Inagurimi i muzeut të “Shtëpisë me Gjethe”, e futi në mendime Kunatin, nëse duhet të reagonin ose jo. Aq më tepër që ky Rama po merrte në dorë flamurin e denoncimit të diktaturës.
I pari që i shkoi në mendje ishte babai i tij, që kishte punuar ndërlidhës dhe merrej me tela telefoni në kohë të diktaturës.
E thirri babain për t’u konsultuar si ishte ajo punë atëherë.
-E ke ditur çfarë është “Shtëpia me Gjethe”, i tha babait?
-Patjetër, si s’e kam ditur! Për atë punonim të gjithë, i tha babai. Kur më sollën në Tiranë, unë kisha detyrë në terren të devijoja kabllin e atyre që përgjigjeshin tek “Shtëpia me Gjethe”.
-Po tani si të duket kjo që po bëjnë këta të qeverisë?
-Ia fusin kot, i tha babai. Këta kanë nxjerrë jashtë loje telat e telefonit dhe përgjojnë celularët. Nuk është se ka ndryshuar ndonjë gjë. Ja, e mban mend ti Ben Imamin që bleu në Izrael atë pajisjen që e vuri tek Ministria dhe përgjonte PS-në dhe diplomatët e huaj? Ja, si “Shtëpia me Gjethe” ishte ajo, po ishte valixhe me gjethe. Tani këta bëjnë muze. Le ta bëjnë. Ajo teknikë e vjetër për muze është, por metoda është ende e gjallë. Kështu që s’ia vlen.
-D.m.th ne si parti ia vlen ta denoncojmë apo jo?
-Ju e dini vetë, por kjo nuk është punë e mirë që po bëjnë. Po dëmtojnë shtetin. Bëjnë sikur denoncojnë Kadri Hazbiun, e do dalin tek Ben Imami në fund.
Kunati u bind që kjo punë ishte gabim. Thirri Gridën dhe e urdhëroi të dilte direkt në konferencë për shtyp.
-Do godasësh fort fjalën e Ramës, i tha.
-Çfarë ka thënë Rama, e pyeti Grida?
-Ka thënë diçka për penetrimin psikologjik dhe fizik në trutë e njerëzve nga “Shtëpia me Gjethe”, i tha Kunati.
-Ok, s’ka nevojë. E shpjegoj unë këtë nga pikëpamja e psikologes, i tha Grida. Ja po ulem e po ta dërgoj tekstin.
Pas pak Kunati mori deklaratën e Gridës:
“Ajo që kryeministri Edi Rama bëri sot para shqiptarëve, është në të vërtetë inkoshienca e fjetur e tij, e cila vuan nga sindromi i penetrimit, që në vetvete mbart dy anët e saj, penetrimin psikologjik dhe atë fizik.
Siç kumton literatura, penetrimi psikologjik është parapërgatitje për atë fizik, ndërsa kryeministri ynë tenton t’i japë prioritet penetrimit fizik, i cili sipas tij, lë pasoja traumatike tek penetrimi psikologjik.
Kjo fsheh në nënshtresat e koshiencës, idenë e një përdhunuesi që synon të prodhojë trauma nga penetrimi fizik, ndërkohë që normaliteti është i njohur për këdo, pasi penetrim psikologjik i hap rrugë penetrimit fizik…Për këto arsye Partia Demokratike dënon gjuhën e dhunës që kryeministri përdori me këtë rast, duke dëshmuar psikologjinë e një përdhunuesi që mendon se penetrimi është diçka e keqe.
Të ngrihemi një orë e më parë e ta rrëzojmë këtë qeveri që synon të banalizojë këto rite njerëzore, që e bëjnë jetën më të mirë. Qeveria po tenton të ndërhyjë dhe në gjërat tona më personale dhe në kënaqësitë tona më intime. Këtë nuk do ta lejojmë kurrë“.
Kunati e lexoi me një frymë gjithë deklaratën dhe iu duk pak e tepëruar. Për të qenë i sigurt pyeti Genc Rulin, se si e vlerësonte reagimin e Gridës.
-Po ç’të të them unë djalo, i tha Ruli. Rama ka dash të thojë që Sigurimi donte të na shkërdhente mendjen… Kjo e ka marrë sikur Rama do ta ndalojë shkërdhimin në tërësi, dhe është nxehur.
Pra Rama nuk ndalon shkerdhimin qe mund te beje cdo dite Grida.
Me sa duke qeveria i ka vene punet ne terezi : drejtesine e ka vene bash ne “shina”, mireqenja e popullit ka. arritur
“Sierra Leonen” , populli shqiptar jeton ne bollek, grupet e droges i zuri, cironkat,……..?!
Lum per popullin shqiptar ! Tash po merremi me muzeumet e diktatures …. Cfare karlleqesh po beni more zoterinj ???
Eshte nxehur zemra vogel se ka frike qe si mban dot me kembet veshe lepuri :)))
nuk do populli te apesh shkatrira dhe tunele te haruara me kohe dhe sjellin asnje fitim po drejtesi mbi shkatrimet dhe vrasjet e ketyre viteve qe jane te fresketa Si Gerdeci97 ,21 janari vjedhjet e ndrysh me qe skane te llogaritur Po RAMA MIRET ME KRIMBIN E VJETER QE KA DHENE OSE ESHTE NE DHENIE SHPIRT DHE PO LE KRIMBIN E RI QE JO PO I GRYEN TRARET PO E KA SHKATRUAR GJITHE CATINE .Leri historite e karakatinat se ka kush miret me to ngri shtetin e vere ne vije drejtesine me hir a pahir kjo eshte detyra jote e mos u hidh dege me dege .
“teperuar”?! Ca analfabeti!
Keto komentet e Rulit jane ajka e Antenes. Eh, eshte Rulat Libohove tjetri. Kije inat, por jepi hakun.