Genci Xhixha, personi që dyshohet si organizatori dhe financuesi i rrjetit të trafikut të kokainës dhe që dyshohet se ka sjellë dy kolumbianët në Shqipëri, u shpall në kërkim pak momente pas nisjes së operacionit në Xibrakë. Një grup i Operacionales në Polici kontrolluan banesën e tij në Tiranë për ta ndaluar, menjëherë sapo grupi tjetër goditi laboratorin, por nuk arriti ta arrestonte se nuk ndodhej aty.
ABC News ka mësuar se Genci Xhixha është brenda vendit dhe i fshihet drejtësisë. Por burime policore i thanë TemA-s, se nuk përjashtohet mundësia që Xhixha të jetë larguar në rrugë ilegale jashtë Shqipërisë kur ka mësuar për urdhër-ndalimin.
Ai ka ardhur në Tiranë dy ditë para operacionit të policisë, ku u arrestuan 9 personat e dyshuar të dosjes “Xibraka”.
Nga të dhënat e sistemit TIMS, rezulton se Genc Xhixha, ka dalë për herë të fundit nga Shqipëria, në 13 dhjetor permes aeroportit te Rinasit, nga ku eshte kthyer ne Tirane ne 12 janar të këtij viti.
Pas kesaj date Xhixha nuk ka lëvizur nga Shqipëria, por policia nuk ka arritur ta gjeje.
Burimet e ABC News thane se Xhixha dyshohet si organizator i rrjetit te kokaines, pasi kishte kontakte të vazhdueshme me Ilir Hysenin, Gentjan Gjonajn dhe nipin e ish-diktatorit Enver Hoxha, Ermal Hoxha.
Nga verifikimi i bisedave telefonike, rezulton se personi më i afërt me të cilin Xhixha komunikonte vazhdimisht, ishte Ermal Hoxha.
Sipas të dhënave paraprake, dy kolumbianët kane ardhur në Shqipëri permes Genci Xhixhes, i cili flet spanjisht dhe ka lidhje me Amerikën Latine, pasi bashkëshortja e tij është kubaneze.
Hetuesit thonë se po verifikohen deklarimet e kolumbianëve Cesar Avila dhe valter Moreno, lidhje me nje tjeter person te idnetifikuar prej tyre me emrin Carlos.
Prokurorët thanë se do ti tregojne foton e Genc Xhixhës dy kolumbianëve, për të parë nëse e njohin, dhe per te kuptuar nese Xhixha eshte ne te vertete Carlosi.
Gjatë dëshmisë në gjykatë, kolumbianët treguan se ishte Carlosi që i paguante, komunikonte me ta dhe punonte për përpunimin dhe nxjerrjen e ekstraktit të drogës. Madje edhe ne diten e arrestimit ata thane, se i njohuri si “Carlos”, ishte në laboratorin e Xibrakës.
ABC News ka mësuar se përveç Genci Xhixhës është shpallur në kërkim edhe një person tjetër me inicialet A.T., që mendohet te jete personi që ka blerë të gjitha pajisjet e laboratorit.
Keto mjete, sipas eksperteve, përdoreshin për të nxjerre ekstraktin e kokainës nga rrobat e fëmijëve, solucionin i përpunimit të lëkurës dhe plehun kimik te ardhur nga Bolivia.
Gjithashtu, hetuesit kanë sekuestruar një mori shkresash dhe faturash tatimore, të cilat tregojnë blerjet e kimikateve dhe sendeve me të cilat ishtë pajisur laboratori.
Prokuroria nuk jep detaje për datat e faturave, por mendohet se janë të gjitha të këtij viti, dhe qe con drejt nje ideje per kohën e ngritjes dhe instalimit të laboratorit të kokainës në Xibrakë.
Hetimet po vazhdojne dhe deri tani, mbetet mister menyra e futjes se kokaines ne Shqiperi.
Po te jete ne Shqypni dhe po te kete vullnet politik RILINDJA socialiste BULLAFIQI Genci Xhixha mund te prangoset shume kollaj se edhe kalamajte e rruges mund ta njohin menjehere.
Qar hetimesh jane keto qe gazeta I thpte gjerat me perpara?
Hahahaha.
Si te ajo estrada qe ai I therristw gruas nga perjashta dhe I thoshte do shkoj per nje kontroll te befasishem dhe e degjonte gjith lagjia
Ne qofte se ky sikurse flitet ndodhet ne Shqiperi me plot bindje qe strehohet o ne SHQUP ose ne shikun famekeq te gazidedes ku sot gjendet krahu djatht visho lika-ajazi,vetem sali beisha+zeni dine ku ndodhet ky prototipi…
Nga koka dhe barku ky miku duket si Kryetar Kooperative.
e ka strehuar Saliu ne QUP…