Kushtetuesja rrëzon sërisht PD/Kreu i ILDKP zgjidhet nga Kuvendi

22 Janar 2015, 14:04Politika TEMA

Gjykata Kushtetuese rrëzoi pretendimin e Partisë Demokratike se kalimi i të drejtës për propozimin e kreut të Inspektoratit të Deklarimit të Pasurive nga Presidenti tek Parlamenti, është antikushtetues.

Gjykata Kushtetuese ka bërë publik dispozitivin duke deklaruar rrëzimin e kërkesës të 1/5 deputetëve, të cilët ju drejtuan gjykatës për shpalljen antikushtetuese të nenit 4 të ligjit 45/2014.

Pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, PD ankimoi duke kërkuar shfuqizim, por Gjykata Kushtetuese shprehet se pretendimet e demokratëve nuk qëndrojnë.

Në këtë mënyrë Kushtetuesja ka rrëzuar kërkesën duke lënë në fuqi ndryshimet dhe kompetencën e parlamentit për propozimin e kreut të ILDKPI-së.

Sipas ligjit te vjetër, kreu i ILDKP propozohej nga presidenti dhe zgjidhej nga kuvendi me shumicë të thjeshtë, por me ndryshimet në ligj parlamenti propozoi dhe emëroi në krye të ILDKP-s Shkëlqim Ganaj./gj.k/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje