjen e tije qe e ka vene ne rrjesht dhe te gjithe bejne ate qe i urdheron ai!
Dikur edhe Rama ka rene ne gracken e tij,por tani ka rastin te tregoje se ka qene i mashtruar dhe nuk eshte nga ata qe j’a ka lyer qerren Bashkim Ulaj,ky njeri mizor qe rreh pronaret me policine e tij private Breçani!
Na iku kot dhe perqindja e LSI-s.
YYYYYYYYYY ja kshu ka lezet ?
Like
sa vjecare ishin ato pemet qe prene kta legenat? nja 50 besoj…ska me vlere tani nderhurja inuk…
Qenka film me duket, sa me ja hudhe zgjedhjeve vendore, pisllek i madh, mos u genjeni me shashka.
Cfare babilonia !!! Njeri i bie gozhdes, tjetri patkoit !!! Hajde shtet , hajde !!!
Do dhe inuk hisen e vet me sa duket.jja te shofim si do mbaroje filmi
Nje bravo te madhe per qeverine dhe KM qe po ltregon se eshte ndare njehere e mire nga interesat e industrise se ndertimit qe e ka masakruar kete vend.
BRAVO! Kjo po na kthen besimin se shteti eshte tashme ne sherbim te qytetareve.
Shume mire,dhe shume e mirepritur nga publiku i gjere,po aty eshte bere dhe nje kasapan mjedisore qe jane prere pemet disa dhjetra vjecare, per ato do pergjigjet kush?.
po e bllokuan me te vertete hallall voten!
Po vjen era shtet!
Mos, e dhj….e fare. Edhe 6 muaj te tjere pa opoziten ne parlament.
Keto jane thjeshte cashka per te krijuar alibi per zgjedhjet vendore.
Bashke me Bashkim Ulajn aty nderton edhe Beso i Tajvanit “njeriu i Rames”, prandaj de-facto Rama ka dhene pelqimin per keto ndertime.
Por tani po e vonon sa te marrin nje Vendim Gjykate dhe ate te vazhdojne punen e Rama te dale “i lare”. Se per Bashen e dime qe Bashkimi me Saliun e kane thjeshte noter.
Shqiptaret e shkrete te cfilitur nga kaprricot Fazlliciane,me ne fund e moren edhe nji lajme te prokopise!
‘Prit Bejk ,se ka hendejk !
skeni pare gje akoma !
po keta priten sa u shkulen pemet dhe u be katastrofe, shume me vonese nderhyne, nejse me mire vone se kurre.
Nuk eshte ndonje zor i madh te mbillet perseri me peme te reja,mjafton qe ato godina monstra se bashku me nje ndertues kaluar monstres, te lene te qete qytetaret e Tiranes!
Ulaj ishte ne listen e pronareve,j’a u ka blere duke i kercenuar, me 50 euro m2 e duke j’u thene se po nuk e bera une nuk i ben dot askush ndertimet ne kete zone,e keni toke te vdekur,i perçau dhe i beri lesh disa nga pronaret qe ishin te te njejtes familje.
BRAVO INUKUT si gjithnje te sakte.
Nje nderhyrje e shkepqyer e shteti. te shpresojnme qe nuk eshte farse sa per te kaluar nje pale zgjedhje. dua te besoj qe qeveria Rama e ka seriozisht angazhimin per te bere me ne fund shtet. Nese kandidati i mazhorances paraqet nje projekt madheshtor qe. e kthen kete zone ne nje zone te mirefillte relaksi, sportive dhe argetimi si dhe nga ana e kompleksit larg diges nje shkolle 9 vjecare dhe nje gjimnaz model per gjithe komunen e parisit si dhe kopesht dhe cerdhe per gjithe ate zone, te jeni te sigurte qe do rrembejne voten e te gjithe prinderve dhe gjysherve te asaj zone. Rinise po e po….Na ktheni jeten normale ne kete qytet, qe sot ne fakt vetem qytet nuk mund te quhet. Mjaft me me lugeter betoni. Na prezantoni projektin e gjenerates se re ne kete zone dhe te shikoni qe gjithe Tiranes se Re dhe Komunes se Parisit do ja mblidhni voten me buzeqeshje:)
Bravo Rama! Komplimente dhe faleminderit!
BRAVO INUKU ! ZHDUKNI LULIN DHE VRASESIT SI AI NGA TIRANA !