Amaneti i pazakontë, vejusha jeton në det qysh nga viti 1997

21 Janar 2015, 12:10Lifestyle TEMA
Amaneti i pazakontë, vejusha jeton në det qysh nga viti 1997

Një grua e ve prej vitesh jeton në anije pasi kjo ishte dëshira e fundit e të shoqit para vdekjes. “Mos ndalo kurrë së lundruari”, – i tha ai dhe 86 vjeçarja e ka mbajtur këtë premtim.

Shtatë vjet më parë ajo shiti shtëpinë e saj luksoze në Fort Lauderdale, Florida, që të jetojë përgjithmonë në det.

E njohur si Mama Lee, gjyshja e cila ka shtatë nipa e mbesa  ka jetuar  mes 1070 pasagjerëve të anijes Crystal Serenity,  më shumë sesa kanë jetuar në të 655 anëtarët e ekuipazhit së bashku.

Gruaja ka udhëtuar në  shumë vende të ndryshme, por u ndal duke i numëruar ato deri në 100.

Burri i saj,  i cili ishte një bankier i futi asaj dëshirën për të udhëtuar me anije, gjë që e kanë bërë vazhdimisht gjatë  martesës së tyre 50-vjeçare.

Dhe qysh nga vdekja e te shoqit  nga kanceri në vitin 1997, ajo ka vazhduar të udhëtojë rreth e qark botës pa u ndalur.

Mama Lee  ka thënë se vendet aziatike janë shume interesante pasi janë kaq shumë të ndryshëm nga vendi i saj.

Gjyshja 86 vjeçare, tregon:” Një ditë para se burri imvdiste nga kanceri në vitin 1997, aitha “mos ndalo kurrë së lundruari”. Dhe kështu unë sot jetojë një jetë si në përralla dhe pa stres.

Edhe pse 86 vjeçarja  rrallë zbret nga anija për të shkuar në breg, pasi i ka parë vendet më para, pranon se Pazari i Madh në Stamboll e tërheqë atë në çdo kohë.

Gruaja  pranon se i mungon familja e saj, por qëndron në kontakt me tre djemtë e saj dhe shtatë nipërit e mbesat nëpërmjet web-it.

Hubert Buelacher, drejtor i Serenity tha: “Ajo është thjesht një grua e mrekullueshme, një nga të rrallat“. Përgatiti: J.H

2 komente në “Amaneti i pazakontë, vejusha jeton në det qysh nga viti 1997”

  1. Pilo Lala says:

    Prandaj eshte pjerdhur uji detrave dhe oqeaneve…..

  2. Elson says:

    Kjo gjasme vetem se ja ka lan amanet burri
    Hahahahahahahahaha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje