Çmimi i karburanteve/ Basha: Vajmedeti nuk del dot nga bunkeri i mashtrimit

22 Janar 2015, 19:00Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar përmes Facebook ndaj komenteve të Kryeministrit Edi Rama të bëra po në rrjetin social mbi cmimin e karburanteve, ku thekson se gjatë qeverisjes së PD-së çmimi i naftës u rrit me 200 %.

Basha shkruan se Vajmedeti nuk del dot nga bunkeri i mashtrimit dhe propagandës.

 “Premtoi ulje të çmimit të energjisë por e rriti; premtoi ulje dhe subvencionim për naftën por e rriti në nivelin më të lartë në Ballkan dhe Europë; premtoi shëndetësi falas por i ktheu spitalet në kuplara; premtoi reformë në arsim por i ktheu drejtoritë arsimore në motele për pushtetarët; premtoi 300 mijë vende pune por shpunësoi mijëra kryefamiljarë, të rinj e të reja.

Punësoi vetëm riformatot, kolumbianët dhe bandat e lidhura kokë e këmbë me të, që e kthyen Shqipërinë në Kolumbi të Europës. Kjo nuk është Shqipëria që duam. Durimit të njerëzve i ka ardhur fundi”, shkruan Basha.

Më tej kreu demokrat  është ndalur edhe te protesta e paralajmëruar për ditën e hënën në orën 11:00.

“Të hënën, në ora 11.00 startojmë protestën e madhe qytetare.

Ndalim 5 minuta qarkullimin në të gjithë vendin dhe nisim aksionin e madh qytetar kundër çmimit të naftës, kundër çmimit të energjisë, kundër çmimeve dhe taksave të larta, kundër papunësisë, varfërisë dhe padrejtësisë”, shkruan Basha. /gj.k/

7 komente në “Çmimi i karburanteve/ Basha: Vajmedeti nuk del dot nga bunkeri i mashtrimit”

  1. blerimi says:

    O lulzim po kush je ti mo qe flet, ti qe vrave e preve per 8 vjet e tani na hiqesh si virgjeresh sikur te dhimbset ky popull. mjaft me.

    1. riki says:

      Lulzim basha qe eshte kryetar i bashkise tirane nuk po shihet nje dite ne krye te detyres, si nuk po merret me bashkine nje dite duke pasur parasysh qe ka nje buxhet te miratuar e te gjitha ne rregull se dikur rrinte e bente si gore sic ben dhe tani kur rama ishte kryetar dhe i bllokonte me buxhet e me kshill e me ckishte ne dore.

  2. raimond vlonjati says:

    Sa shume po genjen ky Basha –

    -Ne kemi cmimin e naftes me te ulet ne Ballkan dhe ne bote..loooooooooooool

    Rilindja vazhdoni keshtu se e keni cmimin me te ulet se kushdo tjeter –Ben pall ariu mos cani koke, se njerezit po vdesin per buke …

  3. Beso says:

    Nje njeri si basha nuk ka te drejt te beje moral e sidomos te dale ne publik, nje vrases qe rri ende jasht hekurave vetem se kemi nje sistem gjygjsor te korruptuar e te kapur nga kthetrat e ish pushtetareve.
    Pafytyrsia e tij arrin kulmin e nuk e beson me njeri.

  4. shkerdhen - gerdeci says:

    mordenar smerlap bandit vrases piçku materi

  5. veterani says:

    Mos harxhoni kohen eshte kart e djegur, do e shofi edhe vet ne zgjedhjet lokale qe te bindet dhe vet dhe te tjere sahan lepires.

  6. neseba says:

    Luli eshte trapgjyral

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje