VIDEO/ Morën rryshfet, pezullohen 2 policë të qarkullimit. Tahiri: Denonconi, për të luftuar të korruptuarit

14 Janar 2015, 10:25Sociale TEMA

Dy policë të qarkullimit rrugor në Fier janë pezulluar nga detyra, si të dyshuar për marrje rryshfeti.

Një qytetar filmoi gjithë skenën ku janë të përfshirë dy policët dhe ia dërgoi Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Pas verifikimit të rastit, të dy efektivët janë hequr nga detyra dhe çështja është dërguar në prokurori.

Qytetari më nisi këtë video-denoncim për polic rrugor që korruptohet. Të dy nuk janë më pjesë e Policisë e ndjekje penale për të dy. Ndaj duhet të denonconi çdo gjë. Vetëm kështu e luftojmë fort policin e korruptuar”, shkruan ministri Tahiri në Facabook.

Një ditë më parë një tjetër polic u pezullua në Tiranë, pasi u denoncua në media për marrje parash.

4 komente në “VIDEO/ Morën rryshfet, pezullohen 2 policë të qarkullimit. Tahiri: Denonconi, për të luftuar të korruptuarit”

  1. martin ph says:

    Po cte bejne edhe policet e shkrete….shefat u kane caktuar kuota qe duhet ti mbledhin gjate turnit e po nuk i bene nuk i kane punet mire,kur i bejne dhe kapen rrezikojne te denohen…..Haha Fieri drejtori i policise nga Tepelena,nendrejtori mga Tepelena,shefi i qarkullimit nga Tepelena edhe nje nga keta dy policet e shkrete ….po nga Tepelena…..

    1. etienk says:

      ne te semes te shkojne keshtu behet shteti, kaloni edhe andej nga legenat e mjeksise se edhe ata ca si shume marrin

      http://bit.do/policet-duket-marre-ryshfet-video

  2. marsel says:

    ti martin duket qe je nga fieri

  3. Landi says:

    SHEFI KOMISARIATIT E.E PO ASHTU

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje