Krujë, tentoi të vriste vëllain me çifte pse po i kosiste jonxhën

23 Janar 2015, 10:01Politika TEMA

Krimet në familje në Shqipëri janë pothuajse të përditshme dhe me motive nga më qesharaket.

I tillë është rasti i ndodhur në Borizanë të Krujës, ku Murat Qira ka qëlluar me çifte vëllain e tij për ta vrarë, pse kishte kositur jonxhë në parcelën e tij.

“GSh” raporton se ngjarja ka ndodhur në muajin qershor, ndërsa ditën e djeshme kanë përfunduar hetimet e prokurorisë dhe dosja është çuar në gjykatë.

Sipas hetimeve, Rustem Qira, vëllai i Muratit, kishte kositur një ditë jonxhë në parcelën e të vëllait, për bagëtitë e veta.

Kunata e Rustemit i ka kërkuar atij që të largohet nga parcela, por ai nuk është bindur.

Ajo ka thirrur më pas të shoqin, që e ka qëlluar të vëllain me çifte për ta vrarë.

Për fat ai ka marrë vetëm plagë të lehta, ndërsa i vëllai tashmë do të gjykohet për tentativë vrasje./b.l

 

 

5 komente në “Krujë, tentoi të vriste vëllain me çifte pse po i kosiste jonxhën”

  1. murgu paisios says:

    I pafajshem.
    Faji eshte i atij qe kositi jonxhen .

    1. Prec Ulaj says:

      Kjo zone eshte mbushur me malesore te ardhur atje nga Gjakmarrja.
      Ata jane njerez pa karakter, qe shkojne me gruan e vellait, mundohen t’ja hedhin vellai-vellait.
      Rrac e poshter.

  2. Diaspora says:

    Jonxhe ne shkurt?? Kesaj i thone si te kerkosh thana ne shkurt! Sa ka thana ne shkurt aq ka edhe jonxhe!

  3. petrit says:

    Vella vella po secili ne hesap te ti.

  4. mono says:

    Mos e prek jonxhen se te kepus rronxen…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje