Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka kërkuar dje nga prokuroria, që të mos heshtë për 21 janarin.
Duke folur në “Top Story”, Tahiri ka folur edhe për kërcënimet e denoncuara nga PD, se i janë bërë Lulzim Bashës nga Emiliano Shullazi.
Tahiri tha se kjo është e rëndë, por më i rëndë është fakti se Basha është përgjegjës për vrasjen e katër personave më 21 janar.
“Së pari duhet të bëj një apel publik, për sistemin e drejtësisë, prokurorinë në veçanti, që të lëvizë, të mos heshtë dhe të zbardhë “21 Janarin”. Jam dakord që kërcënimi ndaj kryetarit të një partie duhet trajtuar deri në fund dhe të fusim pas hekurave ata që kanë përgjegjësi.
Por nuk pranoj që të jetë kryetar një njeri që ka qenë ministër i Brendshëm kur u vranë 4 qytetarë të pafajshëm.
Pastaj ka një politizim të tejskajshëm që i bëhet luftës së policisë me krimin.
Nuk di moment tjetër në historinë e politikës shqiptare kur policia të jetë baltosur kaq shumë. Sa për ne, kriminelët nuk janë as tanët e as të tyret. Për ne nuk duhet të ketë mbrojtje politike për shkelësit e ligjit dhe nuk e kuptoj sesi futet opozita në luftën polici-krim.
Ajo që duhet të bëjë është të japë mbështetjen për policinë dhe t’u japë qytetarëve mundësinë të besojnë se institucionet dhe qytetarët bëhen bashkë kundër kriminalitetit. Nuk di vend tjetër në botë ku çdo ngjarje kriminale bëhet temë e ditës në politikë. Shqipëria është më e sigurtë se 1 vit më parë.
Policinë e gjetëm që hante e pinte me botën e krimit në tavolinë, me drejtuesit e policisë që bënin biznes me krimin. Kemi arritur dekriminalizimin e policisë, që është një superarritje që shënon një kapitull të ri në luftën ndaj krimit. Ngjarje kriminale të rënda ka më pak se ç’kishte kur ne nuk ishim në detyrë, por zhurmë politike ka shumë më tepër, por unë nuk dua të merrem me të. Do kërkoja një pakt, që përmes këtyre debateve të edukojmë besimin e qytetarëve tek policia.
Ngjarjet e fundit nuk janë të zakonshme për punën e policisë, por kthehen të jashtëzakonshme nga debati politik. Ai që sot është president ka qenë ministër i Brendshëm kur një gjykatës në Vlorë u vra me eksploziv në mes të rrugës. Dhe ngjarjet me tritol janë shumë më pak se ç’kanë qenë një vit më parë. Puna jonë për të frenuar trafikun e lëndëve eksplozive është kolosale. Që nga ndryshimi i ligjit e deri tek korpusi ligjor sa i përket sektorit të sigurisë”, tha Tahiri./b.l
Imagjinoni nje minister rendi qe thote nuk e pranoj, ti kujdes se mban pergjegjesi per ate qe thua(i tha Lubonjes), nuk behet kshu se duhet te behet kshu sic dua une. Imagjinoni te jete kryeminister ky palo minister, ky lolo i Rames qe tamam edhe gjestet ja kopjon dhe sdi ti thote nje fjale kunder… Me vjen keq qe PS do humbe zgjedhjet e 2017 nga arroganca dhe paaftesia e PS me ne krye Ramen per te gjetur njerez te duhur. Imagjino te vije PD serish me plehrat e saj ne pushtet vetem epr faj te PS….mjere ne!
Ne c’faze jane hetimet per babin e Sajmes? Kur do perfundojne?
Meqe kercenimi ndaj Bashes eshte dicka e rende ke nxjerre gje urdher ndalimi per te dyshuarin ? E ke thirrur qofte dhe te jape shpjegime ne polici ? Eshte rregjisruar ndonje procedim penal ndaj tij. Sigurisht qe jo sepse prandaj e nxoret nga burgu.