Lufta kundër terrorizmit ka vendosur në një front Shqipërinë dhe Italinë, iniciatore të ngritjes së një Task-Force të përbashkët.
Dy ministrat e Brendshëm Saimir Tahiri dhe Angelino Alfano kanë ndarë opinionin për të përforcuar kapacitetet në luftën kundër terrorizmit deri në ndërtimin e ekipeve të hetimit mes dy vendeve.
Marrëveshja u arrit gjatë vizitës së ministrit italian në Tiranë.
“Sot adresuam një çështje që është prioritare për ne dhe rajonin. Luftën e përbashkët kundër terrorizmit. Ngjarjet në Paris shpresoj ta kenë sjellë në qendër të vëmendjes çështjen e bashkëpunimit mes nesh në nivel dy palësh, por edhe me BE për të adresuar të gjithë bashkë luftën kundër terrorizmit. Shqipëria ka një axhendë të ngjeshur në këtë pikëpamje, jo vetëm përsa i përket luftëtarëve që shkojnë nga Shqipëria për të luftuar në vendet e tjera. Ndamë opinione të përbashkëta për domosdoshmërinë për të përforcuar kapacitetin tonë në luftën kundër terortizmit deri në ndërtimin e ekipeve të përbashkëta të hetimit e cila është një prioritet i përbashkët“, tha ministri Tahiri në konferencën për media, mbajtur pas takimit.
Në të njëjtën linjë ishte edhe ministri i Brendshëm i Italisë, Alfano, i cili tha se do bashkëpunojë me Shqipërinë për të luftuar terrorizmin, kryesisht terrorizmin fetar.
“Bashkëpunim mes dy vendeve për të luftuar së bashku ndaj fenomeneve të terrorizmit kryesisht ndaj terrorizmit me natyrë fetare. U ndodha në Paris për të marrë pjesë në atë marshim për tu solidarizuar dhe sot jam këtu për synimin tonë në luftën kundër terrorizmit, ku Shqipëria është pjesë e Europës dhe të përfshihet në luftën kundër terrorizmit. Kjo pjesë e botës mund të konsiderohet si një strehë ku mund të stërviten luftëtarët e huja dhe më pas shkojnë luftojnë në zonat e konfliktit. Ne propozojmë të krijojmë një skuadër biletarele mes dy shteteve për të shkëmbyer në mënyrë të shpejtë informacionet dhe për të mësuar në kohë reale çfarë ka të bëjë me terroristët dhe terrorizmin. Ta nisim nga Shqipëria dhe Italia por janë të mirëpritur dhe shtete të tjera. Jemi dakord që të nisim një Taks-force mes dy policive tona për të shkëmbyer infomacione dhe për të bërë që dy qeveritë të konsiderohen si qeveri me një unitet konkret që të luftojnë terrorizmin dhe që thajmë detin ku notojnë terroristët”, theksoi ministri Italian.
“Propozimi i parë për të përfshirë në mbledhjen e Ministrave të Brendshëm të BE-së, edhe Ministrat e Brendshëm të rajonit, duke konsideruar që kjo është mënyra më e mirë për të adresuar bashkarisht luftën kundër terrorizmit, ekstremizmit dhe radikalizmit”, tha Tahiri.
I pyetur nga mediat nëse ka rrezik real për akte terroriste në Romë, Alfano tha se rreziku mbetet tek dera, por agjencitë ligjzbatuese nuk kanë ndonjë sinjal për organizimin e të tilla akteve konkrete.
Ministri Tahiri nuk ka dashur të ndalet në çështje konkrete, për hetime ndaj luftëtarëve që vijnë nga vendet e përfshirë në konflikte të armatosura, duke e konsideruar këtë një çështje të hetimeve të policisë apo prokurorisë, mbi të cilat nuk mund të jepen detaje për publikun e gjerë.
dite te keqia po vijne korraket,cte besh keto pasoja ka nje shtet gjiton me 89% sunite…………..o ZIKEEEEEEEEE!
Me mire sunite se sa evgjite, si greqia jote, more tru tredhur.
Terroristi numur nje i Shqiperise eshte Sali Ram Berishovici !!!
greqia na u merzit sepse renzi po bente edukatorin e shqiperise
don zoti na japin nje dore jo vetem kunder mjekrrave ne shtim e siper por edhe kunder janulles qe akoma se ka kuptuar edhe mbas 20 vjetesh qe kisha e shteti jane te ndara ne shqiperi ne te kundert te greqise
Ajo qi bjen ne sy ne fjalet e Alfanos edhe Tahirit asht menjanimi i fjales musliman apo islamik, edhe pse shumica e terrorrit kryehet prej muslimansh qi imitojne Muhamutin. Dhìca me kollare!