Mjekët, kundër testimit të Ministrisë së Shëndetësisë: Qesharake si ide, ne kemi vite që e ushtrojmë profesionin

14 Janar 2015, 10:03Sociale TEMA

Mjekët kanë dalë kundër nismës së Ministrisë së Shëndetësisë, për testimin e tyre.

Ata thonë se nuk kanë ndërmend t’i nënshtrohen këtij testi, duke qenë se i kanë plotësuar të gjitha kriteret e caktuara dhe kanë një përvojë të gjatë në punë.

Për shefin e Shërbimit të Onkologjisë në QSUT, Agim Sallaku, testimi mund të bëhet edhe nëpërmjet krediteve të fituara në vite.

Sipas tij, Ministria e Shëndetësisë duhet të ishte konsultuar para se të ndërmerrte këtë vendim, pasi ka metoda të tjera që mund të aplikohen për të matur performancën e bluzave të bardha.

Do të ishte e udhës të rishikohet programi i certifikimit të mjekëve, Ministria mund të ndryshojë afatin. P.sh. nëse aktualisht në pesë vite duhet të fitohen 150 kredite, ky prag mund të bëhet edhe dy vite me një numër të caktuar kreditesh”, tha Sallaku për “Panorama|”.

Kundër këtij provimi u shpreh edhe shefja e pavijonit të hematologjisë, Tatjana Caja.

Ajo tha që është kundër nismës.

Shefi i Shërbimit të Nefrologjisë, Nestor Thereska, gjithashtu tha se nuk e mbështet këtë iniciativë, pasi nuk është e drejtë të testohen mjekë dhe infermierë që kanë mbi 20 apo 30 vite që ushtrojnë profesionin./b.l

28 komente në “Mjekët, kundër testimit të Ministrisë së Shëndetësisë: Qesharake si ide, ne kemi vite që e ushtrojmë profesionin”

  1. Ada says:

    Nestori ka merakun se po e futen ne testim nuk merr asnje pike se qekur ka lindur nuk ka hapur librin. Ik ore Nestor se ke dale ne pension. Edhe Saliu te tha: nuk paske dale ne pension ti?

    1. roberto says:

      Kush nuk eshte dakort me testimin shteteror,fare mire mund te shkoje e te punesohet ne spitalet private!
      Boll vodhet me te dy duart:PARADITE NE SIPALIN CIVIL,PASDITE NE ATE PRIVAT!!!
      HAJDUTE ME 20 XHEPA!!!

  2. populli says:

    Mjere ky vend per mjeket qe ka. Mjeke me te paafte e me delengji se ne Shqiperi nuk gjen ne Bote. Kriminele e te paafte. I vrafte zoti keta maskarenj.

    1. ana says:

      Ti “populli” i afte se pari shkruhet delenxhi dhe delengji. Se dyti lere zotin te vrasi ke mendon vete. Se treti pse du bere ti mjek ta ndryshoje?
      Se katerti te te vije turp….

      1. elio says:

        Per cfare ti vije turp… qe ti ben pjese ne klasen e mjekeve dhe infermjereve qe sot eshte ne menyre absolute me è korruptuara..bashke me ate te gjyqtareve..
        Te gjithe bejne testim, nga mesueset e deri tek personeli I administrates..Jane te gjithe injorantet e Saliut qe po pa mbysin..me diplomat e kristalit..

  3. qytetari says:

    Testimi kerkohet edhe per arsimtaret por ata te shkretet nuk kane takat te kundershtojne se jane troke ne krahasim me mjeket dhe troklliku te ben midis te tjerash edhe frikacak.

    1. ana says:

      Arsimtaret kane marre diploma duke ndejte ne shtepi me tre vjet shkolle lart e poshte.
      Per ata te paditur qe se kane haberin e shkolles dua te sqaroj:

      Nje mjek qe te dali ne pune i duhet 6 vjet shkolle, 4 vjet specializim, 2 vjet stazh, post specializimi mastera dhe doktoratura 2 vjet, kane nje sistem kreditesh per te marre. Specializime te avancuara jashte.
      Dmth i bie te pakten 15 vjet shkolle dhe pune teper lodhese.
      Kam pershtypjen qe te marresh vitet e shkolles te gjithe cfare diskutojne ketu, nuk bejne sa vitete e shkollimit te nje mjeku.
      Ka mbytur injoranca kete vend, dhe deshira per te perbaltur te tjeret.

      1. qytetari says:

        Prandaj po i rripni pacientet ju se keni bo shume vite shkolle.
        Shume prej jush me shume marin vesh nga tromtat dhe matrapazlleqet per te rrjepur te semuret se sa nga mjeksia!

      2. beratsi says:

        Mire moj mire vitet i keni bere e dim po si i kani ber duke bredhur larte e poshte dhe duke mbushur xhepat e pedagogeve

      3. vete says:

        Avash ti! ke ber shkolle me shume se nje mesues, paguhesh me shume se mesuesi, per keto nivele qe kane rrogat. Kjo nuk do te thote qe ti je me mencme se mamaja ime qe ka 35 vjet ne arsim. Mos e perbuz profesionin e tjetrit. Te gjithe jane ne pike te hallit. Po peshku qelbet nga koka jo nga bishti.

      4. NYC says:

        Ana moj vajze pse hiqesh si e ditur vetem pse di te besh arithmetike duke mbledhur e zbritur numra. Testimi eshte i domozdoshem ne mjeksi me shume se ne cdo profesion tjeter. Mjeksia nuk behet me doktore qe nuk i kane hapur me librat qe kur kane mbaruar shkollen dhe kane zene nje vend te ngrohte. Jetojme ne kapitalizem dhe kompeticioni eshte pjese e cdo profesioni. Asnje nuk e ka vendin e punes te garantuar derisa del ne pension.

  4. elinor -- nqs une largohem nga debati pa te kthyer pergjigje, kjo nuk do te thote se ti fitove; thjeshte do te thote qe kohen e kam teper te vlefshme per ta shkuar dem me nje imbecil si ti! says:

    Testimi eshte pak. Duhet te ribejne shkollen e mjekesise. Ahahah!
    Po piktoret si testohen, perpara nje tabloje me penel ne dore? Apo i fusin te lyejne ndonje faqe muri?

  5. igli says:

    Nestor Thereska ? Cfare komedije ? Mbajeni ne pune edhe pse ka dale ne pensjon, mbajeni. Edhe pse fallsifikoi moshen, mbajeni.

    1. andromeda says:

      Përshëndes vendimin e qeverisë për testimin e mjekëve. Mjeksia, pas drejtësisë është vendi i mallkuar që “mos të të çoftë zoti”-thotë populli. Sidomos gjatë këtyre 20 viteve në mjekësi kanë hyrë “me derr e me maç”, njerëz të paaftë, militantë partiakë, “dru me pre veriorë”, drane malësie e ç’nuk është futur, ndaj një filtrim i mirë do e shëronte me themel kancerin në mjekësi. Mos harrojmë se në dorë të mjekëve është jeta e njerëzve.

  6. Dku says:

    Ju jetoni ne Shqiperi dhe mjekesine e doni si ne Amerike. Hidh paret te zhvillohet mjekesia. Mjekesia eshte konkurrence. Lerini llogjet

  7. Mirela says:

    Mjeksia jone nuk vuan nga paaftesia e mjekeve, por nga kushtet e tmerrshme neper spitale. Ju qe talleni me mjeke qe kane nga 30 vjet ne profesion, duhet te jeni nga ato superinjorantet qe rrine drejte sapo flet Partia, ska rendesi se perse. Pasojat e 50 vjet shplarje truri. Mjeksise ti krijohen nje here kushtet neper spitale, aparaturat jane shekullore, pavionet ne dite te qametit. Edhe rryshfeti te kontrollohet me rreptesi, po jo aftesia e mjekeve se ky eshte nje budallallik i madh, qe jo vetem eshte i pamundur, por hap akoma me shume mundesi korrupsioni. Une jetoj ne Gjermani prej 20 vjetesh, te dy prindrit i kam pasur dhe i kam te semure nga semundje te ndyshme.Jane kururar e operuar ketu ku jam une, por asnjehere nuk kane ardhur me diagnoze te gabuar nga Shqiperia, asnjehere mjeket ketu nuk e kane vene ne dyshim diagnozen. Une thjeshte nuk kam besim ne nivelin rrethanor e spitaleve e te ilaceve atje, prandaj i marr ketu. Filloni te mendoni per veten tuaj e jo te flisni si papagaj ato qe ju thone politikanet qe ne Shqiperi as qe behet fjale te mendojne ndonjehere per popullin.

    1. Llozi says:

      Mirela ke shume te drejte, keta komunista kriminela qe duan te fusin milatentet ne pune flasin me gjuhen e nenes parti,nuk e kane idene se ceshte mjeksia, turp tju vije , ne mjeksi jane njerezit me te pregatit, per vete faktin qe shkolla zgjat me vite, rrofte rama

  8. elinor -- nqs une largohem nga debati pa te kthyer pergjigje, kjo nuk do te thote se ti fitove; thjeshte do te thote qe kohen e kam teper te vlefshme per ta shkuar dem me nje imbecil si ti! says:

    Problemi qe ka sistemi mjekesor ne Shqiperi nuk eshte paaftesia e mjekeve sa c’eshte mungesa e etikes profesionale dhe korrupsioni. Te dyja keto vijne si rrjedhoje e nenpageses se mjekeve dhe te nje modeli qe nuk funksionon. Se si arrihet ne nivelet e duhura te shperblimit per punen e nje mjeku si dhe vendosjen e nje rregulloreje me zero tolerance per cdo shkelje te etikes profesionale, per vendime te gabuara qe rrjedhin nga paaftesia, apo per korrupsion, kete ta zgjidhi kryerilindasi se per ate pune eshte, jo per parada me lapsa ngjyrimesh ne xhep.

  9. fshatari says:

    Ky qendrim i mjekeve eshte i turpshem.
    Qeveria te mos terhiqet asnje hap nga testimi i ketyre idioteve qe nuk diagnostikojne dot sepse shumica e tyre ka 20 vjet pa lexuar asgje.
    Prandaj me pelqen Enveri nganjehere se ai ua fuste keken ne bythe ketyre kalbesirave te domosdoshme te shoqerise

  10. TNT says:

    Gomere, idioter, hajvaner!!!! Akoma nuk e kuptoni se cfare duhet bere te ndryshoje mjeksia, se Doktoret o GOMERE nuk ju plas bytha per ju, por vetem per xhixhat qe do marrin. Ne qofte se ato nuk ua japin, atehere ata do ti marrin. Do tua jepni vete pa ju a kerkuar dhe pastaj do vini ketu dhe do mallkoni Doktoret qe jane hajdute. O kokebosher, kuptoheni njehere e pergjithmone qe sistemi duhet te ndryshoje, me te parin ate karabushin e gjate qe ti vije turp qe ka pranuar te behet Minister. Eshte fundi botes… Nje Shtet qe nuk afron minimumin e domosdoshme ne ktijimin e kushteve te punes se nje Mjeku apo Infermierje kerkon te testoje dijet dhe aftesite e tyre profesionale … Po pyetja ime eshte ; Me ke do e beje? Me Ilir Meten?!

  11. Jozi says:

    O popull injorant e i painformuar qe vdes mbas partive…ne rradhe te pare fakultet mjekesie ka vetem shteti dhe aty historikisht kane fituar gjimnazistet me rezultate me te larta … Duhet te jesh me 10 ne gjimnaz te fitosh mjekesine … Mbas 6 vjet shkolle ben nje provim shteti ku ska miq se behen me kompjutera dhe kompjuteri ska mik… Passtaj kush ka mbi 8 mesataren e 6 viteve shkolle konkuron per specializim dhe ne 1000 mjeke te pergjithshem qe dalin njehere ne 4 vjet fitojne 300-350 mjeke te drejten per specializim qe nga mjeku i familjes e deri tek kardilogu … Keta pastaj bejne 3-4 vjet prape shkolle e praktike dhe ne fund japin prape pro imet e diplomimit perkate sipS specialiteteve … Per ec kesaj tani me leket e tyre marrin kredite e vene neper konferenca per edukimin ne vazhdim… Qe te dalesh mjek specialist qe nga mjeku familjes e deri kirg a kardiolog ca te doni ju meson te pakten nja 10 vjet dhe nuk behesh dot tak -fak si zyrtaret e M.shendetise apo si ministri qe 4 vjet shkolle ka bere per vete…..nqse politika futet dhe tek mjeku tani ps do fuse te vetet por per 4 vjete te njejten gje do beje Pd….(deri tani max kane zgjedhur drejtoret politika).Mjeku eshte profesionisti me i testuar ne shqiperi dhe keto jane lojra politike per shkak te deshtimi te mjekesise falas qe vec thellojne hendekum mjek – pacient…genje beqaj zihu populli me mjeket se do ilacet falas ….nuk ti jep mjeku ilacet , ai ka vetem mendjen duart dhe puper rrogen 400 dollare qe i jep shteti dmth 1300 leke ne dite….turpi nuk ka emer tjeter vec rrenimit perfundimtar dhe te armates se mjekeve se sistemin shendetsor ka kohe qe e ka marre lumi….

  12. @@@@ says:

    Shyqyr qe ky vend ka edhe njerez si JOZI apo TNT qe vene ne pune mendjen para se te shkruajne sic NUK ben shumica e komentuesve ketu.

  13. ANDI says:

    Nje keshille :
    Ne vendet perendimore, çdo mjek duhet te bej te pakten 50 ore formime shkencor ne vit (bledhje, kongrese, apo mesimedhennje). Kjo per te gjithe mjeket pa dallim profesor apo jo profesor. Kjo teknike duhet ndjekur tek ne ne Shqiperi pas fusin dipplomen ne xhep me mik apo pa mik, Doktorrat tane e kalojne kohen ne Kafe kzur punojne ne shtet apo duke kerku pare dhe pa pik llogjike edhe ne privat. Kur i shpjegon simtomat e semundjes: 99,.% e mjekeve tane te pergjigjen me nje siguri 100%: keshtu eshte siç te them une, shko merre keto ilaçe tek farmacia ku ata kane edhe aksione dhe zoti na shpetofte”.
    Formimi pas universitar eshte arma kryesore e te ndenjurit ne dijeni te zhvillimit te shkences…..
    Made in Albanistan ….

  14. . says:

    Kudo ne boten e zhvilluar

    Mjeket testohet 1 here ne 3-4 vjert.

  15. stela says:

    Hahhha, ai/ajo qe eshte i/e afte, ska pse te jete kunder testimit, pasi ka besim te aftesite e veta. Cilido profesionist i zoti del vete vullnetar te testohet, pasi eshte i afte ne punen qe ben.

    Keshu qe edhe ju matrapaze (mjeke), nuk na behet shume vone qe jeni kunder, pasi kete gje ka kohe qe e kerkon populli!!!!!!

    Hajt mos e zgjasni shume, po vehuni aty ne rreshtore per testim!!!! Natyrisht, populli eshte koshient qe ka disa individe (me kokrra), te cilet kane tituj dhe perjashtohen nga testimet masive.

  16. Jada Caja says:

    Jeni njerez qe shpifni! Ne kemi paditur gazetaren e panorames qe ka nxjerr kete lajm te rrem per doktoresh Tatjanen dhe ju beni copy paste. Nuk ju vjen turp shpifni dhe as nuk konfirmoni nese lajmi eshte i vertete! Dr. Tatjana ka refuzuar te prononcohet

  17. Pirro says:

    Turp qe merret deklarate nga Nestor Tereska, i cili qe prej dy vitesh duhej te kishte dale ne pension, pavaresisht se ai ka me shume se 30 vjet qe ka nxjerre veten ne pension, por mbahet me rroge nga shteti. Testimi i mjekeve eshte praktike e perbotshme. Mjeket e familjes testohen cdo 5 vjet. Specialistet duhet te mbledhin nje numer kreditesh cdo 5 vjet dhe me tej vendos bordi i nje shoqerie mjeksore se si do te vazhdoje me tej. Nje mjek qe le aktivitetin jo me pak se 3 vjet, per te marre license duhet t’i nenshtrohet te gjitha provimeve qe i cakton bordi i shoqerise mjekesore, qe fatkeqsisht ne vendin tone nuk i ka asnje institucion shteteror ne refene.

  18. furtuna says:

    Kemi ne mjeke te mire,mbajme veten me te mira, mjeke ishin ata qe sakrifikuan per njerzit dhe nuk merrnin as dhe nje koker molle kur i thone, Ismail Feta, Veli Toto, Spiro Qriko dhe shume mjeke te Sp.Ushtarak ishin nga mjeket me te mire te ketij vendi, ishin humane dhe nuk u lodhen kurre, per keta mjeke, mjere mjere ne,te shohin nga duart dhe derisa te rrjepin nuk rrine rehat,populli e ka ne kurriz, ka 23 vjet qe po e provon, ai qe ka shkon te privati gjen shpetim, ai i ziu qe nuk ka shkon ne shtet dhe e sheh vete me syte e tij cfare ndodh, mos na hapni barkun per mjekesine tone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje