Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka folur nga Elbasani për operacionin e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Interpolin dhe Europolin, ku u shkatërrua një laborator droge dhe ku u sekuestrua rreth 100 kg kokaine e perzier dhe rreth 4 tone perziers kokaine.
“Është laboratori më i madh edhe më modern i kapur ndonjëherë në Shqipëri dhe në të gjithë Ballkanin. Jam këtu për të falënderuar drejtuesit e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe të gjithë punonjësit e policisë që u morën imtësisht, ditë për ditë, me profesionalizëm dhe përkushtim për arritjen e këtyre rezultateve të shkëlqyera, duke konkluduar me mjaft sukses këtë operacion. Është një hetim i plotë dhe i gjithanshëm që dëshmon më së miri profesionalizmin e oficerëve të Policisë së Shtetit në luftën kundër krimit dhe veçanërisht krimit të organizuar, në luftën kundër grupeve kriminale, në luftën trafikimit të lëndëve narkotike, siç është dhe kjo. Pas Lazaratit, pas Dukagjinit, pas punës që bëri Policia e Shtetit për të zhdukur çdo rrënjë kanabis në Republikën e Shqipërisë, rezultatet flasin mjaftë fortë për suksesin e Policisë së Shtetit kundër drogave të forta, siç është edhe sasia e kapur në këtë operacion.
Operacion që, nga ana tjetër, tregon edhe integritetin e Policisë së Shtetit dhe flet shumë qartë për prerjen e lidhjeve të botës së krimit dhe Policisë së Shtetit. Këtu flasim për një hetim disamujor, i konkluduar me sukses, por që nuk do të ndodhte kështu, siç nuk ka ndodhur në të kaluarën, në rast se Policia e Shtetit do të ishte e zhytur, siç ka qenë në të kaluarën, deri në fyt në lidhje me botën e krimit. Rezultate të tilla flasin për punë pa dekonspirim, për punën me integritet të lartë dhe me përkushtim të lartë, duke goditur në zemër krimin e organizuar, siç është edhe ky operacion”, u shpreh Tahiri.
Nga ky operacion deri tani janë arrestuar 11 persona, mes të cilëve 2 shtetas kolumbianë. Tahiri tha se ky aksion i gjerë dëshmon edhe njëherë se POlicia e Shtetit i ka prerë të gjitha lidhjet me krimin
“Operacion që gjithashtu, flet më së miri për bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet Policisë së Shtetit dhe partnerëve ndërkombëtarë, ndërmjet Policisë së Shtetit dhe policive të vendeve të rajonit, sepse është një operacion disamujor që zhvillohet bashkë me partnerët, gjë që flet për besimin e partnerëve në Policinë e Shtetit. Gjë që deri dje nuk ka ekzistuar, sepse informacioni në Policinë e Shtetit shitej për shkak të lidhjeve kriminale dhe për shkak të zhytjes deri në fyt të Policisë së Shtetit në botën e krimit. Hetimi do të vazhdojë. Do të vazhdojë edhe me pasuritë dhe asetet kriminale që ka prodhuar ky aktivitet kriminal, sepse ne besojmë shumë fort që goditja më e madhe që mund t’i japim botës së krimit është hetimi dhe sekuestrimi i pasurive që vë bota e krimit si pasojë e aktivitetit kriminal”.
Ministri i Brendshëm beri edhe njehere thirrje qe policia te mos perbaltet me akuza politike, por ti lene punonjesit e policise te bejne detyren e tyre pa presionet dhe sulmet e saj.
“Ndërsa për sa i takon vajtoreve politike që kemi dëgjuar shpesh, ky operacion flet shumë më qartë dhe shumë më fortë sesa çdo deklaratë politike e deritanishme. Ndaj unë jam këtu për të bërë dhe njëherë një thirrje për të gjithë ata që shfrytëzojnë çdo gjë dhe dalin sulmojnë Policinë e Shtetit nga vajtoret politike, u bëj thirrje të heshtin dhe të lënë Policinë e Shtetit të bëjë detyrën e saj, në mënyrë të qetë. Të lënë punonjësit e Policisë së Shtetit të bëjnë detyrën e tyre pa presionin e politikës dhe pa sulmet e politikës që sot kanë mundësinë të dëshmojnë rezultatet ekzemplare dhe historike të suksesit të punës së Policisë së Shtetit që deri dje nuk ndodhnin.
Droga këtu ka qenë, siç është rasti i kanabisit. Drogat e forta këtu kanë qenë, siç dëshmon edhe ky rast. Por tani, ajo që ka ndryshuar është profesionalizmi i punonjësve të policisë, përkushtimi i punonjësve të policisë, pastërtia dhe integriteti i punonjësve të policisë, të cilët sot luftojnë krimin dhe nuk bëjnë atë që bënin deri dje, që ndanin paratë e drogës, ca për botën e krimit dhe ca për shefat e policisë. Ky është një operacion që duhet të na bëjë krenarë të gjithëve, sepse dëshmon më së miri që Policia e Shtetit është në krye të detyrës dhe në ballë të luftës kundër krimit të organizuar, kundër mafies, duke goditur në zemër atë që deri dje kanë si kanë dashur se Policia e Shtetit s’ka qenë në krye të detyrës.” përfundoi Ministri i Brendshem, Tahiri. /j.h
Rrofte gjermani se te ishte per ju nuk do ishte zbuluar kurre.
Paska harruar me lavderuar iniciatoret dhe ata qe e detyruan per veprim: Prokuroria dhe Policia gjermane me gjithe Interpolin.
O Daku i thuaj faleminderit “Cunave” gjermone se te jete per ju asihereeee po asihereeeee s’do arrinit ti kapnit.Pse sot ka filluar kjo pune? E di ti Tahiro se antidroga e Elbasanit duhet shkri sepse hane e pine cdo dite me trafikantet e lendeve te renda narkotike.E di ti Tahiro se Elbasani eshte bo si Bogota e Kolumbise.E di ti Tahiro se te gjithe efektivet e antidroges hane e pijne droge qyl me trafikantet? E di ti Tahiro se njeri prej te arrestuarve nga Elbasoni ka vellane e vet pergjegjes te antidroges e antiterrorit ne SH.I.K-un e Visho Ajazit ne Elbason.E pra Tahir lluk,lluku papashta prandaj i thuaj cunave gjermone thnx se te jete per keto tonet as per 100 vjet s’ishin per tu kap.
Edhe me perpara ishte interpoli dhe europoli, por çdo operacion qe kryenin me policine tone deshtonte se kishte dekonspirim.. Ata e kishin humbur shpresen dhe besimin me ne, por me operacionet ne lazarat dhe dukagjin ky besim u rikthye. Tani sa do zgjase kjo gje, kjo ngelet per tu pare. Per tani mjafton ti behen komplimente Prokurorise dhe Policise… BRAVO..
Perse duhet nenvizuar nga Ministri Tahiri se Policia nuk ka lidje me krimin? Ai qe e ka mizen nen kesule ben keto lloj deklaratash, dhe nuk ka arsye se perse Policia apo ministria e brendshme, te justifikoj dicka qe ben ne baze te ligjit, si shkaterrimi i nje rrjeti droge!
Ose une jam nje budalla qe nuk e kuptoj, ose keta miqte e policise jane te inkriminuar ne kete gje duke pasur informacione te meparshme dhe te dekonspiruar nga halli se kane hyre ne pune agjenci nderkombatare antidroge dhe ju ka ngec veza kryq per momentin. Ky palloshi minister me emrin Tashiraj, thjesht po justifikon mu…..tin qe i plasi ne ventilator nga kanale te tjera, shume te fuqishme dhe te pavarura nga gazepi i tij!
O kafshe, ai e nenvizon se policia KA PATUR LIDHJE me krimin. Dhe ai ben mire qe e shenon kufirin, funddin e asaj aleance krim-polici!
Patjeter qe eshte nje pune e perbashket sepse mjaftonte nje rrjedhje informacioni ketej nga ne dhe i rrofte puna e autoritetteve te huaja. Gjerat po levizin per mire dhe policia duhet pergezuar.
Nuk rrini pa komentuar ju rrogetaret e bashkise se jua ka dhene detyre Lulushi
Normal qe eshte sukses,pavaresisht se nga eshte iniciuar sepse mund te kishte dekonspirim dhe dilte bllof..Por qe te deklarosh se jane shkeputur te gjitha lidhjet e policise me krimin eshte shume po shume delirante.Asnjehere nuk mund te shkeputen te gjitha lidhjet e policise me krimin ne cfaredo lloj sistemi.
Hahahahahahahahaha bravo idiot tahiri.
Qe do ikni me shkelma nga pushteti me keq se saliu do ikni.
Se ai vrau njerezit po ju jeni me monstra.
Ju te vrisni pas shpine.
Me sa duket, hashashi i Lazaratit qenka zevendesuar me Kokainen e Elbsanit per interesa te panjohura!
Kam frike, se kjo eshte vetem maja e Ajzbergut thjesht per nje justifikim shteti, te cilit i ka ngecur veza kryq. Prisni, prisni se nuk keni pare ende asgje. Kjo, natyrisht jo nga keto rrumpalla qe na qeverisin aktualisht, por nga disa ustallare te tjere diku tjeter!
Sa keq per tahirin ju pre furnizimi per fushate gjynah
nuk mu duk aq modern ,flas nga fotot qe pame ne krahasim me zyren e berishes emo ai varkari i familjes hoxha ju kujtohet .
Drejtuar ketyre lulushjaneve :
Dhelpra kur se kapi dot rrushin tha nuk eshte per mua !
Hamshori,Nina dhe Popi tre pseudonime tre komente por nr fakt te shkruara nga nje person i vetem…me siguri nga zyra e shqupit ?
Ju qe shkruani skeni per tu kenaq ndonjehere se per kete pune jeni por ne jemi krenare per Saimir Tahirin qe po krijon urat e bashkepunimit me vendet me te fuqishme ne Europe. Bravo!!!
Doli arsyeja pse u godit Lazarati. Duhej eleminuar konkurenca. Po prape nuk eci se e zbuloi gjermani dhe si i thone fjales: “nuk behet shaka me miellin e gjermanit”. Me siguri nuk eshte i vetmi laborator, pa u goditur ky duhet te kete filluar puna per nje tjeter. Prandaj dhe u vonua goditja.
Keto jane shashka! Do degjoni ma vone qe lepuri fle tjetrkund. Keto polot e Tahirit nuk kapin as breshkat e jo keto gjera kaq te medha! Sukseset (show) te ketyre te deshtuarve qeveritare (te djeshem e te sotem) ju a mbushin mendjen militanteve (pulave) te tyre e askujt tjeter.
Bravo djema! Qente le te lehin, karvani perpara! Qente e Saliut ne dore e kishin t’i kapnin, Interpoli e Gjermania aty kane qene, por u prisheshin interesat familjare, dhe aty ku i prishet interesi Sales, te vret, nuk pyet as per Amerike e as per Gjermani e as per jete njerezish, sic e ka vertetuar koha! Ju jeni duke luftuar nje kancer me metastaza, dhe kelyshet ne vend qe t’ju falenderojne, po ju kafshojne! Vazhdoni keshtu se popullin e keni me vete!
Pa hetoni njehere pasurite kriminale te:
1. Rezarta Shkurta
2. Jonida Maliqi
3. Alketa Vejsiu
Pa shikoni kush eshte Gentian Gjonaj dhe clidhje ka me Ramen?pastaj pergjigjuni po jeni te intresuar per te verteten!
Kam vec falnderime per punen e Policise se Shtetit;uroj te vijojne keshtu.
Nuk e pranoj dot thirrjen e Ministrit Tahiri per korin e korbave shqup-se,,,,ky kor duhet lene ne zanatin e vet,,,,s’ka pse te influencoje kryerjen e detyrave kushtetuese te Policise.
Prerja e te gjitha fijeve ,te djeshme,qe lidhnin policine me krimin do te sjelle natyrshem shuarjen e korit brekedhjere.
Keshtu zoti Minister ,ju jeni ne syrin, vemendjen dhe vleresimin e taksapaguesve korrekte shqiptare,te cilet ia hoqen nahijes kriminale shqup-se te drejten e mengenosjes.TUNG.
POLICIA duhet te jete profesioniste, ne fillim thane se e kapen nipin e enverit,prane fabrikes ne elbasan, nje dite me vone po thone se e arrestuan ne nje shtepi ne durres, duket se po perpiqen te gjejne alibi per te mos e futur ne burg.
o tahiri nuk keni bere nami vetem punene qe duhet te beni. ky muhabeti nuk te shkon hic.nese ben nje pun te mire pirt qe te tjeret te thon bravo se po i the vedit e dhjen fare.mesohu me pas pak durim sepse do te nihesh shum me mir kur te tjeret te thon bravo. gjithsesi operacioni meriton nje duartrokitje
Gjermanet i dhane nje leksion shembullor policise sone. Asnje merite nuk kane efektivet tane blu! Behuni serioze dhe luftoni krimin e organizuar dhe korrupsionin se late nam! Keta qe u arrestuan sigurojini mire, e mos te degjojme neser pasneser qe u liruan se ishin te pafajshem. E them kete se kam frike qe mund te ndodhe dicka e tille! Qofsha i gabuar, por nje rast flagrant e kemi shume te fresket, ai eshte Ardian Fullani, per te cilin mendoj qe nuk duhet te kete tani asnje medyshje, por ai do shpetoje pa u lagur! Ne kete vend, u dashka qene hajdut, madje me damke, qe te shperblehesh mire e bukur! Turp e faqe e zeze!
THELBI I PUSHTETIT TE ENVER HOXHES.
1. GJITHE ZONA BREGDETARE MBILLEJ ME HASHASH, QE EKSPORTOHEJ ME FATURA TE RREGULLTA SI BIME MEDICINALE.
2. 1 LEK I SHKONTE SHTETIT SI TE ISHIN BIME MEDICINALE
9 LEK SHKONIN NE LLOGARI BANKARE NE ZVICER.
3. E GJITHA KJO QE TE REALIZOHEJ PA PENGESA DUHEJ QE SHQIPERIA TE ISHTE NJE BUNKER I IZOLUAR QE TE MOS MUND TE THOSHTE NJERI GJYSEM LLAFI.
MI TELEVIZIONET E EUROPES E KANE KAPUR KETE PROBLEM QYSH NE VAFT DHE KANE DEKLARUAR VAZHDIMISHT SE FURNIZUESI NR 1 I EUROPES ME HASHASH KA QENE SHQIPERIA KOMUNISTE.
NE, SI POPULL I PJERDHUR QE JEMI KEMI QENE VAZHDIMISHT SHKEMB GRANITI.
cuna gjermane kishte edhe kur ishte Qelbesira ne Qeveri por …..lekat Plaku i deshte ne mes me kolumbianet Prandaj mos flisni karlleqe ju komentuesit qe ngrini lart Gjermanine Bravo cunave te Policise se Shtetit
Prisni se s kini pare gje Ju grupi i Sales,prisni dhe pak se cdo nxierr policia e shtetit me ata shoket e huaj,prisni dhe pak do lini shqupin e do shkoni te xhamia e re…….Prisni se s kini pare gje…o sylesh….
I harxhoni fisheket me idiotlliqe dhe nuk kritikoni qeverine per gjera qe i takojne per ta kritikuar.
Policia ka bere vertet detyren dhe natyrisht qe do beje punen e vet dhe prokuroria. Sa cudi ju vika se punen fillimisht e nisi prokuroria dhe gjermanet?! Gjermane dhe prokurori kishte edhe kur salqeni drejtonte policine dhe shtetin.
PO NATYRISHT QE KETO LLOJ KRIMESH DUAN BASHKEPUNIM.
Cfare duhet te thone francezet apo amerikanet per qeverite e tyre per aktet terroriste?!
Bravo Policia!!!