Basha shuan dilemat/ "Pranon" ndarjen e re territoriale dhe bën gati PD-në për zgjedhjet e 21 qershorit

23 Janar 2015, 12:44Politika TEMA

Lulzim Basha duket se është tërhequr përfundimisht nga kundërshtitë për ndarjen e re territoriale dhe përgatit demokratët për zgjedhjet e 21 qershorit.

Këtë gjë ai e ka deklaruar në punimet e Asamblesë politike të Partisë Popullore Europiane, në Bruksel.

Me deklaratën e tij, Basha iu jep fund dilemave nëse opozita do të marrë pjesë apo jo në zgjedhjet vendore të 21 qershorit.

Duke qenë se referendumet nuk i hynë në punë për kundërshtimin e ndarjes së re, Basha ka thënë se demokratët do të kthejnë në një referendum të madh pikërisht 21 qershorin.

“Partia Demokratike ka qenë dhe është e vendosur që sovranit, qytetarëve shqiptarë të mos u mohohet kurrë e drejta për të vendosur për hartën territoriale. Harta aktuale ka qenë, është dhe do të mbetet e papranueshme për Partine Demokratike .

Ajo bie ndesh me interesat e qytetarëve shqiptarë.

Për këtë arsye, ne e konsiderojmë 21 qershorin një referendum të madh qytetar, për tu shprehur me votë, jo vetëm për kandidatët e opozitëspor edhe kundër kësaj ndarjeje territoriale dhe për t’i hapur rrugë një procesi i cili nuk do të vonojë, ku së bashku me qytetarët shqiptarë do të vendosim hartën territoriale që është në favorin e interesave të tyre.

Kërkova monitorim të plotë të këtyre zgjedhjeve, duke pasur parasysh që qeveria Rama-Meta e ka dhënë provën e saj të përgjithshme të shitblerjes së votës në 23 qershor dhe e ka përsëritur para kamerave në zgjedhjet e Korçës, duke amnistuar nga ndjekja penale keqbërësit e këtij krimi penal dhe mora garanci se jo vetëm Partia Popullore Europiane por të gjitha institucionet e BE do të jenë tërësisht të angazhuara për këtë kauzë madhore që është kauza e lirisë dhe demokracisë në Shqipëri”, u shpreh Basha gjatë fjalës së tij./b.l

6 komente në “Basha shuan dilemat/ “Pranon” ndarjen e re territoriale dhe bën gati PD-në për zgjedhjet e 21 qershorit”

  1. Dum Baben says:

    Te vjen te ulurasesh. Po, si eshte e mundur o Zot, qe ky njeri qe dihet boterisht se si u be Kryetar Bashkie, mer guximin dhe flet per “manipulime” te 23 qershorit kur hengri jo pak po 1 milion shuplaka. Nejse , stili berishian, te cilin tashme e njohin bota mbare…

  2. shkerdhen - gerdeci says:

    RROFTE
    DURRES -KUKES
    21-JANARI
    SHITJA E DETIT
    VJEDHJA EZGJEDHJEVE TE 2011
    VRASJA E KOLIT
    RROFTE SMERLAPI I SHQUPIT

  3. mjerani says:

    Po si nuk i mbyllet ajo goje, po la nam dhe neper bote,ju i vodhet sy nder sy votat, sidomos tek shkolla Vasil Shanto perveshi menget dhe diplomati i huaj per ty qe te dha fitoren, e kuptoni si jeni bere, te peshtire,nuk ka asgje qe te jesh opozitar,po keshtu si ju,aman,e lodhet kete popull duke degjuar brockulla, del dhe shan si ato tallaveret e rrugeve, nuk fitoni jo, thirrini mendjes,po perkundrazi beheni te neveritshem.

  4. Treviso says:

    Ky njeri eshte mesur me heger dajak. Po nuk hengri dajk ky kriminel nuk drejtohet. Mjere ato qe i shkojne pas.

  5. murgu paisios says:

    Mos llapni perpara kohe,sovrani vendos se si ka qene njeri,dhe si eshte tjetri.

  6. beni says:

    E pashe deklaraten e Lulkes ne TV.Nuk e di,por nga menyra si flet me heq mallin e kryetarit kukull te PD ,Tritan Preshit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje