Ministri i Mirëqenies Sociale, Erjon Veliaj deklaroi sot se brenda kësaj jave të gjitha kompanitë që kanë detyrime të prapambetura nga sigurimet shoqërore do të marrin një letër paralajmëruese.
“Nga kjo javë të gjithë kompanitë që kanë detyrime të prapambetura nga sigurimet shoqërore do të marrin një letër.
Nuk është qëllimi ynë të prishim imazhin, por duam që çdo punëtor të mos konsiderohet skllav. Të gjitha kompanitë që nuk kanë paguar sigurimet shoqërore për punëmarrësit e tyre kanë afat deri më 15 shkurt në të kundërt do të përballen me sanksione.
Inkurajojmë të nxitojnë të paguajnë dhe të konsiderojnë si kohë që mund të shlyejnë detyrimet brenda datës 15 shkurt pas kësaj date ne do të nisim një fushatë sanksionesh e cila nuk do të ndalet ashtu siç ka qenë fushata e energjisë ” tha Veliaj.
O zoteri, ku e numrin e telefonit, qe te beje populli denoncim per punedhenesit???? Bej nje numer telefoni funksional dhe publik per denoncimet e punes ne te zeze, se populli do kontriboje pastaj.
po per punedhenesit qe kane paguar kontributet po jo rrogat si do i behet???
merr shebmbull plot e plot call-center-a, rumpall 2K abisso-net (humnere rrejti), apo Cristal University qe i kane perzene punonjesit me te pakten 3 apo me shume muaj te pa shlyera rroge, po jo kontributet e shtetit. Apo ti drejtohemi gjykatave qe nuk mbarojne gjygjet kurren e kurres.
o shteto duhet te ndihmoni xhepin e popullit se per kete paguheni jo per xhepin e e shtetit se ai nuk ka anje funksion nqs populli ska cfare te haje.