Fundi i klanit Papandreu

27 Janar 2015, 11:57Rajoni TEMA

Papandreu? Për herë të parë qysh nga viti 1923, asnjë nga familja Papandreu nuk do të zerë vënd në Parlamentin grek. Fundi i një familje mitike e krijuar si një dinasti. Ish kryeministri grek George Papandreu, i cili dha dorëheqjen në nëntor të vitit 2011, pasi i zbuloi botës defiçitin e madh të financave greke, nuk arriti të bëjë kthimin e tij në Parlament. Partia e tij, e themeluar në vigjilje të zgjedhjeve më 2 janar të këtij viti dhe e quajtur Lëvizja e demokratëve socialistë, mori vetëm 2.6% të votave, duke mos e kaluar pragun e 3%, që nevojitet për të hyrë në Parlament.

Dy parti tre familje

Fitorja e partisë Syriza i dha fund dyzet viteve alternimi të pushtetit midis dy partive kryesore, Demokracia e Re dhe Pasokut, të cilat e ndanin pushtetin qysh me rënien e kolonelëve në vitin 1974. Në këto dy parti, tre familje të mëdha furnizonin rregullisht kuadro drejtues dhe parlamentarë: Karamanlisët, Micotaqët dhe Papandretë, që i kanë dhënë Greqisë jo më pak se gjashtë kryeministra dhe dhjetë mandate gjatë periudhës së pasluftës.

Një oligarki e vërtetë, e fshirë nga kriza dhe nga fitorja e të riut Alexis Tsipras, i cili pa mbështetjen e asnjë klani, arriti në shkallën më të lartë të pushtetit.

Zhdukja e emrit Papandreu nga Vuli (parlamenti grek) është i gjithi një simbol.  Qysh pas luftës, klani Papandreu ka dominuar të majtën. Babai Georgios (1888-1968) ka qenë tre herë kryeministër, nën logon e qendrës së majtë: midis vitit 1944 dhe 1945, në vitin 1963 dhe nga viti 1964 deri në vitin 1965. Pas grushtit të shtetit të kolonelëve më  21 prill 1967, ai u arrestua dhe u burgos, ku vdiq pas pak kohe. Varrimi i tij ishte rasti i manifestimit të parë popullor kundër kolonelëve.

Djali i tij Andrea (1919-1996) mori stafetën dhe themeloi PASOK-un (Lëvizja socialiste Panhelenike) në vitin 1974, parti e cila e solli të majtën në pushtet në vitin 1981. Ai u bë asokohe kryetar i qeverisë për më shumë se dhjet vjet, nga  viti 1981 deri kur vdiq, me një ndërprerje tre vjet, nga viti 1993 deri në vitin 1996.

Skandalet financiare

I rritur jashtë shtetit, George, djali dhe nipi i kryeministrit hyri në politikë kundër dëshirës së tij dhe u bë president i PASOK-ut në vitin 2004. Më pas, humbet zgjedhjet dhe në vitin 2009 e rifiton pushtetin. Disa ditë pas ardhjes në pushtet, ai zbuloi publikisht gjëndjen katastrofike të financave greke.

Greqia u përfshi në një krizë të pashembullt. Në tetor të vitit 2011, ai propozoi një referendum për masat shtrënguese, por nën presionin e Eurogrupit u detyrua të hiqte dorë. Asokohe dha dorëheqjen dhe u zëvëndësua nga Lukias Papadimos, ish-zëvendës president i Bankës qendrore evropiane.

Praktikat klienteliste dhe skandalet financiare të klanit Papandreu u denoncuan rregullisht. Kurset në  universitetin e Harvardit të George Papandreut, të paguara me një shumë 46 000 euro në muaj ngjallën një zemërim tek populli grek, i varfëruar nga kriza dhe masat shtrënguese ekonomike të marra nga qeveria greke. Nëna e ish-kryeministrit Margarita Papandreu, u akuzua për një skandal financiar në prill të vitit 2012: gazetat greke zbuluan se ajo figuronte në listën e Kristin Lagarde, të 2000 grekëve që kishin vendosur paratë e tyre në Zvicër, me një shumë prej 550 milion dollarë.

Le Figaro- www.bota.al

16 komente në “Fundi i klanit Papandreu”

  1. EleΥΘeriskeΨi says:

    Ngushellime Edi Rames

  2. Albani says:

    PER AtE PUNE DHE E NXIRE QE ESHtE,FIGURA E PAPANDREUt ESHtE SHUME ME E PAStER SE FIGURAt E KUNDERSHtAREVE tE tIj

  3. turra bre burra se u mbyll furra says:

    Mor po si do t’ja bëjme me k’ta plehrat tone se politikanet e perjetshem grek e moren nji pergjigje. Kurse ne te shkretet me post komunizem’ piramidat, 97-ta si/pse u tolerua dorezimi i armeve , gerdeci, 21 janari, per fat te keq pyetje pa pergjigje akoma. shtet qe ka frike nga shullazi. Imagjino te kerkosh me teper se kaq. Njerez qe nuk dine sa vlere ka paraja, njerez qe kane miliona por qe pramtikisht vlera reale tyre esht vetem disa mijera euro per shkak te vjedhjes qe kane bere dhe kane frike ti nxjerin. Te gjtha keto para te vjedhura vetem na varferojn ne dhe nuk pasurojn kurre ata. Neveri kam per keto dhe shpresoj te ju vij ora edhe ketyre

  4. mnbhvjk anticensurë says:

    përse moj puta EleΥΘeriskeΨi??
    se i dolën në shesh hajdutëritë gërkut??

  5. tomsojeri says:

    Klan mashtrusesh dhe vulen ja vuri ky pinjoll fare i pacip i shitur kudo e armik i grekerve ! Genjeshtar ,mashtrus qe cuditem me paturpesin e tij te ridal perseri ne sken dhe mori pergjigjen e merituar, ky dhe klanet qe e cuan Greqin ne kte dit halli !Si ky dhe ai qe hiku, genjyen e genjyen e i ulen breket ndaj fajdexhijve pa pik keqardhje ndaj qindramijra te rijve qe moren ruget e Evropes per ti shpetuar ksaj gjendje! Vet Tsipra ne fjalen e tij tha; -“Kte fitore ja dedikoj gjith atyre te rijve qe emigruan dhe do bej gjithcka qe ata te kthehen perseri ne atdhe “- Qofshin te verteta kto fjal e kto premtime, se populli Grek, pas kaq vitesh i dha forcen ktij djaloshi te ri,jasht klaneve e mbiemrave, te ngjall shpresat e tyre, e le te behet mesim edhe per shqiptaret qe kaq vjet shpresojn e presin !

    1. it'sme says:

      Tomsojer, shko ne Greqi dhe komento atje, ne bllogjet greke, zemerthyer dhe i ngashëruar,, per emigrantet greke qe u dashkan kthyer ne atdhe edhe pse, nëpër Europe, nëse kanë shkuar, nuk i kanë detyruar të ndrojnë as emrat dhe as fenë, siç i detyruan greket emigrantët shqiptarë të ndrojnë emrat, fene dhe madje, edhe kombësinë.

      Nëse ke ndonjë fjalë për këta emigrantët tanë, dilu për zot dhe qaju hallin, në mos, gamisu ere malaka!

  6. pinxho kapellja says:

    Njeri bicke e tjetri kake, ceshtje kauresh! E verteta eshte se keta grekote e sotem ne mendime e veprime jane njesoj si osmanet, dembel, hileqar,genjeshtare e te papbese.

    1. eu_al says:

      Ne Shqiperi nuk jane prandaj na quajne ndryshe dhe Zvicra e Ballkanit,ku do qe shkon njerez punetore, te ndershem,pothuajse vjedhje dhe vrasje ska fare.Mortja qe ste ha.

  7. hassan spacca tutto says:

    Un mio amico greko e rimasto a bocca aperta quando e venuto in italia, Lo sapete perche?! ketu njerezit e pine kafen ne kembe 30 secondi invece in yunanistan e pine siga siga poles ores,pastaj vjen dreka e keshtu me radhe, jane popull me hileqare e me te djallezuar.Il fatto e’ che che L;italia perde circa 24 miliardi di euro con la cancelazione dei debiti dela grecia.

  8. dealfa says:

    Po fundi i klanit serb Berishovic kur do te vije ?????

  9. nik says:

    Te gjithe komentuesit jeni dava Europe Jugore e Ballkani LIndor vari ka…………!

    1. arbereshi says:

      Edhe me keq miku im jane katundare shqiptare ,eleYteriskepsi pucofago me shoke,mjere ne

  10. Gjin says:

    Ky lajm nuk eshte per t’ju sqaruar fatin e grekerve dhe kusarve qe i kane qeverisur ata per gati nje shekull. Ky shkrim eshte per ju qe te hapni syte e te mos lejoni qe familje tashme te stabilizuara si Hoxha, Kapo dhe ajo ne koagulim Berisha, Meta te mos i perdhosin shqiptaret me shume se ckan bere deri me sot. Po ti hapni syte mire do te kuptoni qe e njejta tragjedi qe eshte luajtur ne Greqi, ka kohe qe luhet edhe ne Shqiperi.

  11. islam says:

    te gjithe derrat nje turi kane por shqiptaret jane me keq ,mire thone shpellare c’pret nga ne.

  12. islam says:

    te gjithe derrat nje turi kane por shqiptaret jane me keq ,mire thone shpellare c’pret nga ne.gazeta tema bravo ato qe nuk ju pelqejne i ve nofken -u kap gabimi

  13. shp says:

    Ne te gjitha vendet ku politika asht lujt prej dy apo tre dinastistish per nje koh te gjat, sot jan ne gremin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje