Matteo Renzi është me shpinë pas muri. Nëse nuk bën një marrëveshje me Tsipras në Europë do të ketë një revoltë të hapur brenda partisë së tij.
Cilido qoftë rezultati i zgjedhjeve të 25 janarit vala e madhe në mbështetje të Syrizës do të detyrojë krijimin e ndasive brenda qeverisë social demokrate të Italisë. Kryeministri i vendit, Matteo Renzi është krahasuar shpesh me Tsipras – si një tjetër lideri i ri dhe formalisht ‘i majtë’ – por ndryshimet kyçe, të lidhura veçanërisht me investimet shtetërore dhe krijimin e vendeve të punës, do të marrin vëmendjen kryesore. Në të vërtetë të dy kanë qenë në konflikt për disa kohë, me akuzat e të parit se partia greke ‘jeton në të shkuarën’ dhe i fundit për përfshirjen në ‘ilaçin e Merkel’
Kjo nuk është një grindje e thjeshtë, por një betejë e rëndësishme në fatin e një të majte që ka dështuar ta shquajë veten nga konsensusi neoliberal. Nëse Syriza fiton javën e ardhshme, Renzi do të jetë në presion nga të gjitha anët. Shumë anëtarë të Partito Democratico kanë qenë të pakënaqur me drejtimin e tij (veçanërisht Dekreti i Punëve i kundërshtuar) dhe disa i kanë dhënë mbështetje të qartë programit të Tsipras.
Përveç kësaj, lista elektorale L’altra Europa con Tsipras, që i fitoi Syrizës një vend italian në zgjedhjet europiane të vitit të shkuar, tregoi se shumica e bazës së PD dhe veçanërisht mbështetësit e rinj janë kritik ndaj lidhjes së Renzit me Troikën.
Kjo e vë kryeministrin italian në një pozicion të pamundur. Nëse Renzi mbështet Syrizën në Europë ai do të zemërojë elitën e BE-së dhe gjoja rrezikon planin neoliberal të rimëkëmbjes. Megjithatë, nëse ai i kritikon ata në mënyrë eksplicite, partia e tij ka gjasa të ndahet dhe plani do të rrezikohet në nivel të brendshëm.
Me shumë gjasa ai do të përpiqet të shmangë çështjen plotësisht, siç ka bërë në këtë pikë. Nëse Syriza fiton mjaftueshëm vota për të qeverisur me besim, ky nuk do të jetë një opsion.
Ka një tjetër faktor në marrëdhëniet greko-italiane që i bën këto pyetje veçanërisht të rëndësishme. Ekonomia italiane është një nga më të mëdhatë dhe më të brishtat në Europë (një kombinim që e bëri Mario Montin ta quante atë në 2012 si ‘aktivizuesen e bombës në eurozonë’). Në testin e fundit të stresit ECB nëntë nga bankat e vendit ngelën.
Mesazhi ishte i qartë. Pavarësisht pretendimeve për të kundërtën nga ministri italian i ekonomisë Pier Carlo Padoan, çdo pasiguri e madhe, siç ajo që mund të ngrihet në rastin e një fitore të madhe të Syrizës, do të shkaktonte një reagim zinxhir mes këtyre bankave.
Ky është një skenar i fundit të botës, thonë disa, por kërcënimi i prekjes do të përcaktojë se si do të luhet dialogu italian në muajt e ardhshëm. Nuk ka gjasa të jetë në favorin e Tsipras.
*Open Democracy
ne itali qeveria ka nje jetegjatsi mesatare 6 mujore dhe kjo para krizes ekonomike boterore imagjinoni tani…
prandaj syriza ska kurrfare peshe ne itali sepse me keq se kaq politika italiane nuk shkon
Asnje nga keta sedhte I majte. Keta jane infiltrues ne te majten per ta devijuat levizjen. Nuk le borhjezia krijim te te majtave reale.
Nje e majte e vertete esjte fundi I shfrytezimit kapitalist, cpronesim I te pasurve
Dmth fatet e Italise varen nga Greqia ???!!!!!!!!
Eh mer gyzele,kur ju vrisni njeri tjetrin,dergoni jihadista ne ISIS,ndertoni big jamia,mbushni fanaret me putana dhe hasisi,mbushni burgjet me killera etj…….ne i tregojme botes DIMOKRATIA!
tfgs e kemi then mos thuaj ne harrove ti nga e ke prejardhjen jo jo jo jo ti je dhi e zgjebosur vjen er me kilometra larg prandaj zhduku taleban klandestin
Uuuuu te kift guruni ne bith kollo helines! Ju grekot do shpetoni vetem kur te behi Muslims , boll u genjyen priftat .
hihihi……
po ai myslym eshte ne greqi vetem rrogen ka!!!!!!!
Lozen shume gjera nga qendrimi qe do mbaje Greqia mbas zgjedhjeve.Por shumica e grekeve besojne se nuk do te kete dalje nga eurozona dhe kthim ne dhrahmi.Si do qe te jete shqiperia preket direkt nga efekti grexit, nga ana ekonomike dhe ajo gjeostrategjike.Qeveria shqiptare duhet te jete e pergatitur per cdo situate dhe mos te bredhi mbas ngjarjes.
Pasurine e nje vendi e ben shuma e borxhit publik me ate privat. Italia eshte vendi ku pasuria private e familjeve kalon 4 here borxhin publik te shtetit. Per keto arsye Italia asnjehere nuk ka bere falimentim, asnjehere nuk ka refuzuar te paguaj borxhin shteteror dhe ne krizen e fundit as nuk mori dhe as kerkoj asnje ndihme financiare nga BE. Greqia ka bere, qe nga pavaresia, 3 falimentime si shtet. Syriza me premtimet injorante qe ben lidhur me borxhin qe nuk do te paguaj, se do te vendose dhrahmine etj. do te shkaterroje vetem Greqine si shtet, do te varferoje popullesine greke dhe do te kete ndikim per te keq edhe ne vendin tone prandaj qeveria mendoje se duhet te beje parapergatitjet e duhura per situatat e ndryshme qe mund te krijohen ne vendin fqinje ku punojne me qindra mijra emigrante shqiptare.
Greqia aktualisht nuk po paguan asnje borxh por paguan vetem interesa shume te ulta 2 deri 4 perqind. Greqise i jane falur 100 miliard euro dhe ka ristruturuar borxhin. Ne borxhin e ri eshte shtuar nje obligacion qe paguan nje shifer te vogel por qe lidhet me nivelin e zhvillimit te ekonomise greke, jane zgjatur afatet e pagimit te borxhit qe fillon ne vitin 2017 e mbaron ne vitin 2042 dhe eshte nderruar juridiksioni nga GREK ne Englez. Pikerisht kete piken e fundit Syriza nuk e kupton. Juridiksioni Englez, ndermjet tjerash, nuk lejon ristruturime te borxhit, nuk lejon ndryshimin e monedhes te obligacionit, nuk lejon qe te mos paguash borxhin. Po te dale Greqia nga eurozona, ku do ti gjeje Greqia eurot per te paguar borxhin qe ka ne euro? Cili grek do te mbaje kursimet e tij ne euro?