Rrugëtimi i një politikani të Agimit të Artë: Sot komunistët janë bërë borgjezë

19 Janar 2015, 10:18Rajoni TEMA

Deputeti Giorgos Germenis tregon në një intervistë ekskluzive për BIRN rrugëtimin e tij nga e majta ekstreme te e djathta ekstreme. “Komunistët janë bërë parti borgjezësh,” thotë ai, “Agimi i Artë është partia e vërtetë revolucionare sot”.

 

Nga Kostas Kallergis, BIRN

Giorgos Germenis është një nga figurat më të larta te Agimi i Artë, partia greke që e përshkruan veten si nacionaliste por që është cilësuar gjerësisht në Greqi dhe jashtë vendit si neo-fashiste. Ai qe i pari anëtar i Agimit të Artë që deklaroi publikisht se familja e tij ka të shkuar komuniste.

Germenis, i cili është anëtar i parlamentit, tha se gjyshi i tij ka qenë një guerilas komunist gjatë Luftës së Dytë Botërore. Shpejt pasi kjo intervistë televizive me gazetarin dhe publicistin grek Themos Anastasiades u transmetua në maj 2012, blogerët vunë në pikëpyetje deklaratat e tij.

Ata vënë në pikëpyetje jo vetëm detajet e historisë së tij por edhe vetë idenë se ndokush në një vend me plagët e luftës civile të viteve 1945-1949 janë ende të thella, vështirë se mund të shkojë nga një familje e majtë në një familje të të djathtës ekstreme.

Unë e intervistova Germenis përmes korrespondencës për shkak se ai tashmë është në burgun e sigurisë së lartë Korydallos në perëndim të Athinës, në pritje të gjyqit pasi është akuzuar, bashkë me shumicën e deputetëve të Agimit të Artë, për krijim dhe drejtim të një organizate kriminale. Ai i hedh poshtë akuzat kundër tij.

Hetimi në Greqi, i nisur shpejt pas vrasjes së repistit antifashist Pavlos Fyssas nga një anëtar i Agimit të Artë në shtator 2013, po ekzaminon nëse partia ka orkestruar drejtpërsëdrejti një numër sulmesh raciste gjatë viteve të fundit.

Unë hyra në kontakt fillimisht me bashkëshorten e Germenis, Evgenia Christou, e cila është gjithashtu anëtare e Agimit të Artë. Ajo ia dha pyetjet e mija bashkëshortit kur e vizitoi atë në burg. Rreth një javë më vonë, Germenis iu përgjigj pyetjeve me shkrim, të cilat Christou i hodhi në kompjuter dhe m’i nisi me email. Kjo është intervista e plotë:

-Në intervistën tuaj me Themos Anastasiades ju përmendët se gjyshi juaj ka luftuar me guerilasit komunistë gjatë Luftës së Dytë Botërore. A mund të më thoni diçka më shumë? Ku luftoi ai? A mbani mend ndonjë histori të tij nga ata vite?

 

Po, ai pati organizuar një grup guerilasish me njerëz nga fshati i tij. Baza e tyre qe fshati Kefalovryso [në rajonin Aetolia-Akarnania në Greqinë Perëndimore], nëse nuk e kam gabim, fshati quhet Thermo sot, siç kanë ndryshuar emrat shumë fshatra që nga ajo kohë. Një betejë shumë e rëndësishme që qe bazuar në një plan nga gjyshi im qe ai në Makrynoros dhe ai madje u lavdërua edhe nga [ish sekretari i përgjithshëm i Partisë Komuniste të Greqisë] Florakis. Një betejë tjetër e rëndësishme për rezistencën kundër gjermanëve qe njëra në Goritsa, e cila filloi në luginë dhe mbërriti deri në mal.

Përveç kësaj, meqënëse kam rastin, do të më pëlqente t’i përgjigjem deputetit të Partisë Komuniste [Spyros] Chalvatzis i cili zgjodhi të tallet me mua në komitetin që qe mbledhur për të hequr imunitetin tim parlamentar duke thënë se [gazeta zyrtare e Partisë Komuniste] Rizospastis nuk qe në qarkullim kur unë thashë se gjyshi im dërgonte nënën time për ta marrë [gazetën] në vitet 1965-66. Z. Chalvatzis kërkoi të ulë rëndësinë e dëshmisë sime ose, siç bën zakonisht KKE [Partia Komuniste e Greqisë], dëshironte të refuzonte një shok të vjetër lufte dukshëm për shkak se nipi i tij është bërë anëtar i Agimit të Artë në vend që të qe një komunist. Nuk mund të shpjegohet ndryshe, është e pamundur që z. Chalvatzis dhe shumë të tjerë, blogje dhe gazeta që nxituan të tallen me mua, nuk qenë të vetëdijshëm që Rizospastis qe në qarkulli, edhe pse ilegalisht, dhe zakonisht kalohej nga një dorë në tjetrën në mënyrë sekrete. Për rrjedhojë, për të rivendosur të vërtetën, [gjyshi im] Panayotis Griziotis zakonisht dërgonte vajzën e tij, në atë kohë, 10 vjeç te dyqani i z. Mazarakis për të marrë gazetën Rizospastis.

 

– Sa e afërt qe marrëdhënia jote me gjyshin?

 

Ai qe një gjysh modern, shumë i afërt me të riun dhe nevojat e tij. Thjeshtë për t’ju dhënë një ide, kur kushërinjtë dhe unë ishim fëmijë, ai na ofronte edhe cigare por më vonë na thoshte se duhej të qëndronim larg të keqes. Ai qe një burrë i ndershëm, një luftëtar dhe një patriot, i cili menaxhoi të krijojë një familje, të ketë tri vajza dhe nëntë nipër e mbesa. Ne zakonisht sorollateshim rreth tij në kafenenë e tij në Neo Iraklio [lagje e Athinës], ai luante me letra dhe na jepte limonata. Ai jetoi në atë lagje deri sa vdiq dhe nuk doli askush që të thoshte dnonjë gjë të keqe për të.

 

– Ju përmendët gjithashtu që nëna juaj votoi për KKE. A ishit ju, si adoleshent, i ndikuar nga familja juaj në kuptimin politik? Po pyes për shkak se është e zakonshme për familjet në Greqi, kur një paraardhës qe një guerilas komunist, të ndjekin ideologjinë e tij për dy e madje tri gjenerata.

 

Po, unë mbaj mend që nëna ime më mbante në krahë si fëmijë kur ajo ngjiste trakte për manifestimin e 1 Majit me shokët e saj të partisë [KKE] përgjatë bulevardit Irakliou. E kuptoj se çfarë do të thuash por, jo, ata kurrë nuk u përpoqën të më ndikonin politikisht. Për aq sa nuk shkoja pranë Demokracisë së Re [Partia e Djathtë e Greqisë] apo jo?

– Si ndodhi që hyre në kontakt me Agimin e Artë për herë të parë? Çfarë të shtyu të bashkohesh me këtë parti?

Qe në fillim të viteve 1990. Në atë kohë kishte një debat të madh për emrin e Shkupit. Nëse ju kujtohet, kishte shumë mitingje të mëdha në Sheshin Omonia [në Athinë] me mijëra njerëz. Shkolla ime u bashkua gjithashtu me të gjithë nxënësit që morën pjesë. Në një pikë, unë qëllova në një bllok të ndryshëm demonstruesish, të cilët po shpërndanin fletëpalosje mbi këtë çështje me tituj mbresëlënës. Hapi tjetër qe që unë të shkoja dhe t’i vizitoja personalisht.

– Si reaguan prindërit tuaj kur dëgjuan se ju jeni bërë anëtar i Agimit të Artë?

Në fakt ata nuk kishin dëgjuar për Agimin e Artë më parë, nuk ia kishin dëgjuar as emrin. Dhe natyrisht unë nuk i thashë atyre kurrë që isha bërë anëtar. Nëna ime kishte parë ngjyrën e kuqe të gazetës sonë dhe flamurin grek dhe ajo mendoi se gjithçka qe në rregull. Përveç kësaj, nëse më kujtohet mirë, sepse kanë kaluar shumë vite që nga ajo kohë, unë duhet t’i kem dhënë asaj një fletëpalosje që ne patëm bërë ku thuhej se nacionalizmi popullor është një lëvizje e krahut të majtë spas [nacional socialistit danez Povl Riis] Knudsen si dhe një revistë tjetër që quhej PUnëtori i Greqisë, e cila kishte ÇeGevarën në faqe të parë.

– Si ia dole t’i bindësh të të ndjekin? Çfarë argumentesh përdore?

Unë nuk bëra kurrë asgjë të tillë dhe ata nuk më ndoqën mua kurrë, ata mbetën besnikë në linjën e tyre. Por pak para se unë të zgjidhesha në parlament, nëna ime erdhi te një nga manifestimet tona për kureshtje dhe ajo ia rrëfeu motrave të mija se besonte se Agimi i Artë qe me të vërtetë një parti revolucionare. Ajo pa se çfarë lloj njerëzish qenë bashkuar në takimt tona dhe rikujtoi njerëzit që ajo takonte në raste të tilla kur qe e re. Në mitingjet tona ajo nuk pa xhelatët e zakonshëm dhe drejtorët e caktuar politikisht por njerëz të lagjes, punëtorë, njerëz që punojnë për të jetuar; kjo i la përshtypje të mirë.

Në fakt ajo ia doli të kalojë më shumë kohë me disa nga këto njerëz dhe ajo kuptoi më mirë se çfarë i tërheq njerëzit nga Agimi i Artë.

– Çfarë ngjashmërish ideologjike janë mes mbështetësve të të majtës dhe atyre të Agimit të Artë? Si është e mundur që dikush të lëvzë nga e majta te Agimi i Artë?

Do t’ju tregoj diçka që, nëse ju nuk keni hileqarë politikë, do ta kuptosh menjëherë; KKE është transformuar në një parti borgjezësh. Duke qenë në ballë në skenës politike, ata janë bërë revolucionarë profesionistë. Nuk ka rëndësi se sa komunist mund të jesh, ti nuk mund të pranosh të përfaqësohesh në parlament nga dikush si [deputetja e KKE Liana] Kanelli e cila ka edukim të krahut të djathtë dhe sorollatet nëpër periferitë e Atikës, në Kastri, NeaErythrea dhe Kefalari [lagjet luksoze në veri të Athinës]. Nuk ka rëndësi se sa komunist je, nuk mund të pranosh [sekretarin e përgjithshëm të KKE Dimitris] Koutsoumpas si udhëheqës kur ai nuk ka punuar kurrë në jetën e tij. Ti nuk mund të tolerosh shkatërrimin e shoqërisë së Greqisë nga Samaras-Venizelos [dy udhëheqësit e koalicionit qeverisës], një diktaturë dhe në të njëjtën kohë t’ia varësh organizimit të një festivali antifashist nga rinia Komuniste kundër Agimit të Artë. A është Agimi i Artë problemi i Greqisë apo është kjo organizatë kriminale e Samaras dhe Venizelos të cilët kanë pranuar memorandumin [politikat e kursimit të kërkuara nga organizatat ndërkombëtare] mbi kurrizet tona? Ti nuk mund të jesh opozitë e opozitës. Opozita duhet të shënjestrojë qeverinë. Sot të rinjtë kanë nevojë për një vizion dhe Agimi i Artë e ka. Shih përshembull moshën e anëtarëve tanë të parlamentit; 14 nga 18 janë më pak se 40 vjeç.

– A keni parë histori të ngjashme me tuajën?

Do t’ju them këtë. Në një nga zyrat tona në Atikën lindore kishte rreth 120 njerëz të mbledhur për një takim. Unë i pyeta ata se ku gjendeshin politikisht dhe ideologjikisht para se të bashkoheshin me Agimin e Artë dhe një pjesë e madhe e tyre dolën se qenë të majtë apo mbështetës të PASOK [partia Socialiste]. Kini parasysh se këto njerëz zakonisht u bënë nga mbështetësit më të fortë të Agimit të Artë. Për shkak se ata njejnë se partitë që po ndiqnin përgjatë gjithë atyre viteve i kishin tradhëtuar!

– Ka disa lagje të Athinës që dikur qenë baza të fuqishme të KKE, psh, Perama dhe Nikea. Sot ne shohim një rritje të popullaritetit të Agimit të Artë në këto zona, me raste në nivel edhe më të lartë se sa në zona të tjera të Greqisë. A ka një shpjegim për këtë sipas opinionit tuaj?

Meqë je gazetar unë të sugjeroj të shkosh dhe t’i investigosh këto lagje, pa një kamera por vetëm me laps e letër si gazetarët e mirë dikur. Dëgjo problemet e tyre, shko të peshkosh në port apo në kantierin detar të Peramas. Nëse shkon te këto njerëz që nuk ia kanë idenë se si do të jetë jeta e tyre nesër dhe flet me ta për proletariatin, socializmin e vërtetë që ekziston dhe imperializmin, ata do të të shohin sikur ti vjen nga Marsi. Nëse i pyet për sindikalistët profesionistë në kantieret detare Perama, do të frikësohesh me atë që do të dëgjosh.

Pse ka një rritje në opinionin tim? Thjeshtë sepse sot të jesh mbështetës i Agimit të Artë je njëkohësisht një revolucionar! Më duhet thjeshtë të të kujtoj ju z. Kallergis se në këto momente kur unë po ju përgjigjem ju, në orët e para të 12 korrikut 2014, mua më kanë mbyllur në një qeli burgi për gjashtë muaj sakaq pa asnjë akuzë kundër meje përveç faktit që unë jam një deputet nga Agimi i Artë*. Kjo në vetvete më bën mua një Luftëtar, një Revolucionar, një njeri i Pakompromis në sytë e çdokut, njerëz pikërisht si ai, pavarësisht se çfarë preferencash politike kanë. Unë do të ndjehesha kështu në çdo situatë të ngjashme. Unë kam kurajën të respektoj çdokënd që i mbetet besnik besimeve të tij dhe burgoset apo vdes për to.

– A e konsideroni ju vetë paradoksale që dikush që vjen nga një familje e majtë të votojë për Agimin e Artë?

Siç e thashë më parë, jo, nuk mendoj se është një paradoks. Përgjatë të gjithë këtyre viteve unë e dija se nëse ti do të jesh revolucionar, atëherë të duhet të jesh i majtë. Sot ne kemi provuar se tashmë të duhet të mbështesësh Agimin e Artë. E Majta është përgjegjëse për falimentimin moral të universiteteve, për këtë rënim… e Majta e sotme duhet të pyesë veten për udhëheqësit e saj. Ti ose mund të jesh me [Hugo] Çavesin ose me prodhuesit teksanë të naftës, me z. Tsirpas. Unë nuk mund të flas për socializmin dhe të arsimoj fëmijën tim në një universitet amerikan ku ata mësojnë imperializmin dhe robërimin ekonomik të Kombeve, [ish sekretarja e përgjithshme e KKE] znj. Papariga. Kjo është arsyeja se pse po ju them, analizoni deputetët tanë, ata janë të gjithë djem nga lagjja, shumica e tyre deri dje qenë thjeshtë punëtorë të zakonshëm.

Giorgos Germenis

12.7.2014

Burgu Korydallos

23 komente në “Rrugëtimi i një politikani të Agimit të Artë: Sot komunistët janë bërë borgjezë”

  1. arben says:

    Si ka mundesi te gjithe kaq bole keta ortodoksit shqiptare te trojeve shqiptare ne greqi. bole e kokrra bolesh…

    1. mario says:

      Tfgs ku je ????? pse skomenton

      1. hoxhë efendiu says:

        E ka gojen e zene me millokop

        1. Adriatik says:

          Fitofshi sa me shume deputete dhe pastroni athinen nga pakistanezet dhe afrikanet se qyteti po behet si islamabad.

          1. Mbreti i Epirit says:

            PROBLEMI QENDRON QE SUN I DALLOJN GREKET NGA PAKISTANEZET EDHE ARABET!!!!! DO E VEASI GREKU GREKUN DUKE AKUZUER NJERI TJATRIN PER PAKISTANEZ!!!

            1. llozi says:

              Qirje basileu epirdhjoti, pse qe nga kosovi ne athnine ke shkuar ti?
              Po cdeshe apo te falece ne xhami. Rri me mire ne kosovit degjome mue se keta greket jane edepseze, cdo dite hedhin nga nje koke derri ne xhami. Pis milet kaur jane po ske ctu besh se jane ne vendin e tyre edhe kane koqe nuk jane si francezet edhe po te futen ne burg te kthejne ne shtepi mbuluar me flamurin e fiks fare pastaj.
              Rri tek kosovi se serbet jane te bute.

  2. Fatkeqesishte ,organizata fashiste agimi i arte ,eshte e perbere ne shumice nga arvanitas !Shikojeni me kujdes ose fare pa kujdes mbiemrin…..Gjermeni !

    Keni ne Krutje te Lushnjes Gjermena full !

    Ose ai tjetri qe u largua me lote krokodili me mbiemer > Bukura !http://www.newsbeast.gr/politiki/arthro/676427/xespase-se-klamata-o-boukouras-sti-vouli/

    qe te gjithe jane shqiptare ose myslimane te kthyer ne ortodokse ,ose shqiptare ortodokse !Komplet !

    1. arbereshi says:

      O detar o peshk i gjalle, po arvanitas jane 3 te katertat e greqise more bole deti , po chyn ketu mysliman dhe ortodoks , Greqia po kalon katrahuren qe ndertoi keta 70 vjet dhe do te kalojne shume vite akoma qe te qyteterohen more debil kurse ne do te na duhen akoma shume vite te tjera sepse katunaria ne greqi zbriti me shumice ne 50 mbas luftes civile kurse ketu zbriti ne 90 me Saliun, dhe zbriti me menyren me te keqe te mundeshme duke vjedhur dhe duke shkatruar cdo gje.Sot Greket po bejne shtet mbasi ja hengren edhe kockat shtetit te tyre po e nisin nga e para, kurse ne u vertitem rreth Saliut per 25 vjet dhe tani po e nisim nga e pare duke mesuar se dritat duhen paguar dhe nuk duhet te vidhen. Kurse ata te pakten e dine qe dritat nuk vidhen. Ky eshte i vetmi ndryshim more peshk

      1. o arbeleshi !
        ke komentuar disa gjera qe jane te verteta por ato ofendimet nuk i
        kuptova pse i bere ?
        Une nuk ofendova askend ,more moterqire,pse e kruan me mjellin e gjermenit !?Nuk mund te pretendohesh se je njeri ti more bagel !

  3. pjatalarsi says:

    Jo sot, por qysh nga krijimi i njerzimit te gjithe ideolloget e kryetaret kane qene borgjeze. Edhe tek shoqeria majmuneve, luanve, etj. shihen shenja borgjezesh, ku ata me te fortet kane nga nje harem te vogel.

  4. katarakti says:

    Ketu nuk ka asgje te çuditshme. E njejta dukuri ka ngjare edhe ne France ndermjet Partise Komuniste Franceze te Xhorxh Marshe-se dhe Frontit Nacional te Zhan Mari le Pen-it. Shtresat e varfera i jane bashkengjitur Frontit Nacional se jane tradhtuar nga e majta, sidomos nga partite socialiste si ato te Papandreut ne Greqi apo te Zhospenit ne France. Edhe gjate krizes se madhe te viteve 1930 shtresat e varfera u bene kontigjenti baze i mbeshtetjes se partise nacional socialiste te Hitlerit. Sepse pas nje kohe qendrimi ne pushtet, partite tradicionale te majta i braktisin votuesit e tyre dhe jepen vetem pas interesit personal ose te kastes se tyre. Prandaj une e besoj kete ithtarin e Agimit te Arte.

  5. Mbreti i Epirit says:

    GABELI, ky muu…t i thot veftes edhe Rracist palaqo!!!

    1. kuq e zi says:

      mbreti epirit
      shiko mbiemrin (germenis) GéRMENI+ S
      ti thuash ketij grek sepse ka shtuar nje s mbiemrit eshte per te qeshur kta njerez duhen ndihmuar per ti treguar origjinen

  6. fshatari says:

    grek hesapi gjarperinj

  7. eat or heat says:

    Duket rrace arjane. Bjond

  8. Zef Kallami says:

    Ti bini me grusht tavolines qe te hesht burokrati.Grushti e ardhmja e botes.Kjo asht vaksina qe te mos borgjezohen komunistet.Te tjerat i dini vet dhe ju udhezon demokracia fantastike perendimore.
    Shkurt:Asnjiher njerezia por vecant fukaraja nuk do njohin qetesi shprterore ne asnji lloj demokracie qe ka pershkruar dhe do pershkoje boten.

  9. bateria says:

    C’fare ndryshimi kane keta nga idealet e atij te majtit qe therren?

  10. kuq e zi says:

    GJERGJ GERMENI…
    hidhu sa te duash nga nje ekstrem te tjetri po deshe hidhu dhe per termo
    ske per te pasur paqe gjer sa ti kthehesh rrenjeve te tua kthehju shqipes se ajo eshte burimi i greqise se sotme jo gjuha qe ju detyroi kisha mund te jeni akoma me krenar si ortodks shqiptar sepse keni nje identitet ndersa gjuha e kishes vlen per etnite e reja si sllavet vllehet turqit qe erdhen ne 1923-shin ju skenu nevoje per tu fshehur
    greqia pa folklorin arvanit cfare eshte?????

  11. Akilis says:

    Rrini renat ju “Turqit modern”,se edhe emri Shqiperi e kini nga Shqiponja Greke e Bizantit.
    Ju prape nuk doni ta kuptoni kur ju thone edhe “miqte tuaj” si Bushi,qe Shqiperia eshte nje vend mysliman d.m.th.arabe,kaq e thjeshte.
    Nje ish komb me kulture Helene,sterniperit e Akilit,Pirros,Aleksandrit qe bota perulet dhe ju turkoshqipetaret thoni qe jane “shqipetare”d.m.th te degjeneruar pa identitet.Heronjte tuaj as emrat nuk i kini Ilyre si Ishmaeli,Enveri,Saliu,Eqeremi,Sulejmani,kur ne te njejten kohe ata que luftuan per nje komb Ilyro-Epirot luftuan per Greqine Arvanitasit que i beni qe gjoja luftuan bashke kunder heronjve tuaj dhe akuzoni Greket qe gjoja i kthejne emrat nga Ahmet emer turk ne Vasil.

    1. Mbreti i Epirit says:

      PROBLEMI QENDRON QE SUN I DALLOJN GREKET NGA PAKISTANEZET EDHE ARABET!!!!! DO E VEASI GREKU GREKUN DUKE AKUZUER NJERI TJATRIN PER PAKISTANEZ!!!

  12. Agron says:

    Majmuni mbetet majmun.
    Merruni me ate qe vrau gruan qe donte te shkonte tek dyqani i fshatit,me ata que kenaqen loqet e Perandimoreve por edhe te tuaja,que e detyronte te shkonte 15 persona ne dite.
    Merruni me ato 3000 familje nga 7 =21000 emra Arabe.
    Jo se Shqipetaret kane emra te tjera se cdo 30 vjet i nderojne nga Tethis (teuta) ne Vasiliqi,ne Hateme,ne Fitime dhe sa per tani Eralda,Desada.
    Merruni me me ata que luftojne per Arabet ne Siri.
    Jemi kampione per prostitucion qe do te thote qe rrembejme motrat e shokeve dhe ja servirim Berluskonit me shoke,ne droge,ne injorance.
    Nacionalizmi te verbon qe do edhe ate qe te ka perdhunuar,vrare,te ka ndruar identitetin dhe ti i thua vella!
    Ju nuk e kuptoni qe Afganistani eshte shume me larte se ju se ata nuk jane ne Europe dhe nuk kane ndryshuar kurse ju i ndiqni nga pas.

  13. Edi says:

    Kjo historia e Komunisteve dhe Fashisteve ne Greqi eshte ca e thelle. Njera pale komunistet u financuan dhe ndihmuan nga shqiptaret,jugosllavet dhe bullgaret ndersa fashistet me Metaksane i cili e coi vendin drejt luftes civile u financuan nga CIA dhe britaniket. Duhet kuptuar dhe antipatia e grekeve kundrejt amerikaneve dhe britanikeve e cila vjen nga lufta e pergjakshme civile.Amerikanet dhe Britaniket instaluan nje qeveri kuazifashiste ne Greqi. Gjithcka filloi me protesten e Dhjetorit(masakren), 2 muaj pasi gjermanet ishin larguar qytetaret greke qe kishin marre pjese ne lufte antifashiste te indinjuar dolen te protestonin mosdenimin e bashkpunetoreve te nazizmit. Shume prej ketyre bashkepunetoreve kishin poste kyce ne qeverine e pasluftes. Xhandermaria fashiste greke e sapoformuar me ndihmen e SHBA dhe Britanise se bashku me xhandaret britanike hapen zjarr mbi protestuesit e paarmatosur dhe vrane mbi 50protestues, pergjegjes per kete masaker ishte General Sir Ronald MacKenzie Scobie. Kjo masaker e polarizoi shoqerine greke
    Me vone 2 dekada mbas luftes, ne vitin 1967 Amerikanet dhe CIA e kuptuan se e majta po vinte ne fuqi dhe organizuan pucin e shtetit te Gjeneraleve. Pasi gjeneralet me ne krye Papadhopulo smorren pushtetin filluan eksekutimet, torturat dhe persekutimin e te majtes greke.(8000politikane, opozitare dhe aktiviste, kryesisht te majte u arrestuan dhe persekutuan) Skuadra vdekje vinin verdalle neper greqi dhe ekzekutonin politikane dhe aktiviste te majte. Shume politikane amerikane(si Lee metcalf) asojkohe e kritikuan administraten e Johnson per futjen e Greqise drejt luftes civile.Pas nje rezistence te madhe te popullit Grek Junta Ushtarake u rrezua dhe pasuan me zgjedhjen e karamanlis si KM. Gjeneralet u vune pas hekurave dhe Papadhopulos nuk kerkoi asnjehere falje per krimet qe kreu

  14. Mendimtar says:

    Po si te thuash ti o Gjermen, vazhdoni jetoni ne endrra e trillime o ‘grek’ ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje