Spartak Ngjela vazhdon të thumbojë kryeministrin Edi Rama për 21 janarin.
Sipas tij, Rama u përpoq dje të bënte viktimën.
Sipas Ngjelës, nuk është çudi që 21 janarin e vitit të ardhshëm, edhe Meta të qajë për viktimat.
“Filozofia e pas 21 Janarit të vitit 2011 ka qënë kjo: To turn albanians VICTimization into VICTory… domethënë – të kthejme Viktimizimin e shqiptareve në Fitore.
Por çfarë ndodhi në të vërtetë? Dje i pashë viktimat e 21 janarit sërish viktima; kurse inkuzitorin e tyre, Meta, e pashë të takohej me kryeministrin e Maqedonisë. Mos u mërzitni: ky është një paradoks shqiptar; sepse këta injorantë që drejtojne me ligësi në Shqipëri në 100 vjet, kanë ecur gjithmonë mes paradoksesh.
Kur do të shpetojmë nga këto paradokse? Kur të shpetojmë nga injorantët që, me ligësi, drejtojnë Shqipërinë në 100 vjet. Kryeministri shqiptar dje, në përkujtimin e të vrarëve të 21 janarit, luante rolin e viktimës, kurse familiarët e të vrarëve nuk e kuptonin dot se çfarë i duhet kryeministrit shqiptar për t’i ikur ajo “mërzitje aq e madhe” për të rënët e 21 janarit .
Mos ndoshta, për çudi, po kërkon edhe ky të bëhet mbret? Po pse, a nuk ishte i mërzitur, në rol, inkuzitori Berisha sa herë që përkujtonte viktimat e komunizmit, disa prej të cilëve i kishte denoncuar vetë? Nuk ishte edhe ky një paradoks si ky i sotmi? Eh, sa ka të tillë!…
Pse, a nuk qante Enver Hoxha për heronjtë e popullit që i kishte vrarë vetë, me urdhër, prapa koke nëpër prita? Asnjëhërë nuk e pranoi familja e Qemal Stafës për vizitë Enver Hoxhën, por Hoxha vijonte të qante e të qantë “për Qemalë”.
Por tani, në janarin e këtij viti, e rëndësishme është thirrja: Shpëtoni kryeministrin e sotëm shqiptar nga viktimizimi i tij për shkak të 21 janarit, se po e ndien shumë rëndë! E dini pse? Sepse, vitin tjetër mund të shihni që, për viktimat e 21 janarit, “të qaje” në rol dhe vetë inkuzitori Meta; pavarësisht se familjet e të vrarëve kurrë nuk do ta pranojnë për vizitë në shtëpitë e tyre, edhe pse këtë mund t’ua kërkojë vetë kryeministri Rama.
Mos u mërzitni shume, sepse këto janë paradokset e qeverisjeve tona heroike në këta 100 vjet – gjithmonë injorancë dhe ligësi…”, thotë Ngjela./b.l
kURRE NUK TI KAM PELQUE SHKRIMET E TUA AVOKAT ,POS SOT E PASKENI TRET PENDEN tE LUMTE
Juriste e avokat leshi.
Brravo ..avocado Ngjela Brravo
-PO PËR ATO 13 MIJË VIKTIMAT QË TI “AVOKAT” NXORE NGA GOJA E QË DËSHËROJE T’I BASHKANGJITESHIN “4 KOKPALARËVE”, TI A PO MËRZITESH SI KRYEMINISTRI APO PO I QAN SI LIKJA VITIN E ARDHSHËM?
-SË PAKU, PËR KTË NGJARJE O “AVOKAT” I ALBANISTANIT, MOS NA U HIQ ALJEN QË VJEN E BËN KONSTATIME PËR TË MIRËN E NJERËZIMIT.
Edi Rama me 21 janarin nuk do te beje VIKTIMEN, por luan me mjeshteri rolin e SHEJTAN-BUDALLAIT dhe po perpiqet t’ja hedhe Llalles dhe Prokurorise gjithe fajin e vullnetit politik per te ndeshkuar banden vrastare te Saliut, njesoj si Enveri kur thonte:
KETO KRIME I KA BERE MEHMETI ME KOKE TE VET
Per keto arsye doli ministri i brendeshem duke akuzuar Prokurorine si fajtore per 21 janarin, por duke harruar se populli i dha qeverisjes se Edvinit nje pushtet absolut pikerisht per te ndeshkuar vrastaret dhe zullumqaret e Saliut dhe jo per t’u justifikuar, njesoj dhe ashtu sic bente Enver Hoxha vite me pare.
Per keto arsye doli Spartak Ngjela me deklarate ne media se Edi Rama nuk ka pushtet DE-FACTO megjithese DE-JURE absolute ja ka dhene populli ne 23 qershor me vote plebishitare dhe me kete deklarate kontradiktore nonsens Spartak Ngjela hodhi idene se Edi Rama ose eshte kryeminister i paafte, ose hiqet si dede allogjik dhe hesht per ceshtje te medha me rendesi kombetare. Reagimi i Edi Rames per keto akuza te drejtperdrejta nga media ishte pensioni prej 500 USD qe qeveria u akordoi familjeve te viktimave duke e trumbetuar kete bamiresi me te madhe pa e kuptuar fare sa poshteruese eshte per familjaret e viktimave te 21 janarit blerja e heshtjes se tyre me INDULGJENCA ne dollare, njesoj si pasaniket mekatare ne Mesjete qe blenin INDULGJENCA nga Papa i Vatikanit qe t’i falte Zoti per zullumet dhe mekatet e kryera.
Per kete arsye morri guximin dhe doli PD-ja komuniste e Sali Berishes ne deklarate te hapur me ane te me Grida Dumes dhe akuzoi Edi Ramen dhe qeverine qe nuk ben ASGJE per te gjetur dhe ndeshkuar kriminelet dhe vrastaret e 21 janarit, njesoj sic akuzoi Hitleri Gjergj Dimitrovin per djegjen e Rajchstagut (Parlamentit) gjerman, nderkohe qe zjarrin ja kishte vene vete Partia Nacional-Socialiste.
Sepse o milet:
ASGJE TE RE NUK KA NE TROJET TONA QE NGA KOHA E QEPES E ENVERIT.
Gjigand je o avokat!
Rama me 1milon vota nuk kerkon te beje
shtet por te mbaje dhe te shijoje pushtet.
Atehere ku qendron ndryshimi midis Rames
dhe Berishes??? Ndoshta i vetmi ndryshim
eshte qe Rama duke qene piktor i jap nje
lyrje me boje shum ngjyrshe problemeve
te shqiptareve sic beri me pallatet ne tirane
kur ishte bashkiak, por pallatet po fundrrina
mbeten ashtu si ajo plaka 80vjece qe shkoi
tek kirurgu plastik ti terhiqte lekuren aha sa
do ti terheqesh lekuren apo ta lyesh po plak
mbetet.
Rama per te dale nga kjo situate jo Meten, por
edhe Berishen bashke me Bashen e merr
21 janarin tjeter te qajne bashkarisht dhe se
ka problem fare. Eshte mentalitet alldupesh
oriental kjo prandaj mos u cudisni fare.?&
T’u befte pena si palla, Av.Ngjela!
Ka thene te verteten. E hidhur por e vertete.
Ju kujtohet arroganca e metes?
E pabesushme. Tani hiqrt si qingj.
Po ta vesh re çdo 21 Janar Meta sajon ndonjë vizite jashte shteti.
Do zoti vitin qe vjen mes nesh se do jete harruar përfundimisht se siklet është me thëne te drejtën.
Per fate kan ngelur dy pena madheshtore te pa perliera ne batakun shqiptar politik ata jane si gjithmon te njojturit ;Mero Baze e Spartak Ngjela. Shume nga banoret e Shquiperis i shikojn me syzat pariake dhe nuk arrijn te kuptojn sa te rendsishme jane shkrimet e tyre. E verteta eshte e vertet dhe kur eshte e hidhur thone Latinet
Me fort dukej i merzit Rama se familjaret e te vrareve,vec ta kishte shtrydh i kokerr qep se do dukej me origjinal me lot ?
Bravooooooooooooo !!Kjo eshte 100%e verteta .