Prezantimi i programit të Bashkimit Europian “Erasmus +” në një takim me studentë dhe të rinj është shoqëruar me batuta nga ministri i Mirëqënies Sociale Erjon Veliaj.
I pranishëm në këtë aktivitet në krah të ministrave Klajda Gjosha dhe Lindita Nikolla, si dhe ambasadores së BE/së Romana Vlahutin, Veliaj duket se e ka ndjerë veten si “veshka mes dhjamit”.
“Shprehja si veshka mes dhjamit është bërë për njerëz si unë që kam nderin të punoj me Linditën, Klajdën dhe Romanën.
Batuta ishte sa i lumtur dhe i bekuar isha unë që kam kolege të mrekullueshme si ju”, u shpreh Veliaj.
Një tjetër moment që u shoqërua me batutë nga ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë ishte dhe për broshurën e Erasmus +.
“Nga viti 1987 kanë lindur 1 milionë bebe falë çifteve që janë njohur në programin Erasmus, uroj që kjo mos të jetë arsye e parë pse zgjidhni një projekt Erasmus.
Kur të bëheni të famshëm mos na harroni. Kur të bëheni pjesë me atë 1 milionë bebe, mos harroni të kontribuoni për pensionin social”, tha Veliaj.
Në vijim ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erjon Veliaj, u shpreh mjaft entuziast në prezantimin e këtij programi, pasi siç tha ai, i jep mundësi punësimi të rinjve.
“Për mua si ministër i Rinisë në të tilla raste mendoj se a përfiton rinia nga këto projekte e programe a kanë ata mundësi të punësohen.
Dhe përgjigja është po. Ky program promovon të rinjtë, dijet e tyre, thellon vetëdijen evropiane që bashkë mund të bëjmë më shumë gjëra se veç e veç. Do punësohem mbi 1 mijë vetë”.
Ndërsa Kryetarja e Delegacioni të BE-së në vendin tonë, ambasadorja Romana Vlahutin, u shpreh se integrimi kërkon reforma.
Ambasadorja Vlahutin i bëri thirrje qeverisë shqiptare që të bëjë më tepër përpjekje për arsimin, për ta çuar atë sa më lart.
“Integrimi në BE ka kërkesa të larta, kërkon reforma”, tha ambasadorja.
Ministrja e integrimit Evropian, Kljada Gjosha, në fjlaën e saj e cilësoi si mjaft të rëndësishëm këtë program në rrugën e vendit drejt Bashkimit Evropian, ku roli i të rinjve dhe i arsimit është thelbësor.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, në fjalën e saj theksoi se ky program ka në qendër cilësinë e edukimit dhe universitetet.
“Eshtë një përgjegjësi e re ta bësh sistemin e lartë të arsimit në Shqipëri pjesë të programit Erasmus.
Ky program është vijim i disa ndihmave dhe programeve mjaft të vyera që BE ka adresuar në vite për sistemin arsimor në Shqipëri. Këto projekte do të kontribuojnë dukshëm për krijimin e mekanizmave eficente të kontrolleve të cilësisë”, tha ministrja Nikolla. /gj.k/
Flitet rretheve te ngushta qe Edi luan si femije me Nikollen dhe Veliajn, Ministren e vesh si Barbi, ndersa Ministrin e vesh si Ken, pastaj i monton e i cmonton sipas qejfit sic ben nje femije me lodrat.
E ke gabim, rolin e Barbie-t e ben me mire Erjoni!!!
Ka lezet Ministra te rinj, te shkolluar, me horizont, kembngules ne pune, dhe dine te bejne edhe shaka me koleget e tyre.
Dallohet menjehere klasi i tyre, nga ata qe iken, edhe pse i kishin cantat e shtrenjta dukeshin nga makjazhi qe nga brenda ishin si Loke.
Shprehja me idoteske qe mund te ekzistoj eshte shprehja shqiptare ,-si veshka ne mes te dhjamit-
more njerëz me çfar e mbushni gazetën??
si keni haruar dhe dy fëndët që i shpëtuan velis??po kruajtjen e bythës së gjoshajt!!skishte faj e shkreta e prisnin tangat i ka blerë 6 numra më të vogla!!
Keta jane Ministra Evropjane, dhe dine ta bejne edhe shakane.
Puna e Erjon Velise duket qarte, se po arrin te Punesoje Popullin, te arrije Marrveshje pensioni per ERmigrantet ne Itali, tani po negocion me Gjermanine.
pilo
nuk e vë në dyshim atë që thua ti!!nuk e vë në dyshim se gjithkush mund të bëjë shaka dhe të argëtohet,por po të lexosh dhe njëherë atë që kam shkruar unë do ta kuptosh se nuk e kam për humorin e veliajt!nuk e kam për humorin e bërë nga ai si “europian” as dhe për humorin e saliut si “halldup”turqiet,e kam për atë që na shitet si “LAJM”!!
lëri këto “fitoret” e velisë se na hape barkun!!”velia po punson popullin”?!aman të keqen o pilo!!lëri heronjt,perënditë e politikës!!
rama zeusi,veliaj perëndia e punësimit,naço perëndia e drejtësise,tahiri perëndia e rendit e kështu me radhë deri tek ilir meta perëndia e korrupsionit!!
aman o pilo,mos na u bë si ata që kemi kritikuar e sharë bashkë në kohë të saliut!!ahrrove që dhe ata shkruanin kështu si ti sot??!pilo akoma qeveria rama është shumë larg pretendimeve minimale të saj!akoma nuk kemi një ekonomi konkuruese!akoma kemi një bujqësi me 70% të tokave djerrë,akoma kemi punësime të “dhunëshme”!kemi detyrime ndaj firmave private për të marrë puntorë,normalisht mbëstetëse(votues)të koalicionit qeveritar.kemi detyrime për të paguar miliona lek për një vënd pune në shtet(i pasigurtë që do të mund të shlyej atë që ka paguar)!e kështu me radhë o pilo!!
mos nai bëj fushë me lule tërë këtë që po ndodh sot!jo për gjë po do të na vinte dëshira të shtriheshim gjërë e gjatë dhe do të ngriheshim të ndyrë nga bajgat!!
Drejto sic duhet ministrine, se ke marre fonde me shume se te gjitha ministrite dhe leji veshkat dhe dhjamin dhe reklamat se behesh i neveritshem ne popull. Puna jote si minister eshte punesimi, dhe qe te arrish ate qe duhet duhet strategji, dhe nje nga ato eshte financimi I bisnesit te vogel, me shuma te vogla dhe inmteres te vogel. Ke bere pune, po me teper je furcexhi dhe reklamaxhi, dhe sa me pak te dalesh ne televizione dhe te punosh me mire aq me mire eshte per ty. Per romet qe jane shtresa me e diskriminuar, duhen qe te behet analize se ku shkuan fondet per strehimin e tyre si dhe te shfrytezohen aftesite e tyre ne artizanat dh prodhimet e tyree te publikohen ne panaire, dhe keshtu vjen punesimi. Te bisedohet me bisneset qe te aplikohen dhe punet me porosi qe kryhen ne shtepi me kosto me te lire.
Komenti i pare eshte i nje te semuri qe sheh endrra me sy hapur. I stilit Salush.